GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Trafikantët e klandestinëve/ Sulmuan me armë policinë në Morinë, gjykata cakton masën e sigurisë për të arrestuarit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Trafikantët e klandestinëve/ Sulmuan me armë policinë në Morinë, gjykata cakton masën e sigurisë për të arrestuarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Kukësit caktoi masën e sigurisë arrest me burg, afati 3-mujor, për 6 emigrantët e arrestuar në kufirin Shqipëri-Kosovë.

Të arrestuarit janë marokenë, algjerianë dhe sirianë, ndërsa ata akuzohen se tentuan të trafikonin nga Shqipëria drejt Kosovës, emigrant klandestinë nga Lindja e Mesme.

Madje të arrestuarit dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë së Kosovës, në momentin që ata janë pikasur.

Krahas të arrestuarve, në kërkim u shpall dhe 27-vjeçari Sultan Grimashi me shtetësi algjeriane. Ky i fundit sipas policisë konsiderohet personi kyç i rrjetit të trafikut emigrantëve nga vendet e treta, përmes Greqisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë, me destinacion final shtetet e BE-së.

Dy ditë më parë, Policia e Kosovës njoftoi se algjeriani i shpallur në kërkim është personi kyç i trafikut të emigrantëve që ka qenë i proceduar dhe i arrestuar më parë.

Grupi i tyre drejtonte rrjetin e trafikut të emigrantëve nga vendet e treta, nga Greqia për në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, me destinacion final shtetet e BE-së u zbulua nga kamerat e fshehta të policisë të vendosura në kufirin Shqipëri – Kosovë.

Kur u konstatuan nga policia, trafikantët e armatosur tentuan të arratiseshin duke qëlluar me armë drejt policisë nga 50-100 metra distancë. Plumbat përshkuan veshjet e dy efektivëve, por fatmirësisht nuk janë në rrezik për jetën.

Ata janë identifikuar si: Ayoub Bahhoo, 27 vjeç, me shtetësi algjeriane, si dhe Muhaned Nasir, 25 vjeç, Nagid Alabdahah, 20 vjeç, Muhamed Shehab, 21 vjeç, Mohamed Radawin, 20 vjeç dhe Rabii Lqadi, 40 vjeç, të pestë me shtetësi siriane

Ata akuzohen për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Të arrestuarit janë:

Ayoub Bahhoo, 27 vjeç, me shtetësi algjeriane

Muhaned Nasir, 25 vjeç, me shtetësi siriane

Nagid Alabdahah, 20 vjeç, me shtetësi siriane

Muhamed Shehab, 21 vjeç, me shtetësi siriane

Mohamed Radaëin, 20 vjeç, me shtetësi siriane

Rabii Lqadi, 40 vjeç, me shtetësi siriane

Etiketa: emigrantetklandestinetKryesore1trafikantet

Lajme të lidhura

Protestat kundër Ramës/ Tre veliera me aktivistë nisen nga Italia drejt Shqipërisë në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”
Aktualitet

Protestat kundër Ramës/ Tre veliera me aktivistë nisen nga Italia drejt Shqipërisë në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”

11:55 - 21/08/26
‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet
Aktualitet

‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet

11:37 - 21/08/26
Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës
Aktualitet

Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës

11:24 - 21/08/26
Para
Paris Hilton kujton herën e parë që shkoi në Kanë

Paris Hilton kujton herën e parë që shkoi në Kanë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat kundër Ramës/ Tre veliera me aktivistë nisen nga Italia drejt Shqipërisë në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”
Aktualitet

Protestat kundër Ramës/ Tre veliera me aktivistë nisen nga Italia drejt Shqipërisë në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”

11:55 - 21/08/26

Tre varka me vela janë nisur mbrëmjen e djeshme nga Brindisi drejt Shqipërisë, në kuadër të një nisme solidariteti me...

Lexo më shumë
‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet

‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet

11:37 - 21/08/26
Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës

Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës

11:24 - 21/08/26
Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

11:09 - 21/08/26
Theu xhamat e autobusit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e autobusit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

10:55 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com