GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Varfërimi që do të sjellë rritja e pagave

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
A duhet të gëzohet Edi Rama?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ola Xama

Miratimi i rritjes së pagave nga Kuvendi i Shqipërisë për administratën dhe dyfishimi i saj për presidentin, deputetët e ministrat, mbart më shumë rreziqe ekonomike se ato të etikës dhe moralit.

Pikësëpari, displina buxhetore është thyer, pasi është marrë një vendim pa analizuar se cilat fonde do të mbështetin këtë rritje. Vendimi që u miratua dikton buxhetin të paguajë 350 milion euro shtesë në vit, pa patur një argumentim se nga cilat para do të mbulohet kjo shumë, dhe tregin se kemi një qeveri dhe parlament të mbushur me aventurierë.

Do të rritim defiçitin dhe automatikisht dhe borxhin publik? Po nëse borxhi rritet, atëherë do të shkelim ligjin për menaxhimin e sistemit buxhetor. Ligji detyron që borxhi publik duhet të ulet çdo vit deri kur të arrijnë në 60% të PBB-së.

Atëherë çfarë do të bëjnë? Do të ulin shpenzimet? Operativet nuk i ulin dot, sepse po shtohen për paga. Interesat e borxhit do të paguhen, e po ashtu dhe faturat për energji, shërbime, karburant, ilaçe. Atëherë i bie të ulen investimet publike. Po dhe këtu do të shkelet ligji, sepse defiçiti do të jetë më i lartë se shpenzimet kapitale. Pra do duhet të marrim borxh për paga, pensione dhe interesa borxhi. Kjo nuk lejohet.

Varianti që ka më shumë gjasa të ndodhë është rritja e taksave. Këtu nuk shkelin ndonjë nen specifik të ligjit për menaxhimin e buxhetit, por parimet e tij: parashikueshmërinë dhe disiplinën fiskale në përputhje stabilitetin ekonomik dhe social.

Te kjo pika e stabilitetit, ekspertët e Bashkimit Europian e kanë shkruar shumë bukur parimin e buxhetit: nuk mund të marrësh vendime pa bërë analiza se çfarë efektesh sjell në ekonomi dhe te qytetarët. Nëse pagat për administratën rriten dhe në ekonomi (bashkë me rritjen e pagave në bashki dhe ndërmarrje shtetërore) injektohen 500 milion euro, vitin e ardhshëm inflacioni do të jetë akoma dhe më i lartë.

A e përballon dot një familje me ndihmë ekonomike, një pensionist apo një i papunë rritje të mëtejshme të çmimeve dhe taksave? A mund të bëhet rritja e pagave pa garantuar minimumin jetik për ta?

Rritja e pagave bëhet në mënyrë graduale, në ecurinë e normës së inflacionit dhe duke shpërndarë rritjen për të gjithë kategoritë, sidomos ata që preken më shumë. Kjo rritje pagash do të pasurojë deputetët dhe do të varfërojë më shumë të pamundurit.

Por askush nuk e vrau mendjen për ta, nxituan se këtë vit kishin zgjedhje!

Etiketa: Ola Xamapagavarferi

Lajme të lidhura

Trafikoi mbi 82 kg kokainë të kapura në portin e Spanjës, arrestohet në Vlorë 30-vjeçari;
Aktualitet

Trafikoi mbi 82 kg kokainë të kapura në portin e Spanjës, arrestohet në Vlorë 30-vjeçari;

14:46 - 06/05/26
Avokati i Popullit/ Bardhi: Peleshi falsifikoi firmat, do ta ankimojmë në Kushtetuese
Aktualitet

Raporti i Brukselit, Bardhi: Zgjedhjet e 11 majit dhe mbrojtja e Ballukut shënuan njollë turpi për Shqipërinë!

14:25 - 06/05/26
‘Burat me botoks s’e mbajnë dot burgun’ Salianji i kthehet Nokës: Mul Çupëlina, të kujtohet kur të veshëm me fustan…
Aktualitet

‘Burat me botoks s’e mbajnë dot burgun’ Salianji i kthehet Nokës: Mul Çupëlina, të kujtohet kur të veshëm me fustan…

13:59 - 06/05/26
Para
Master Plani për Kompleksin Memorial Jashari, Çeku: Do të rrëfejë me dinjitet…

Master Plani për Kompleksin Memorial Jashari, Çeku: Do të rrëfejë me dinjitet...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Reuters: SHBA dhe Irani afër nënshkrimit të një memorandumi për t’i dhënë fund luftës
Botë

Reuters: SHBA dhe Irani afër nënshkrimit të një memorandumi për t’i dhënë fund luftës

15:29 - 06/05/26

Shtetet e Bashkuara dhe Irani po i afrohen një marrëveshjeje mbi një memorandum një-faqësh për t’i dhënë fund luftës në...

Lexo më shumë
Barack Obama e pranon: Netanyahu donte të më fuste edhe mua në luftë me Iranin

Barack Obama e pranon: Netanyahu donte të më fuste edhe mua në luftë me Iranin

15:06 - 06/05/26
Trafikoi mbi 82 kg kokainë të kapura në portin e Spanjës, arrestohet në Vlorë 30-vjeçari;

Trafikoi mbi 82 kg kokainë të kapura në portin e Spanjës, arrestohet në Vlorë 30-vjeçari;

14:46 - 06/05/26
Avokati i Popullit/ Bardhi: Peleshi falsifikoi firmat, do ta ankimojmë në Kushtetuese

Raporti i Brukselit, Bardhi: Zgjedhjet e 11 majit dhe mbrojtja e Ballukut shënuan njollë turpi për Shqipërinë!

14:25 - 06/05/26
‘Burat me botoks s’e mbajnë dot burgun’ Salianji i kthehet Nokës: Mul Çupëlina, të kujtohet kur të veshëm me fustan…

‘Burat me botoks s’e mbajnë dot burgun’ Salianji i kthehet Nokës: Mul Çupëlina, të kujtohet kur të veshëm me fustan…

13:59 - 06/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com