GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Sulmet e Ramës për Kurtin, Berisha: Flet si vasal i Vuçiçit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmet e Ramës për Kurtin, Berisha: Flet si vasal i Vuçiçit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat, Sali Berisha, dënoi sërish në Kuvend qëndrimet e Edi Ramës kundër kryeministrit kosovar, Albin Kurti.

Berisha tha se synimi i Ramës është që të shpëtojë nga afera me Charles McGonigal, por shtoi se ai nuk do të shpëtojë dot.

“Por jam këtu për të denoncuar sintonizimin e qëndrimeve të Edi Ramës me padronin e tij, Vuçiç.

Një situatë dramatike u krijua në veriun e Kosovës. Analiza është bërë dhe duke mbështetur fuqimisht të drejtën e qeverisë së Kosovës për të vendosur ligjin në të gjithë territorin e saj, gjithashtu bëj thirrje që të ketë parasysh frymën e ligjit dhe të bashkërendoj veprimet me faktorin ndërkombëtar.

Por jam këtu për të dënuar sulmet e turpshme antishqiptare të përditshme të Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës.

Sulme në sintoni vetëm me një njeri, dhe ky është padroni i tij, Vuçiç.

Dje, televizioni i Ramës shpalli se Kosova zgjodhi luftën para paqes. A ka nxitje më të madhe se kjo thirrje e Edi Ramës në emër të Vuçiç në Tiranë?

Edi Rama nuk kurseu për sulme, qoftë edhe për fatkeqësinë shtetërore të ish-kryetarit të LDK, Isa Mustafa, padinë në gjykatë ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, vetëm pse ata nuk pranonin diktatin e padronit të tij, Vuçiç.

Këto sulme të Edi Ramës ndaj Albin Kurtit dhe qeverisë së Kosovës, tregojnë se ky është një kryeministër fund e krye antishqiptar, skllav i padronit të tij në Beograd.

U rikujtoj shqiptarëve se kryeministri kroat, dha një propozim pikërisht në Bratislavë ku Edi Rama lëshonte rrufe kundër Albin Kurtit, ku kërkoi që t’i kërkohet falje Kosovës për krimet e Millosheviçit dhe më pas të njihen reciprokisht.

Por këto nuk i konsideron vasali i Beogradit. Ky e ka shndërruar Tiranën zyrtare në një altoparlant të Beogradit zyrtar.

Ai kujton se me këto qëndrime do shpëtojë nga afera McGonigal. Por asgjë nuk të shpëton ty. Afera McGonigal do të çojë ty në birucë. Asgjë nuk të shpëton ty nga dënimi për këto zgjedhje. Shqiptarët do e thonë fjalën e tyre,” tha Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1KurtiRama

Lajme të lidhura

Qeveria kalon të gjithë tenderat e shëndetësisë në dorën e privatit
Aktualitet

Qeveria kalon të gjithë tenderat e shëndetësisë në dorën e privatit

13:07 - 03/08/26
Punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë bojkotojnë punën: Rama dhe Mazniku të rishikojnë vendimin për bashkimin me Kavajën
Aktualitet

Punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë bojkotojnë punën: Rama dhe Mazniku të rishikojnë vendimin për bashkimin me Kavajën

12:28 - 03/08/26
Bojkoton PD: Nuk do marrim pjesë në zgjedhjen e emrave për Prokuror të Përgjithshëm
Aktualitet

Bojkoton PD: Nuk do marrim pjesë në zgjedhjen e emrave për Prokuror të Përgjithshëm

12:02 - 03/08/26
Para
Tentoi të vriste 2 persona duke i përplasur me automjet. I riu…

Shpërndanin drogë, arrestohen 3 persona në Fier

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete 
Aktualitet

Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete 

13:25 - 03/08/26

Një aksident zinxhir ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, pranë zonës së Sukthit, ku janë përfshirë shtatë automjete....

Lexo më shumë
Qeveria kalon të gjithë tenderat e shëndetësisë në dorën e privatit

Qeveria kalon të gjithë tenderat e shëndetësisë në dorën e privatit

13:07 - 03/08/26
Tjetër goditje për Infantinon! Anglia i heq mbështetjen, UEFA kërcënon FIFA-n me veprime ligjore

Tjetër goditje për Infantinon! Anglia i heq mbështetjen, UEFA kërcënon FIFA-n me veprime ligjore

12:43 - 03/08/26
Punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë bojkotojnë punën: Rama dhe Mazniku të rishikojnë vendimin për bashkimin me Kavajën

Punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë bojkotojnë punën: Rama dhe Mazniku të rishikojnë vendimin për bashkimin me Kavajën

12:28 - 03/08/26
Bojkoton PD: Nuk do marrim pjesë në zgjedhjen e emrave për Prokuror të Përgjithshëm

Bojkoton PD: Nuk do marrim pjesë në zgjedhjen e emrave për Prokuror të Përgjithshëm

12:02 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com