GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Për herë të parë pas 5 vjetësh/ Bie ndjeshëm sipërfaqja e lejeve të ndërtimit në kryeqytet

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Për herë të parë pas 5 vjetësh/ Bie ndjeshëm sipërfaqja e lejeve të ndërtimit në kryeqytet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas një rritjeje të ndjeshme në katër vitet e fundit, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit të dhëna në kryeqytet ka shënuar rënie të ndjeshme në tre muajt e parë të këtij viti.

Sipas INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2023, sipërfaqja e lejeve të dhëna në kryeqytet ishte rreth 200 mijë metra katrorë, me një rënie prej 75% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur u dha një nivel rekord prej rreth 800 mijë metra katrorë.

Sipërfaqja e dhënë jo vetëm ka rënë ndjeshëm në krahasim me tremujorin e parë 2022, por është dhe niveli më i ulët në 5 vjet, që nga 2018-a.

Në linjë me ecurinë e kryeqytetit, ka rënë dhe sipërfaqja e lejeve të dhëna në të gjithë vendin. Sipas INSTAT, në vend, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e parë 2023, është 415.842 m2, nga 1.031.088 m2 miratuar në tremujorin e parë 2022, duke shënuar ulje prej 59,7%.

Në tremujorin e parë 2023, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 21 miliardë lekë, nga 39 miliardë lekë miratuar në tremujorin e parë 2022, duke shënuar ulje prej 46,3%.

Në Tiranë u dhanë më pak se 50% e lejeve, nga 87% që ishte pesha në tremujorin e parë 2022. Durrësi dha 25% të totalit të sipërfaqes dhe ishte i vetmi që shënoi rritje në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë vitit 2022, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit në vend arriti në një nivel rekord, e ndikuar nga kryeqyteti. Sipas statistikave të INSTAT, në vitin 2022 u dhanë gjithsej nga Bashkia e Tiranës leje ndërtimi me sipërfaqe prej rreth 1.81 milionë metra katrorë.

Në krahasim me një vit më parë, ky tregues u rrit me rreth 10%, ndërsa ka shënuar nivelin më të lartë historik, të paktën që nga viti 2005, kur INSTAT i raporton të dhënat e detajuara sipas qarqeve. /Monitor/

 

Burimi: INSTAT
Burimi: INSTAT
Etiketa: Instatleje ndertimiTirane

Lajme të lidhura

Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

21:26 - 11/09/26
Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë drejt ambasadës së Malit të Zi
Aktualitet

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë drejt ambasadës së Malit të Zi

20:45 - 11/09/26
Arben Kola: Ramës i ka hyrë tmerri nga rikthimi i mërgatës, ka penguar atdhetarët tanë në Mal të Zi
Aktualitet

Arben Kola: Ramës i ka hyrë tmerri nga rikthimi i mërgatës, ka penguar atdhetarët tanë në Mal të Zi

20:31 - 11/09/26
Para
Petkoviq kritikon KFOR-in

Petkoviq kritikon KFOR-in

Discussion about this post

TË FUNDIT

Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

21:26 - 11/09/26

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të situatës së zjarreve në vend. Sipas njoftimit ditën e sotme janë raportuar...

Lexo më shumë
“Abisnet Superiore/ Skënderbeu dhe Tirana ndajnë pikët në sfidën e tensionuar në Korçë

“Abisnet Superiore/ Skënderbeu dhe Tirana ndajnë pikët në sfidën e tensionuar në Korçë

21:04 - 11/09/26
Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë drejt ambasadës së Malit të Zi

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë drejt ambasadës së Malit të Zi

20:45 - 11/09/26
Arben Kola: Ramës i ka hyrë tmerri nga rikthimi i mërgatës, ka penguar atdhetarët tanë në Mal të Zi

Arben Kola: Ramës i ka hyrë tmerri nga rikthimi i mërgatës, ka penguar atdhetarët tanë në Mal të Zi

20:31 - 11/09/26
Aktivisti Mirjan Aliaj: Rama rrethohet nga qeveria e krimit dhe mbahet në pushtet nga një kastë e inkriminuar

Aktivisti Mirjan Aliaj: Rama rrethohet nga qeveria e krimit dhe mbahet në pushtet nga një kastë e inkriminuar

20:26 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com