GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqipëria e kërkon për vrasje, Laert Haxhiu mund të kërkojë azil në Greqi

10:01 - 28/05/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria e kërkon për vrasje, Laert Haxhiu mund të kërkojë azil në Greqi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Laert Haxhiu, 31-vjeçari nga Lushnja, që u arrestua në Greqi, po mbahet në burgun e Korydallos. Haxhiu u arrestua pas një ndjekjeje policore në Janinë dhe konsiderohet si autori kryesor i masakrës së Lushnjës në vitin 2017. Interpoli shqiptar kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar Haxhiun, ndërsa autoritete greke i kanë caktuar masën e sigurisë së arrestit në burg.

Sipas avokatit të tij, i kërkuari në Shqipëri si pjesëtar i një organizate kriminale, do të kërkojë azil në Greqi, pasi siç pretendon ai, familja e tij ndodhet në Shqipëri në hakmarrje.

Autoritetet shqiptare, siç raportojnë mediat greke, do të lëshojnë një kërkesë për ekstradimin e tij në shtetin fqinj.

Dy shqiptarët që u arrestuan me të pas ndjekjes policore u lanë të lirë pasi i kërkuan falje hetuesisë dhe prokurorit, për veprën penale të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm.

Në seancën ku u caktua masa e sigurisë, Haxhiu nuk i pranoi akuzat për vrasjen në Lushnjë në vitin 2017 me dy të vdekur dhe dy të plagosur dhe nuk dëshiron të ekstradohet pranë autoriteteve shqiptare, por kërkon të qëndrojë në Greqi.

Sipas medias greke, çështja do të shkojë në Bordin e Apelit kompetent për të vendosur pro ose kundër ekstradimit të tij dhe më pas në Gjykatën e Lartë.

Haxhiu qëndronte në shtetin fqinj me dokumente të falsifikuara. Në lejen e qëndrimit greke, ai mbante identitetin si Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.

Mbi të dënuarin me 18 vite burg nga Gjykata e Lushnjës rëndojnë veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Etiketa: AzilGreqiKryesore1laert haxhiu

Lajme të lidhura

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara
Aktualitet

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara

19:23 - 05/02/26
Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh
Aktualitet

Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh

19:18 - 05/02/26
Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)
Aktualitet

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

18:13 - 05/02/26
Para
Sezoni turistik, policia nis kontrollet mbi mjetet motorike të ujit/ Bllokohet skafi në Ksamil

Sezoni turistik, policia nis kontrollet mbi mjetet motorike të ujit/ Bllokohet skafi në Ksamil

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara
Aktualitet

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara

19:23 - 05/02/26

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur sërish në zonën e Qafës së Llogarasë, konkretisht pranë Qafës së Luadhit, duke rikthyer...

Lexo më shumë
Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh

Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh

19:18 - 05/02/26
Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

18:13 - 05/02/26
Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

18:04 - 05/02/26
Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

17:38 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com