GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Plori prezanton trajnerin e ri: Futemi për objektiva madhorë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Plori prezanton trajnerin e ri: Futemi për objektiva madhorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elvis Plori ka qenë ai që ka prezantuar sot para gazetarëve Migen Memellin dhe Ndriçim Shtubinën si dyshen që do të jetë në pankinën e Vllaznisë në këtë edicion të Superiores. Në konferencën për shtyp, drejtori sportiv i shkodranëve, theksoi se strategjia e re e klubit ishte që ndryshe nga vitet e kaluara, çdo gjë të bëhej hap pas hapi, pa euforinë e zakonshme që shoqëron kuqeblutë, me një trajner të ri dhe ambicioz në drejtim.

“Migen Memelli dhe Ndriçim Shtubina do të jenë trajneri i parë dhe zëvendëstrajneri i këtij sezoni. Shpresojmë që të na ecë më mbarë të gjithëve. Unë dua të flas sa më pak e punoj sa më shumë. Ky është një objektiv që i kemi vënë vetes të gjithë bashkë, duke filluar nga unë i pari e deri te i fundit. Fjala më e mirë është puna, rezultati është ballafaqimi i punës. Shpresoj që të kem dhe të kemi bërë një zgjedhje shumë të mirë sa i përket të ardhmes së klubit.

Kemi objektivat tona si gjithmonë, i kemi pasur e i kemi përsëri, se Vllaznia është skuadër që futet gjithmonë për objektiva madhorë. Por gjithmonë duhet të jemi me hap pas hapi të ngadaltë, duhet të diskutojmë me avash këto probleme, duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të punojmë fort për të arritur gjithçka që klubi dëshiron.

Pse Memelli? Thjesht nuk kam pasur asnjëherë diskutime. Kam zgjedhur një strategji të cilën duhet ta theksojmë, është strategji dhe modeling i ri që kërkojmë të kemi në klub. Do të kemi një trajner të ri, një trajner ambicioz i cili punon fort dhe të marrim më të mirën e të gjithë lojtarëve.

Për detajet e merkatos do të flasim një herë tjetër se do të bëjmë mirë dhe ashtu siç duhet. Sot jam për këto prezantime dhe me datën 12 skuadra do të fillojë përgatitjet. Atëherë do të jem i gatshëm për të folur për merkaton dhe pjesën tjetër”, theksoi Plori para mediave./PanoramaSport

Etiketa: memelliploriVllaznia

Lajme të lidhura

Tetë gola për 1 pikë/ Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar
Breaking Views

Tetë gola për 1 pikë/ Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar

23:30 - 08/11/26
Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu
Breaking Views

Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu

22:00 - 08/11/26
Napoli, keqardhja e Rrahmanit: Ndeshje e vështirë, por mund ta kishim fituar
Sport

Napoli, keqardhja e Rrahmanit: Ndeshje e vështirë, por mund ta kishim fituar

20:00 - 08/11/26
Para
Arrestimi i Dakos, BIRN: KLSH e kallëzoi për tenderin e shëtitores, dëmi 18 mln lekë

Arrestimi i Dakos, BIRN: KLSH e kallëzoi për tenderin e shëtitores, dëmi 18 mln lekë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër–Kakavijë, një person përfundon në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër–Kakavijë, një person përfundon në spital

11:09 - 09/11/26

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin kombëtar Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të fshatit Haskovë, në Dropull. Në...

Lexo më shumë
Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut/ SPAK kërkon 25 vite burg për Shullazin, Berishën dhe 4 të tjerët

Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut/ SPAK kërkon 25 vite burg për Shullazin, Berishën dhe 4 të tjerët

11:06 - 09/11/26
Revolta e rinisë, Kedhi: Të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një: shpëtimi i Shqipëris dhe largimi i Ramës

Revolta e rinisë, Kedhi: Të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një: shpëtimi i Shqipëris dhe largimi i Ramës

10:36 - 09/11/26
“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas

“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas

10:19 - 09/11/26
Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

09:58 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com