Nga Lindita Metaliaj
Sot duhej te ishte ne rend dite dhe te diskutohej nga te gjithë ne farsa elektorale e 14 majit.
Ne fakt nuk e kuptoj sesi ky parlament mund te futet ne normalitet me atë masakër zgjedhore qe u finalizua vetëm 10 dite me pare.
Tashme e din i madh e i vogël sesi u deformua vullneti i sovranit ne Lezhe dhe ne mbare Shqipërinë.
Zor se gjen banore te Lezhës qe nuk i janë ofruar para ne këmbim te votës për rilindjen.
Ne fakt si përfaqësuese e Lezhës me vjen turp qe jam ne këtë Parlament !
Pse e them këtë?
Unë drejtova fushatën elektorale ne Lezhe, bashke me bashkëpunëtoret e mi, bëme nje fushate model, një fushate dinjitoze me vlera, me burra, gra, te rinj e te reja qe punuan me shpirt e me zemër.
Punuam fort, trokitëm dere me dere, ne qytet e fshat, me një program te shkëlqyer te realizueshëm për Lezhën, me synime te qarta për te arritur ndryshimin.
Krejt ndryshe nga ju, sepse kishim kandidatin me te mire per Lezhen, dhe kontraten e kishim me qytetaret dhe per qytetaret.
Tek cdo takim shihej qarte e paster deshira per ndryshim dhe kryefjala ne cdo takim ishte ndryshimi, si tek demokratet, socialistet e ndershem por edhe ato pa parti.
Por persa kohe qe vendi drejtohet nga Rama, nuk mund te kete zgjedhje te lira e te ndershme.
E kisha paralajmeruar me heret, qe aktoret e dosjes 184 te masakres zgjedhore ne Diber do te benin te njejten masaker edhe ne Lezhe.
Ne fakt keshtu ndodhi.
Dyshja e korruptuar Ndreu – Manja, kombinacioni perfekt i krimit elektoral bene cdo gje per te mbajtur peng bashkine e Lezhes.
Ushtruan presion, shantazh,mbi administraten, duke i detyruar te listonin me nga 20 emra votues per rilindjen.
Perdoren parate e termetit, legalizimet,lejet e ndertimit,te cilet ndikuan tek liria e votes.
U perdoren parate e krimit, droges dhe korrupsionit, te cilet u hodhen lume.
Kriminelet me mbeshtetje vendore dhe qendrore ushtruan terror ne qytet dhe fshat.
Qindra bileta u prene nga agjensite e udhetimeve ne Lezhe, per te sjelle me bileta falas emigrante nga jashte vendit per te votuar rilindjen.
Euro arriti nivelin me te ulet te kembimit valutor deri ne dt 14 maj per tu ringritur te nesermen e 15 majit.
Nderkohe qe fushata jone ishte me shtrengim duarsh, duke i pare njerzit ne sy,dhe duke i degjuar hallet e tyre,
Sepse ne nuk blejme vota!
Ndaj une sot gjej rastin te falenderoj nga zemra 16 376 banoret e Lezhes qe votuan ndryshimin, pertej kercenimeve, presioneve, ata votuan ndryshimin.
Jam krenare per te gjithe ekipin dhe bashkepunetoret e mi, per shpirtin qe demonstruan ne kete fushate, me rregulla te pabarabarta loje ne nje fushe te minuar.
Mirenjohje pafund per secilin prej tyre.
Po ashtu falenderime te perzemerta per komisioneret tane, vezhguesit, numeruesit, qe nuk bene asnje hap pas, por shpresuan deri ne fund qe vota e lire do te triunfonte mbi makinerine e krimit, duke u bere mburoje e vullnetit te njerezve te lire, ahmanetqare te votes per ndryshim.
Ne fakt 14 maji do te mbetet ne historine e Lezhes dhe mbare Shqiperise si nje dite e zeze per demokracine, per pluralizmin politik, si dita kur u vra vota e lire.
Plumbi vret armikun tend,
vota vret femijet e tu,- thote Abraham Lincoln.
Te dashur qytetare
A e fitoi Bashkine Lezhe sekti i rilindjes?
Jo dhe jo.
Fituan bandat dhe Bashkia Lezhe sot eshte peng i tyre.
Kete e din i madh dhe i vogel.
