Konkurrentja e “Big Brother VIP”, Fifi, ka qenë shumë e diskutuar për shkak të reagimeve të saj ndaj situatave të ndryshme, duke u cilësuar nga publiku edhe si e sëmundje mendore.
Bukuroshja gjithashtu është përfolur shumë edhe për afrimitetin e saj me ish-banorin e shtëpisë, Granitin që nuk përfundoi ashtu siç pritej.
Mirëpo, sërish si këngëtare, ajo mbetet një ndër më të pëlqyerat e sidomos për baladat e saj shumë të ndjera.
Lidhur me këto paragjykime të shumta ndaj Fifit ka reaguar dhe mikesha e saj e ngushtë, Argjira Spanca, e cila me anë të një postimi në Instastory ka treguar se Fifi është një njeri zemër të madhe dhe shumë e sinqertë.
Rikujtojmë se jo vetëm Argjira, por edhe Morena u shpreh lidhur me reagimet e njerëzve ndaj Fifit duke treguar se ajo njeh Fifin që “për pak derdh lot se brenda saj ka një shpirt plot ndjenja”.
Discussion about this post