GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ja pse u ul kërkesa e bizneseve për kredi/ Banka e Shqipërisë publikon të dhënat

22:18 - 31/05/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
EMRA/ Gara për dy vendet vakante në BSH, kush janë kandidatët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kredia për biznese ka shfaqur ngadalësim të ndjeshëm të ritmeve të rritjes në tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja vjetore e kredisë për biznesin zbriti në 5.4%, normë kjo e përgjysmuar krahasuar me rritjen mesatare të shënuar në 2022.

Në analizën e Bankës së Shqipërisë, ky ngadalësim pasqyron rënien e kërkesës për financim për kapital qarkullues nga bizneset në prani të tendencave stabilizuese të çmimeve, uljes së pasigurisë dhe shtrëngimit të kushteve të ofertës, por edhe shlyerjet e larta të kredive si pasojë e likuiditetit të shtuar të bizneseve në reflektim të aktivitetit të mirë ekonomik.

Kredia në këtë segment reflekton dhe rikthimin e sjelljes sezonale të fillimvitit në ndryshim nga një vit më parë, kur konflikti në Ukrainë dhe rritja e çmime solli një kërkesë të lartë për financimin e nevojave për likuiditet.

Sipas madhësisë së biznesit, vihet re se ngadalësimi i kredisë është ndikuar nga ngadalësim i fortë i ritmeve të rritjes së kredisë për biznesin e madh, në 2.5%, nga 10.5% mesatarisht për 2022 dhe nga tkurrja e kredisë për biznesin e vogël me 5% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, kredia për biznesin e mesëm ka vijuar rritjen me ritme të qëndrueshme, në rreth 16%.

Këto zhvillime kanë sjellë një zhvendosje të strukturës së kredisë së bizneseve, ku vërehet rritja e peshës së kredisë për biznesin e mesëm në 31% të portofolit dhe rënia e peshës së kredisë për biznesin e madh në 49.7% dhe atij të vogël në 19.4%.

Sipas sektorëve të ekonomisë, vihet re një ngadalësim i kreditimit në të gjithë sektorët e ekonomisë. Në veçanti, në tremujorin e parë ngadalësimi i ritmeve të rritjes është më i dukshëm në sektorët e turizmit dhe të shërbimeve, ndërsa kredia për sektorin e industrisë u tkurr me norma më të larta se në tremujorin e kaluar, me rreth 8%.

Nga ana tjetër, ngadalësimi i rritjes së kredisë për bizneset në sektorin e ndërtimit dhe të tregtisë ka qenë më e përmbajtur, ndërsa kredia për sektorin bujqësor ruan nivele të ulëta.

Portofoli i kredisë së bankave dominohet nga kredia për tregtinë, hotelet dhe restorantet – me mbi 45% të portofolit, e ndjekur nga sektori i industrisë, me 24% dhe nga sektori i ndërtimit me rreth 17.3% të portofolit. Në tërësi, Banka e Shqipërisë, financimi i bankave ndaj sektorëve është në linjë me kontributin që ato kanë dhënë në zgjerimin e aktivitetit ekonomik në vend.

Normat e interesit për kreditë për biznese janë rritur lehtas në tremujorin e parë të vitit për kreditë në lekë, ndërsa ato në euro nuk kanë ndryshuar në terma mesatarë. Analiza sipas madhësisë së kredisë evidenton se interesat e kredisë për shuma deri në 1 milionë euro, edhe pse në vlera minimale, janë në kahun rritës prej tre tremujorësh.

Ndërkohë, interesat e kredive për shuma të mëdha mbi 1 milionë euro vijojnë të luhaten, duke paraqitur shpesh vlera të ulëta edhe në muajt e parë të këtij viti.

Kjo tregon edhe njëherë se klientët e mëdhenj po e vuajnë më pak rritjen e normave të interesit, ndoshta për shkak të fuqisë më të larët negociuese apo konkurrencës mes bankave për të siguruar klientët e mëdhenj që perceptohen si të besueshëm./E.Shehu-Monitor/

Etiketa: Banka e ShqiperiseBiznesekredi

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
“Finale” edhe në “Olimpico”, monitor gjigant për tifozët e Romës

I pafat Mancini, Sevilla barazon falë një autogoli (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com