GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Masakra elektorale/ Anëtari i GNV: Kryebashkiaku na urdhëroi të zhduknim procesverbalin (VIDEO)

18:44 - 05/06/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
VIDEO/ Maliqi: Krimi elektoral në Kuçovë, shikoni se ç’ndodh në KZAZ
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Opozita ka publikuar një tjetër provë që sipas saj fakton masakrën elektorale të 14 majit. Prova e fundit e publikuar nga Lefter Maliqi, i cili garonte për kryebashkiak të Kuçovës, hedh dritë mbi zhdukjen e procesverbaleve origjinale të numurimit të votave.

Dhe kjo provë bazohet në dëshminë e një prej anëtarëve të grupeve të numërimit të votave në KZAZ-në e Kuçovës.

Në dëshminë e tij, anëtari që pretendon se ka qenë përfaqësues i subjektit politik Partia Socialiste thotë se urdhri për zhdukjen e këtij procesverbali është dhënë nga kryetari i bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari dhe i zbatuar nga kryetari dhe sekretari i KZAZ-së.

Po ashtu, “i penduar” në dëshminë e thotë se nuk e ka zbatuar këtë urdhër dhe i ka ruajtur materialet origjinale duke shtuar se është gati t’ia vërë në dispozicion edhe institucioneve të drejtësisë për të dëshmuar atë çfarë ka ndodhur në të vërtetë në zgjedhjet e 14 majit në Bashkinë e Kuçovës, ku dhe vetë kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi e ka çuar këtë çështje në SPAK për hetim.

Ka qenë vetë Maliqi i cili ka publikuar video-dëshminë.

Në komentin që shoqëron pamjet, ai shkruan:

“Mirënjohje të pakufishme mediave për këtë publikim e denoncim, mirënjohje socialistëve të ndershëm për këtë denoncim dhe për çdo mbështetje që me dhanë me votë masive. Tre kallëzime janë bërë në SPAK kundra Oligarkut Pëllumb Hajdari, pengut të tij Kreshnik Salillari dhe komisionierëve të KZAZ, të qendrave të votimit dhe numërimit. KQZ, KAS, Kolegji zgjedhor, SPAK, Prokuroria e Përgjithshme të veprojnë. Faktori ndërkombëtar është vënë në dijeni për këtë krim shtetëror dhe elektoral. Njoftuam OSBE-ODHIR, ambasadat e huaja etj. S’do ndalemi deri në zbardhjen e së vërtetës në rrugë politike, ligjore dhe ndërkombëtare. Ndëshkim ligjor dhe këmbëngulje për zbardhjen e të vërtetës. Bashkinë e grabitur do ja kthejmë qytetarëve”.

VIDEO-DËSHMIA e anëtarit të numërimit të votave

“Kam qenë tek procesi i numërimit (të votave) në Kuçovë me Partinë Socialiste. Ditën e numërimit më është dhënë urdhri që të zhdukim procesverbalin origjinal të mbylljes së kutisë. Kjo është dhënë me urdhër nga kryetari i Bashkisë dhe na është njoftuar nga kryetari i KZAZ-së, Erald Isai dhe gjithashtu nga Sekretari, Romeo Ariu. Ne e kemi bërë këtë gjë, i kemi hequr procesverbalin origjinal nga kutitë dhe që nga ajo natë e deri më sot e kam vuajtur këtë gjë dhe kam qenë gjatë gjithë kësaj kohe me frikën se mos e vërteta do të dali në shesh edhe që do të dënoheshin për këtë gjë që ne kemi bërë me urdhër të këtyre personave”, tregon ai.

“Mua për këtë gjë më ka vrarë ndërgjegja dhe dua që të dalë e vërteta në shesh, dhe të gjithë autorët e kësaj gjëje të ndëshkohen, qoftë edhe unë vetë. Nga e gjitha kjo, e vetmja gjë që nuk jam bërë pishman është që procesverbalet që na u urdhëruan që të hiqen, unë i kam mbajtur dhe i kam gati që t’ia postoj të gjithë institucioneve në vend”, shton më tej.

Etiketa: Kryesore1Kuçovemaliqimanipulimvota

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Real Madrid synon mbrojtësin e majtë më të mirë në botë, ofron para plus Mendy

Real Madrid synon mbrojtësin e majtë më të mirë në botë, ofron para plus Mendy

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com