GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Tensionet në veri, Lista Serbe vendos kushte për largimin e protestuesve

08:40 - 29/05/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensionet në veri, Lista Serbe vendos kushte për largimin e protestuesve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dita e hënë ka nisur sërish me tensione në 4 komunat në veri të Kosovës. Qytetarët serbë kanë nisur protestën, ndërsa në të katërta komunat ka prezencë të shtuar të policisë së Kosovës dhe të KFOR.

Në komunën e Zveçanit, pak minuta më parë, policia u detyrua të hidhte gaz lotsjellës në derën e godinës për të larguar protestuesit.

Ndërkohë mësohet se Lista Serbe ka shtruar dy kërkesa për largimin e protestuesve nga objekti i komunës, të cilat kanë të bëjnë me largimin e policisë së Kosovës nga zona dhe dorëheqjen e kryetarëve të rinj të zgjedhur në zgjedhjet e 23 prillit.

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë biseduar sot me pjesëtarët e KFOR-it, të cilët janë vendosur pranë objekteve komunale në katër komunat në veri.

Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiç iu drejtua anëtarëve të KFOR-it në Zveçan, duke kërkuar që të largohen pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Kjo është një ndërtesë komunale, një ndërtesë popullore, ku punojnë familjet tona dhe ne do të qëndrojmë këtu. Ata që janë të padëshirueshëm le të largohen. Nëse dëshironi të largoheni, do të bëjmë vend që të kaloni”, ka deklaruar ai.

Zoran Todiç thotë se qytetarët kërkojnë që policia e Kosovës dhe përfaqësuesi shqiptar të largohen nga ndërtesa e komunës në mënyrë që punëtorët të kryejnë punën e tyre.

Kujtojmë që BE dhe SHBA kanë dalë kundër këtij veprimi të qeverisë së Kosovës, ndërsa Vuçiç u shpreh se situata është më e tensionuar se kurrë më parë.

 

 

Etiketa: kushteLista Serbetensione

Lajme të lidhura

Përfundon marrja në pyetje e Murselit, vëllai i Liridonës: Duam ta…
Kosovë & Rajon

Vrasja e Liridona Ademajt, gjykata dënon me burgim të përjetshëm ish-bashkëshortin Naim Murselin

14:50 - 21/04/26
Trump letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpunimin me ju për vitet në vijim
Kosovë & Rajon

Trump letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpunimin me ju për vitet në vijim

11:33 - 21/04/26
FSK drejt Gazës, Haxhiu jep autorizimin pas votimit në Kuvendi i Kosovës
Breaking Views

FSK drejt Gazës, Haxhiu jep autorizimin pas votimit në Kuvendi i Kosovës

18:07 - 20/04/26
Para
Situata në veri/ Policia: Protestuesit shfaqën dhunë, situata nën kontroll

Situata në veri/ Policia: Protestuesit shfaqën dhunë, situata nën kontroll

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja
Aktualitet

Në tregjet botërore bie, Bordi i Transparencës rrit çmimet e naftës dhe benzinës në Shqipëri

10:58 - 22/04/26

Bordi i Transparencës ka vendosur të rrisë çmimin e naftës dhe benzinës. Kështu, në tregun shqiptar, një litër naftë do...

Lexo më shumë
U arrestua për miliona euro abuzime, Rama i qan hallin Karçanajt: Jeton në shtëpi me qira, as makinë nuk ka

‘Nuk ka as shtëpi, as makinë’, Këlliçi: Rama doli garant për pastërtinë e Karçanaj, SPAK i gjen pasuritë e fshehura

10:45 - 22/04/26
Makina del nga rruga, lëndohen katër pjesëtarë të familjes

Humb jetën i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit, zbulohet shkaku (Emri)

10:37 - 22/04/26
Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit

Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit

10:21 - 22/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 22 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

10:18 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com