Ndaj ftoj sot drejtuesin politik te Lezhes, ministrin e drejtesise pa drejtesi, qe theu rekordin e perseritjes te krimit elektoral edhe ne Lezhe te na sqaroje per makinacionet qe u perdoren ne Lezhe.
Madje une i propozoj parlamentit qe te ndryshohet emertimi nga minister i drejtesise ne ministrin e masakres zgjedhore meqe eshte recidivist perserites i suksesshem tashme.
Te na sqaroje kush dhe si u fituan zgjedhjet ne Lezhe?
A u perdor administrata publike?
A iu be presion administrates?
A ishin drejtuesit e larte te institucioneve te shperndare tek cdo qender votimi, Brenda dhe jashte tyre?
A u perdoren fondet publike?
A u shtruan asfaltet elektorale deri ne diten e zgjedhjeve?
A u ushtrua terror ne qytet dhe fshat nga te fortet, duke iu dhuruar fitoren, dhe sot ju mbajne peng bashkine?
Sa bileta jane prere nga agjensite e udhetimit ne Lezhe me urdher nga rilindja?
Verifikoni sistemin tims, sa hyrje ka patur me dt 13 maj dhe dalje me 14 maj?
Gjithashtu pyes,ne cilin vend te botes, dhe aq me teper nje vend anetar i Natos, sic eshte Shqiperia, aspirant per integrim drejt BE, i ashtuquajturi kryeminister del ne fushate duke kercenuar votuesit, duke u thene nese votoni kandidatin e djathte do tu nderpriten fondet, si dhe do tu mbyllen rrubinetat e financimeve.
A ka moral ky kercenim?
Vetem nje tradhtar, nje i pabese, mund ta thote kete.
Ne cilin vend te botes ndodh qe ne muajin elektoral te rriten pagat e administrates ne prag zgjedhjesh.
Dhe 670 mije pensionisteve tu jepet bonus 50 mije leke??
Pra shitblerja ne kete vend tashme eshte bere institucion.
Ne keto kushte une gjej rastin ti drejtohem publikisht:
Ambasadores Amerikane zj.Juri Kim,
Ambasadoreve te BE ne Shqiperi,
Osbe – Odihr ( te cilet i takova para zgjedhjeve dhe i paralajmerova per ate cfare pritej te ndodhte ne Lezhe nga dyshja Ndreu –Manja)
Gjithashtu i bej Thirrje;
Drejtuesit te Spak z. Dumani,
Prokurorit te Pergjithshem z. Cela,
Te hetojne te gjithe masakren zgjedhore duke filluar nga Ministri i Drejtesise, Kryetari i Bashkise Lezhe,veprimet e mosveprimet e policise se shtetit, Drejtuesit e institucioneve ne Lezhe, por edhe personat e inkriminuar me te cilet kane bashkepunuar ne kete farse elektorale.
Pasi eshte e patolerueshme dhe e papranueshme qe me kete qe ka ndodhur te mos kete asnje person nen hetim, aq me pak prapa hekurave.
Megjithate une shpresoj deri ne fund qe organet ligjzbatuese te thone fjalen e tyre.
Dhe per ta mbyllur, drejtuesi politik i Lezhes te vije te na sqaroje ( meqe te drejten per replike ja dhashe ), te na sqaroje, per farsen zgjedhore ne Lezhe, por mos te behet qesharak para banoreve te Lezhes qe e dine mjaft mire,cfare ndodhi, por mbi te gjitha mos te behet qesharak dhe tu njohe meriten atyre qe ua mundesuan fitoren duke jua marre peng bashkine.
Të dashur banore te Lezhes,
Ne nuk duhet të dorëzohemi por të ringrihemi pavarësisht
vëshirësive dhe pengasve,që t’i bëjmë ballë kësaj bande në pushtet.
Lezha nuk i nenshtrohet askujt qe i imponohet asaj me metoda qe zhbejne dhe njollosin historikun dhe traditen tone.
Ndaj ju ftoj te jini optimiste, te mos humbasim besimin ne energjite tona per te rikthyer vlerat perfaqesuese dhe Lezhes dinjitetin e neperkembur.
E diela e 14 Majit vrau të tashmen por jo të ardhmen që do ta fitojmë sërish të gjithë së bashku!
Faleminderit!
Discussion about this post