GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha, thirrje Yuri Kim: Mos u sill si guvernatore në një vend që ka 108 vite i pavarur

19:02 - 23/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha, thirrje Yuri Kim: Mos u sill si guvernatore në një vend që ka 108 vite i pavarur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në fjalën e mbajtur në ‘Foltoren’ e Burrelit, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se ambasadorja Yuri Kim duhet të mos sillet si guvernatore.

Ai thekson se Kim duhet që të respektojë konventat ndërkombëtare të diplomacisë, si dhe të mos shfrytëzojë krimet dhe mëkatet e narkosve shqiptarë për të bërë guvernatoren, në një vend që ka 108 vite i pavarur.

“Ambasadorja Yuri Kim do bënte mirë të konsideronte në mënyrën më serioze konventet ndërkombëtare dhe rregullat e një vendi. Të mos shfrytëzojë krimet dhe mëkatet e narkosve shqiptarë për të bërë guvernatoren, në një vend, që ka 108 vite i pavarur. Ju e dini, ndaj meje është marrë një vendim, që është unik në botë. Kjo sepse nuk ka njeri në botë që të jetë shpallur non grata dhe që nuk ka në jetën e vet qoftë një akuzë më të vogël apo proces gjyqësor. Nuk ka njeri në botë që të jetë shpallur non grata, tetë vjet pasi është larguar nga çdo lloj funksioni politik që mbante” – tha Berisha.

Ai gjithashtu është shprehur se nuk ka njeri që është shpallur “non grata”, tre javë pasi partia e tij humb zgjedhjet dhe se e gjitha është vepër korruptive e mafies që bashkëpunon mes Ramës dhe Soros.

“Nuk ka njeri në botë që është shpallur non grata, tre javë pasi partia e tij humb zgjedhjet. E gjitha është vepër korruptive e mafies që bashkëpunon mes Ramës dhe Soros. Ndaj unë, pa lëkundur besimin tek SHBA, po bëj betejën time. Sa të jetë në atë post sekretari Blinken, unë nuk do shkel në atë vend. Por, koha ndryshon. Por, shumë shtete të Europës nuk besojnë atë vendim, e quajnë të padrejtë. Ata nuk besojnë se dosja e Sali Berishës ka fakte a dokumente. Ky akt kishte qëllim shkatërrimin e opozitës shqiptare për llogari të Ramës, sepse Edi Rama është bir shpirtëror i Soros, për të cilin kam kërkuar të shpallet non grata e kur PD të fitojë, Soros do shpallet non grata” – deklaroi Berisha.

Etiketa: guvernatorpavarurSali BerishathirrjeYuri Kim

Lajme të lidhura

Rama nga Athina flet për pronat e pakicës greke, ‘harron” ato të çamëve në Greqi
Breaking Views

Rama nga Athina flet për pronat e pakicës greke, ‘harron” ato të çamëve në Greqi

19:28 - 22/04/26
Mali i Zi harton Traktatin e Anëtarësimit në BE, Shqipëria e bllokuar pa mbyllur asnjë kapitull
Breaking Views

Mali i Zi harton Traktatin e Anëtarësimit në BE, Shqipëria e bllokuar pa mbyllur asnjë kapitull

18:46 - 22/04/26
“Lobistët e fshehën Konferencën me BE-në”/ Berisha: Delegacioni i BE në Tiranë të informojë për procesin e kapitujve
Breaking Views

“Lobistët e fshehën Konferencën me BE-në”/ Berisha: Delegacioni i BE në Tiranë të informojë për procesin e kapitujve

18:03 - 22/04/26
Para
Buffon tregon prapaskenat e Sarrit tek Juventusi

Buffon tregon prapaskenat e Sarrit tek Juventusi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 23 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:48 - 23/04/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Prill 2026

07:34 - 23/04/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 23 Prill 2026

07:30 - 23/04/26
Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave

23:28 - 22/04/26
Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

23:18 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com