GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Nëse nuk jep dorëheqjen, piktori mund t’ua plotësojë dëshirën atyre që duan ta tërheqin zvarrë!

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Kim Mehmeti

 

Policia e Shqipërisë po e mbron Piktorin duke hedhur bomba gazi helmues mbi rininë shqiptare dhe duke e qëlluar atë me plumba gome të blerë në Serbi e Izrael.

Me këtë u pa se ai nuk ka blerë ilaçe, nuk ka investuar në arsim, nuk ka ndërtuar konvikte studentore…., sepse ka bërë harxhime për të paguar mercenarë, për të blerë bomba gazi lotsjellës e plumba manovre, pra për t’u bërë gati për këto ditë kur do të duhet të luftojë kundër popullit të vet.

Ndërkohë, në mbrojtje të Piktorit doli kryetari i BDI-së, duke thënë se të rinjtë e Shqipërisë janë nën ndikim e manipulimit të qarqeve armiqsore të mëmëdheut!?

Këtë e tha njeriu që e kanë ulur në prehën qarqet politike e policore antishqiptare, këtë pra e pohoi njeriu që me aq entuziazëm iu përkushtua realizimit të projektit serbo-rus ‘Ballkani i Hapur’, njeriu që i shiti shqiptarët e Maqedonisë vetëm që familjarët e tij të mund të blejnë pasuri përrallore!

Pra, këtë e tha njeriu që më së miri dëshmon një të keqe tonën mbarëkombëtare: se edhe  analfabetët tanë, edhe bardët, edhe hajdutët, edhe të ndershmit, edhe të pafytyrët e të ndërgjegjshmit…, të jenë në të njëjtin rrafsh dhe cilido prej tyre mund të vetëshpallet strateg kombëtar.

Mbase shkaku i kësaj tollovie, vëllezërit tanë të mëmëdheut, vonë e kuptuan se kishin rënë në duart e kryesuesit të ‘Alenacës së Qelbësirave’ – Piktorit, në duart e njeriut që beson se shqiptarët janë një kope kokëtulash që kurrë nuk do ta kuptojnë gënjeshtrën e tij: se është duke e murosur parajsën me muratorët e ferrit!

Pra me vonëse e pane se Kryeministri i tyre kishte harruar se deri më sot nuk ka ndodhur që ndonjë diktator ta fitojë betejën kundër studentëve dhe rinisë dhe se dallimi mes protestave në Tiranë dhe atyre perëndimore  ka të bëjë me atë se rinia franceze proteston për mirëqenie, ndërsa rinia shqiptare për ta shpëtuar Shqipërinë dhe popullin shqiptar!

Ndërkohë do mbetet e paqartë si nuk u gjetë në ‘Aleancën e Qelbësirave’ një hajdut më i kthjelltë që t’i tregonte Piktoirt se heredo-kurdo populli do e kuptonte se bunkerin dhe kopshtin e lumturisë së vet në Surrel ai e kishte ndërtuar mbi tokën e një Shqipërie, të cilën e kishte bërë të pabanueshme për shqiptarët.

Siç do mbetet e pakuptimtë se si nuk mbeti një burrë i vetëm në atë paçavure të quajtur PS, që t’i thotë Piktorit se, nëse do të vazhdojë të jetojë me bindjen se pa të nuk mund të ketë Shqipëri dhe nëse nuk jep dorëheqje, ai vetëm do ua plotësojë dëshirën atyre që duan ta tërheqin zvarrë!

Etiketa: doreheqjepiktori

Lajme të lidhura

Analiza nga Gerti Çarçani/ Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!
Editorial

Analiza nga Gerti Çarçani/ Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

15:14 - 26/11/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Këtë 28 Nëntor, flamurin duhet ta ngremë mbi gërmadhat e ‘aleancës së qelbësirave’ të piktorit!

08:14 - 26/11/26
Nga Beogradi në Tiranë, “fuqia e të pafuqishmëve” modeli që mund të rrëzojë pushtetin e pakontrolluar në Shqipëri
OP-ED

Nga Beogradi në Tiranë, “fuqia e të pafuqishmëve” modeli që mund të rrëzojë pushtetin e pakontrolluar në Shqipëri

10:44 - 24/11/26
Para
Eurodeputeti-Ramës: Në Bruksel flet për BE-në, në Shqipëri përdor dhunën ndaj të rinjve

Eurodeputeti-Ramës: Në Bruksel flet për BE-në, në Shqipëri përdor dhunën ndaj të rinjve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tensione në Bulevard/ Protestuesit hedhin molotovë, përfshihet nga flakët një efektiv
Aktualitet

Tensione në Bulevard/ Protestuesit hedhin molotovë, përfshihet nga flakët një efektiv

14:26 - 28/11/26

Situata gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë është përshkallëzuar sërish, ku protestuesit kanë hedhur një numër të...

Lexo më shumë
Aksident në Shkodër/ Humb jetën 17-vjeçari, plagoset një tjetër

E rëndë në Kamëz/ Porta e banesës zë poshtë 7-vjeçarin, fëmija ndërron jetë në spital

14:18 - 28/11/26
Protesta e 28 Nëntorit/ 8 të lënduar në Spitalin e Traumës, mes tyre protestues dhe gazetarë

Protesta e 28 Nëntorit/ 8 të lënduar në Spitalin e Traumës, mes tyre protestues dhe gazetarë

14:12 - 28/11/26
Hidhet gaz lotsjellës dhe ujë me presion drejt protestuesve, disa të lënduar

Hidhet gaz lotsjellës dhe ujë me presion drejt protestuesve, disa të lënduar

14:01 - 28/11/26
Protestuesit avancojnë drejt Kryeministrisë! Sulmojnë nga të gjitha anët, tërhiqen autobotët e ujit dhe efektivët

Protestuesit avancojnë drejt Kryeministrisë! Sulmojnë nga të gjitha anët, tërhiqen autobotët e ujit dhe efektivët

13:39 - 28/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com