GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Studiues brenda dhe jashtë vendit, kundër mbylljes së Akademisë Albanologjike

10:44 - 06/06/23
në Aktualitet, Shkencë
Kohë leximi: 3 min
A A
Studiues brenda dhe jashtë vendit, kundër mbylljes së Akademisë Albanologjike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas miratimit te qeverisë për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike, një grup studentësh/esh dhe profesorësh brenda dhe jashtë Shqipërisë, të cilët kanë ndjekur me shqetësim të madh ngjarjen, kanë ndërmarrë nismën e Letrës së Hapur për të shprehur publikisht kundërshtinë dhe mospajtimin me vendimin arbitrar dhe të dëmshëm ndaj ASAs.

Njëherazi ata shprehin solidaritet me ASAn dhe pohojnë që do të mbështesin çdo nismë ligjore, administrative a sociale që do të ndërmerret prej tyre në vazhdim.

Letra është mbështetur nga shumë akademikë, intelektualë, studiues, aktivistë dhe organizata, shqiptare dhe të huaja, që njihen për kontributin e tyre akademik dhe shoqëror brenda dhe jashtë vendit.

LETËR E HAPUR

Në solidaritet dhe mbështetje të kërkesave të Akademisë së Studimeve Albanologjike për mosmbylljen, por zhvillimin e saj

Ne, studiues/e dhe hulumtues/e shkencorë/e brenda dhe jashtë Shqipërisë, shkrimtarë/e, publicistë/e, gazetarë/e, aktivistë/e, qytetarë/e të angazhuar/a, shoqata, organizata e kolektive të ndryshme, e kemi ndjekur me shqetësim të thellë vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 31 Maj 2023 për mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA) dhe për shkrirjen e saj brenda Akademisë së Shkencave.

Ndajmë mospajtimin tonë me këtë vendim arbitrar dhe të dëmshëm për të ardhmen e Studimeve Albanologjike, të cilin po ashtu e konsiderojmë cënues për lirinë akademike dhe zhvillimin e mendimit teorik në humanitete, specifikisht në dijet albanologjike krahasuese dhe kritike.

Me këtë letër të hapur dëshirojmë të sjellim edhe njëherë në vëmendje rëndësinë e ASAs me katër institutet e saj kërkimore jo vetëm për akademinë dhe publiken shqiptare, por dhe për kontributin e hulumtuesve/eve që punojnë aty në pluralizimin e dijes në nivel rajonal e global. Përkundër kufizimeve të shumta, ekipi i studiuesve/eve në ASA ka krijuar korniza institucionale për mundësimin e diskursit kritik dhe thellimin e dijes mbi shqiptarët në disiplina të ndryshme të antropologjisë kulturore dhe studimeve për artin, arkeologjisë, gjuhë-letërsisë, historisë, etj. Ky institucion ka trajtuar tema pak të eksploruara më parë dhe ka qenë i hapur ndaj paradigmave të reja teorike dhe praktikave kërkimore ndërshoqërore, ndërdisiplinare dhe ndërinstitucionale. Po ashtu vlen të përmendet dhe puna që ka bërë në drejtim të realizimit të një sërë marrëveshjesh dhe formash të ndryshme bashkëpunimi (projekte, publikime, vizita studimore) me institucione akademike ndërkombëtare me interes të madh për akademinë shqiptare, e cila në përgjithësi mbetet akoma e izoluar.

Në formë të përmbledhur, ASA ka kontribuar që puna me dijen shkencore në Shqipëri të jetë më e hapur, më demokratike, më e lirë dhe me më shumë diversitet, parakushte këto për dije njëherazi plurale dhe të avancuara. Këto praktika institucionale janë vlera të shtuara për shoqërinë shqiptare dhe do të duheshin marrë si shembull për t’u ndjekur dhe mbështetur dhe jo për t’u ndërprerë.

Kritika ndaj çdo institucioni, përfshirë ASA-n, është sigurisht e nevojshme dhe e mirëseardhur por duhet të jetë konstruktive dhe të synojë sendërtimin dhe zhvillimin e tyre të mëtejshëm. ASA dhe të gjitha institucionet e arsimit të lartë duhen fuqizuar dhe mbështetur për zhvillimin e hulumtimit dhe përparimin e dijes shkencore në mënyrë të decentralizuar, demokratike dhe me pavarësi akademike. Është e papranueshme që ndryshime dhe ristrukturime të përmasave të tilla të ndërmerren në mënyrë të njëanshme, pa u bazuar në ligj, pa u konsultuar me grupet e interesit, pa përfillur interesat akademike, dhe jo në përputhje me interesat e gjera publike.

Duke pasur parasysh si më sipër, përsërisim solidaritetin tonë me studiuesit/et e angazhuar/a të ASA-s dhe përkrahim çdo nismë ligjore, administrative dhe shoqërore që do të ndërmerret në mbrojtje të këtij institucioni dhe lirisë akademike në Shqipëri.

Ne do të vazhdojmë të ndjekim me vëmendje të madhe veprimet e mëtejshme të qeverisë në lidhje me këtë çështje me interes jetik për botën akademike shqiptare.

 

Etiketa: albanologjistudiues

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Vorë, humb jetën një këmbësore
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Vorë, humb jetën një këmbësore

09:21 - 08/04/26
Ngec kamioni tek nënkalimi, bllokohet rruga tek kopshti zoologjik
Aktualitet

Çmimet dhe lloji i makinave, pse na dëmton më shumë se gjithë Europa shtrenjtimi i naftës

09:05 - 08/04/26
Raporti alarmant i Home Office: Një emigrant shqiptar burgoset çdo dy ditë në Britani!
Aktualitet

Raporti alarmant i Home Office: Një emigrant shqiptar burgoset çdo dy ditë në Britani!

08:45 - 08/04/26
Para
Lirimi i Saimir Tahirit/ Berisha publikon denoncimin: Me urdhër të Ramës, gjyqtarja e liroi 3 ditë pasi kaloi Vetingun

Lirimi i Saimir Tahirit/ Berisha publikon denoncimin: Me urdhër të Ramës, gjyqtarja e liroi 3 ditë pasi kaloi Vetingun

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Vorë, humb jetën një këmbësore
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Vorë, humb jetën një këmbësore

09:21 - 08/04/26

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë–Vorë. Mësohet se, një...

Lexo më shumë
Ngec kamioni tek nënkalimi, bllokohet rruga tek kopshti zoologjik

Çmimet dhe lloji i makinave, pse na dëmton më shumë se gjithë Europa shtrenjtimi i naftës

09:05 - 08/04/26
Raporti alarmant i Home Office: Një emigrant shqiptar burgoset çdo dy ditë në Britani!

Raporti alarmant i Home Office: Një emigrant shqiptar burgoset çdo dy ditë në Britani!

08:45 - 08/04/26
Shkullaku ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Megalloman, diktatoruc

Shkullaku: Rama e ka mbyllur ciklin, fundi i tij nuk do të jetë aspak demokratik

08:30 - 08/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 8 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com