GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestimi i Dakos, VOA: Rama nuk u distancua publikisht

20:00 - 06/06/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekskluzive/ Pritet arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mësohet se ka lëshuar urdhër arresti ndaj ish kryebashkiakut socialist të Durrësit Vangjush Dako. Mësohet se përveç tij, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar arrestimin dhe të 4 ish zyrtarëve të Drejtorisë së urbanistikës së Bashkisë së Durrësit, përfshirë ish Drejtorin Adhurim Qehajaj, si dhe pronarin e një kompanie ndërtimi, Fiqiri Farku dhe inxhinieren e kompanisë. Arrest në shtëpi, është kërkuar për tre ish punonjëse të Bashkisë së Durrësit.

Dyshimet lidhen me një leje ndërtimi të dhënë në kohën kur zoti Dako drejtonte Bashkinë, për një pallat i cili është dëmtuar më pas nga tërmeti i vitit 2019 e po ashtu dhe për parregullsi për një tender. Nga Prokuroria e Posaçme ende nuk ka të dhëna për hetimin që ajo ka zhvilluar dhe përgjegjësitë konkrete të personave për të cilët janë lëshuar urdhërat e arrestit.

Zoti Dako është një emër i njohur dhe një nga figurat që ka shërbyer në nivelet e larta të Partisë socialiste, duke qenë dhe anëtar i kryesisë së saj. Në vitin 2019 ai u bë personi i tretë nga Shqipëria ndaj të cilit Departamenti amerikan i Shtetit vendosi ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara, për të dhe familjen e tij pasi u konsiderua se ishte i përfshirë në korrupsion madhor. Pavarësisht kësaj, kryeministri Edi Rama nuk ndërmori asnjë hap publik për t’u distancuar prej tij.

Pak muaj pas vendimit të Departamentit të Shtetit, në emisionin Opinion në TV Klan ai deklaroi se Dako do të mbetej përherë miku i tij.

“Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të jetë miku im. Nuk e përcakton Departamenti i Shtetit kë kam mik. E përcakton morali dhe bindja ime. Edhe në burg të shkojë nesër do jetë miku im. Por me Vangjush Dakon nuk kam bërë kurrë, as më ka kërkuar as nuk i kam kërkuar, as nuk kemi bashkëpunuar as kemi kërkuar bashkëpunim të të tjerëve, asnjë shkelje të ligjeve të Republikës së Shqipërisë”, deklaroi në atë kohë kryeministri Rama.

Emri i zotit Dako u shfaq dhe në disa përgjime të realizuara nga Prokuroria lidhur me zgjedhjet parlamentare të viti 2017, ku anëtarët e një grupi kriminal, të vëllezërve Avduli u përfshinë në blerje votash në favor të Partisë socialiste. Përgjimet treguan një marrëdhënie të shtrirë në kohë mes tyre dhe zotit Dako, i cili drejtoi Bashkinë e Durrësit nga viti 2007 deri në vitin 2019./VOA

Etiketa: DakoRamaSpakVOA

Lajme të lidhura

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur
Aktualitet

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Para
Plori prezanton trajnerin e ri: Futemi për objektiva madhorë

Plori prezanton trajnerin e ri: Futemi për objektiva madhorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur
Aktualitet

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25

Mesditën e kësaj të premteje ka ndodhur një aksident në hyrje të Vlorës, ku një automjet është përplasur me një...

Lexo më shumë
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com