GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Zverev sulmon Roland Garrosin: Nuk është doping, unë kam nevojë për…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Zverev sulmon Roland Garrosin: Nuk është doping, unë kam nevojë për…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Alexander Zverev, tenisti gjerman me origjinë sllave është një nga ata që mund t’i shkojnë deri në fund turneut të këtij viti në Roland Garros. Numri 27 i botës është duke u rikthyer në versionin e tij më të mirë pasi dëmtoi rëndë kaviljen, pikërisht në Roland Garros vitin e shkuar. Aktualisht, Zverev është në çerekfinale ku e sfidon një nga zbulimet e këtij edicioni në Roland Garros, Tomas Martin Etcheverry, por më shumë se sa kundërshtari, gjermanin e shqetëson problemi i tij me diabetin.

“Sascha” është diagnostikuar me diabet të tipit 1 prej moshës trevjeçare. Sigurisht, që diçka e tillë ndikon edhe karrierën e tenistit që në fakt nuk ka pasur deri më tani probleme për të marrë insulinë gjatë turneve të ndryshëm. Por, këtë herë në Roland Garros nuk është lejuar dhe Zverev kërkon që diçka e tillë të ndryshojë pasi insulina nuk është doping.

“Kërkova që të marr insulinë në ndeshjen kundër Tiafoe, por më thanë se kjo do të më konsiderohej si një kërkesë për pushim i nevojshëm për të përdorur tualetin. Kam në dispozicion vetëm dy të tillë dhe në një ndeshje me pesë sete më duhet që të marrë insulinën në katër apo pesë raste. Iu thashë se diçka e tillë nuk ishte në rregull dhe se rregullat po më mohonin diçka thelbësore për performancën time.

Dua të kujtoj se në raundin e dytë, e injektova vetë insulinën por menjëherë organizatorët i kapi paniku dhe më bërtitën se nuk mund ta bëja diçka të tillë. Më tha se këtë veprim duhej ta bënte një doktor, por unë e bëj vetë diçka të tillë prej fëmijërisë. Duhet të më lejojnë ta bëj insulinën aty në fushë, por më kanë thënë se duket keq. Por, ju kujtoj se insulina nuk është doping”, u shpreh Zverev.

Pas këtyre deklaratave dhe shqetësimeve të Zverev, organizatorët kanë marrë vendimin që nga ndeshja e radhës, pikërisht çerekfinalja me Etcheverry, gjermani do të mund të injektojë insulinën vetë dhe në fushë pa pasur nevojë të marrë pushim./SSA

Etiketa: tenisZverev

Lajme të lidhura

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste
Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste

15:26 - 19/10/26
Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora dhe Skënderbeu
Sport

Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora dhe Skënderbeu

21:53 - 18/10/26
Ivan Gvozdenović jep dorëheqjen nga Elbasani pas humbjes ndaj Skënderbeut
Sport

Ivan Gvozdenović jep dorëheqjen nga Elbasani pas humbjes ndaj Skënderbeut

11:29 - 18/10/26
Para
Japonia shqyrton heqjen e ndalesës së tatuazheve tek ushtarët

Japonia shqyrton heqjen e ndalesës së tatuazheve tek ushtarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave
Aktualitet

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

15:15 - 20/10/26

Komisioneri i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës pranë Avokatit të Popullit ka publikuar një raport paraprak monitorimi për shoqërimin...

Lexo më shumë
Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë

Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë por jo zgjidhje!

15:05 - 20/10/26
Karriget për studentët,  a është “gjetja” e fundit e Ramës  një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

Karriget për studentët, a është “gjetja” e fundit e Ramës një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

14:59 - 20/10/26
Ndodh edhe kjo! Protestuesi ‘i lutet’ policit: Më godit, se më vjen zor të iki pa shenja në shtëpi!

Ndodh edhe kjo! Protestuesi ‘i lutet’ policit: Më godit, se më vjen zor të iki pa shenja në shtëpi!

14:45 - 20/10/26
Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët

14:30 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com