GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Opozitë me porosi

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Opozitë me porosi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Elona Caslli

Në vendin tonë nuk bëhen vetëm torta me porosi, pallto me porosi, por edhe opozitë me porosi. Fjala bie, të nevojitet një opozitë i bie telefonit të ambasadores Yuri Kim dhe i thua;  Përshëndetje, desha një opozitë. Njësoj si me picat bashkë me porosinë jep dhe përmasat e opozitës. I thua ambasadores në dëshiron një opozitë të vogël, të mesme apo të madhe. Pasi të ketë qartësuar përmasat ambasadorja të pyet për shijen dhe përbërësit e opozitës. Ti zgjedh një opozitë mikse.

Atëherë ambasadorja fillon dhe zë brumin. Përbërësit janë të ndryshëm. Përbërës që kanë tërhequr gomat nga deti bashkë më ambasadoren dhe kanë një album fotosh në Amerikë. Përbërës të diasporës pakëz pikantë si për t’i dhënë një shije ndryshe opozitës së madhe. Përbërës të shoqërisë civile për të futur shijen e ” pavarësisë” që varet direkt nga organizatat joqeveritare në vend. Përbërës të opinionistëve që kryejnë rregullisht ekskursione televizive nga një ekran në tjetrin duke përsëritur të njëjtat slogane dhe të njëjtat utopi.  Gjithçka është gati. Opozita futet në furrë dhe paketohet brenda një kutie mbi të cilën shkruhet; Opozitë me porosi.

Telefoni bie. Nga ana tjetër e telefonit dëgjohen fjalët; Përshëndetje! Jam Erion Veliaj. Keni porositur një Opozitë me porosi. Ku mund të vij t’jua sjell?!

Ti i jep adresën kryebashkiakut dhe në fund teksa merr opozitën e porositur i lë dhe një bakshish.

Post Scriptum –  Të interesuarit mund të porosisin  opozitën që duan  te yuri_sajon opozitën e re.com.

Etiketa: Elona CaslliOpinionOpozita

Lajme të lidhura

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?
Opinion

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?

19:17 - 30/07/26
T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!
OP-ED

T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!

10:05 - 27/07/26
EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West
Editorial

EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West

23:00 - 26/07/26
Para
A duhet të bëjë Berisha hapa pas? Tabaku: Bashkimi i PD, sfida kryesore

A duhet të bëjë Berisha hapa pas? Tabaku: Bashkimi i PD, sfida kryesore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale
Aktualitet

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale

22:46 - 06/08/26

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një banesë dykatëshe në lagjen “16 prilli” në Fier. Flakët kanë përfshirë...

Lexo më shumë
Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

22:07 - 06/08/26
Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

22:01 - 06/08/26
Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

21:52 - 06/08/26
Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

21:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com