GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kulisat e arrestimit, prangat për Dakon një kalkulim politik

19:57 - 06/06/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kulisat e arrestimit, prangat për Dakon një kalkulim politik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtësia e komanduar si me regji ka bërë sot një rokadë në majë të pushtetit socialist, pasi ka liruar nga burgu ish ministrin e brendëshëm Saimir Tahiri duke plasur në qeli Vangjush Dakon. Prej disa ditësh në media SPAK-ut, një institucioni të ngritur për të mos i dalë sekretet, i kishin rrjedhur fjalët se Dakos po i afrohej burgu. Thashethemet u vërtetuan sot pas mesditës kur ia behu edhe urdhëri i arrestimit. Zyrtarisht Dako akuzohet për shpërdorim detyre, në lidhje me një pallat të ndërtuar në qendër të qytetit të Durrësit, godinë e cila pësoi dëme të mëdha nga tërmeti i vitit 2019. Banorët kanë bërë kallëzim për zotin Dako dhe ish zyrtarë të tjerë për vrasje masive të mbetur në tentativë.

Gjithashtu mësohet se hetimi i SPAK ka hetuar edhe për një abuzim të supozuar për një tender për Dakon dhe është shtrirë edhe në verifikimin e pasurisë duke kërkuar verifikime nga institucione të ndryshme.

Fjalët për Dakon u përhapën menjëherë pasi u lirua Saimir Tahiri një nga dy njerëzit që së bashku me ish kryebashkiakun e Durrësit konsideroheshin si krahët më të afërt të Edi Ramës gjatë mandatit të parë të qeverisjes së rilindjes. Kur Tahiri fitoi lirinë ambasadorja amerikane Yri Kim reagoi publikisht duke e quajtur vendimin zhgënjyes. “Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirant të BE dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. SHBA e konsideron korrupsionin kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që janë të përfshirë në bërjen ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miq të fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja” tha ajo.

Nga lidhja me Avdylajt te përgjimet e dosjes 339, detaje nga hetimet për Vangjush Dakon

Që nga ky moment, kanale diplomatike shtuan presionin për një kompesin për ndëshkim në radhët e hierarkëve socialistë. Fabula e goditjes së Dakos i shkonte për shtat amerikanëve edhe për një arsye tjetër. Ai është i pari person i shpallur non grata nga SHBA, që kapërcen pragun e burgut si rezultat i drejtësisisë që ka pjellë reforma e drejtësisë.

Por i çuditshëm është edhe një përkim tjetër. Kush e mban mend rastin e një ish kryebashkiaku tjetër të Durrësit, Lefter Kokës, e mban mend se ai ra në burg menjëherë pasi hoqi dorë nga mandati i deputetit dhe pasi kishte ndihmuar PS (tek e cila kishte kaluaf së fundi) për të arritur fitoren në qytetin bregdetar. Me Dakon fabula u përsërit pikë për presje. Ai u aktivizua fort në fushatën e Emiriana Sakos, dhe sapo u sigurua fitorja iu vunë prabgat për një pallat të shembur katër vite më parë.

Rama për arrestimin e Dakos: Sigurisht diçka ka ndodhur

Pra qoftë si rokadë me Tahirin, qoftë si presion diplomatik i amerikanëve qoftë si kalkulim politik për të mos penguar fushatën e PS-së, arrestimi i Dakos është simboli i një drejtësie të dirigjuar./Lapsi.al/

Etiketa: DakoRama

Lajme të lidhura

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile
Breaking Views

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile

16:41 - 05/02/26
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur
Breaking Views

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike
Aktualitet

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26
Para
Gërvalla pritet në Pragë nga homologu çek, flasin për forcim marrëdhëniesh

Gërvalla pritet në Pragë nga homologu çek, flasin për forcim marrëdhëniesh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë
Breaking Views

Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë

20:02 - 05/02/26

Shqiptarët me diplomë zgjedhin të lënë vendin, rreth një e katërta e tyre, tregon raporti më i fundit i tranzicionit...

Lexo më shumë
Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol

Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol

19:43 - 05/02/26
Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara

19:23 - 05/02/26
Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh

Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh

19:18 - 05/02/26
Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

18:13 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com