GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Pas dorëheqjes nga kreu i partisë, Vuçiç propozon pasardhësin

15:02 - 27/05/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 1 min
A A
Pas dorëheqjes nga kreu i partisë, Vuçiç propozon pasardhësin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ashtu siç kishte paralajmëruar një ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dha dorëheqjen nga udhëheqja e partisë në pushtet, SNS apo Partia Përparimtare Serbe.

Gjatë një takimi të strukturave të saj në Kragujevc, Vuçiç propozoi që vendin e tij në krye të kësaj force politike, ta zërë ministri i mbrojtjes, Millosh Vuçevic, i cili është gjithashtu zyrtar i lartë i kësaj partie.

“Milloshi është i përkushtuar ndaj SNS-së dhe ndaj idesë për një Serbi të pavarur dhe të begatë”, u shpreh Vuçiç në fjalimin e tij. Presidenti serb njoftoi më herët se duke nisur nga 28 maji do të nisë formimin e një lëvizjeje të re. Por, shtoi se do të vazhdojë të qëndrojë dhe në partinë SNS.

Lëvizja që ai synon të krijojë, nga sa shpjegoi dhe vetë, do të jetë më e gjerë se SNS-ja, sepse qëllimi i tij është që në të të marrin pjesë edhe persona që nuk janë pjesë e partisë. Gjatë fjalimit në Kragujevc ai përmendi dhe situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Pas rritjes së tensioneve në zonë, Serbia ngriti në nivelin më të lartë gatishmërinë luftarake të forcave të saj të armatosura.

“Synimi i shteteve në Perëndim është që të dalin me një deklaratë kundër autoriteteve në Kosovë për të na kënaqur ne, por me çfarë të jemi të kënaqur, me realitetin e ri, që është në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe normat ndërkombëtare. Rezistenca e popullit serb në Kosovë do të jetë më e fortë, shpresoj përmes mjeteve paqësore”, tha Vuçic.

 

Etiketa: pasardhesVucic

Lajme të lidhura

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012
Breaking Views

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?
Breaking Views

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe
Aktualitet

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

13:45 - 31/01/26
Para
Antidroga greke: Skafistët shqiptarë preferohen në Greqi, Itali dhe Spanjë

Antidroga greke: Skafistët shqiptarë preferohen në Greqi, Itali dhe Spanjë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com