GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

A duhet të bëjë Berisha hapa pas? Tabaku: Bashkimi i PD, sfida kryesore

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
A duhet të bëjë Berisha hapa pas? Tabaku: Bashkimi i PD, sfida kryesore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jorida Tabaku në një intervistë në emisionin “Kjo javë” në News24 foli për situatën e brendshme politike në PD, rishfaqjen e ish-kreut të PD Lulzim Basha. Tabaku tha se nëse Partia Demokratike do të vijojë me të njëjtën situatë opozita do të humbë shumë kohë dhe kjo do ta dëmtonte jashtëzakonisht shumë.

“Unë mendoj që zoti Bardhi ka një peshë të rëndë për bashkimin. Shpresoj që grupi parlamentar të fillojë të bashkohet për betejën ndaj kundërshtarit. Dhe mendoj se kjo është sfida më e madhe”, tha ndër të tjera Tabaku.

Pjesë nga biseda në studio:

Rishfaqja e Bashës

Jorida Tabaku: Diskutimi i bën vetëm mirë PD. Unë theksoj se në duhet  të merremi me shqetësimet e njerëzve, për korrupsionin, për largimin e të rinjve. Ne duhet të zgjidhim problemet tona fillimisht. Besoj që opozita ndodhet në një situatë të vështirë dhe duhet të jemi sa më përbashkues.

A duhet të bëjë hap pas Berisha?

Jorida Tabaku: Besoj që rezultatet duhet të jenë një tregues që PD duhet të reflektojë dhe patjetër të ndryshojë. Pra gjërat për një vit e gjysmë nuk kanë shkuar mirë, dhe kjo duhet të ndryshojë.

Pas dorëheqjes së Alibeaj, Bardhi ka kërkuar të jeni ju kryetare e PD. Ju nuk jeni shprehur. Do ta pranoni?

Jorida Tabaku: Në PD i kam fituar gjërat, kam ecur ngadalë në karrierë, nuk kam bërë lëvizje stratosferike, po përpiqem të dëgjoj të gjitha palët. Nuk ka rëndësi pozicioni i askujt prej nesh, duhet një zgjidhje që e zgjeron PD, jo që e zvogëlon. Kemi pasur një mbledhje javën e kaluar me grupin dhe jemi ndarë shqetësimet kush është më e mira për PD. kemi provuar shumë gjëra që nuk kanë funksionuar, mbase nuk duhet të nxitohemi të fusim partinë nga një betejë në tjetrën. Në fund të javës tjetër mbase do të kemi një vendim të konsultuar. Jemi duke u konsultuar, mund  të kemi në fund të javës tjetër zyrtarizim të qëndrimit zyrtar në lidhje me këtë çështje.

Si i përgjigjeni atyre që ju kërkojnë ju në krye të partisë?

Jorida Tabaku: Duhet të lëvizim nga qasja e individit dhe duhet një vendimmarrje më e gjerë. Nëse nxitohemi tani, e humbim mundësinë e bashkimit të demokratëve në bazë, kjo është ajo që i referohem kur them partia duhet të bashkohet.

Dorëheqja e Alibeajt. Si e patë?

Jorida Tabaku: Nuk e prisja. E kam vlerësuar se ka mbajtur një peshë të vështirë dhe ka qenë edhe pre e sulmeve të padrejta.

Etiketa: Tabaku

Lajme të lidhura

Rama do të mbledhë Qeverinë në Pogradec, priten lëvizje për 6 ministra
Breaking Views

Rama do të mbledhë Qeverinë në Pogradec, priten lëvizje për 6 ministra

21:07 - 06/08/26
Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!
Breaking Views

Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!

21:00 - 06/08/26
“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!
Aktualitet

“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!

15:12 - 06/08/26
Para
A mund të konsumohen bananet kur nxihen, ja çfarë thotë nutricionistja

A mund të konsumohen bananet kur nxihen, ja çfarë thotë nutricionistja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale
Aktualitet

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale

22:46 - 06/08/26

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një banesë dykatëshe në lagjen “16 prilli” në Fier. Flakët kanë përfshirë...

Lexo më shumë
Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

22:07 - 06/08/26
Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

22:01 - 06/08/26
Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

21:52 - 06/08/26
Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

21:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com