GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U arrestua me urdhër të SPAK, ja kur del para GJKKO-së Vangjush Dako

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Xhixha plas bombën: Dumani tha se ka lidhje me ministra, prokurorë e deputetë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vangjush Dako, ish-Kryebashkiaku i Durrësit, dhe 8 të arrestuarit e tjerë, ish-funksionarë të kësaj bashkie, pritet të dalin nesër para GJKKO ku do të rivlerësohen masat e sigurisë.

SPAK e akuzon Dakon për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Në njoftimin për mediat, SPAK bën me dije se Dako në bashkëpunim me ish-zyrtarët e tjerë “kanë legalizuar një objekt të ndërtuar para zbardhjes së lejes së ndërtimit, dhe jo sipas projektit të miratuar”.

Bëhet me dije se ish-kryebashkiaku së bashku me drejtorin e firmës së ndërtimit, arkitekten dhe topografët kanë shpërdoruar detyrën, ku citohet se këta të fundit “nuk kanë pasqyruar në dokumentacionin tekniko-ligjor, të objektit të vërtetën në lidhje me kohën kur janë bërë punimet dhe është realizuar ndërtimi, duke bërë që këto akte të jenë të fallsifikuara në përmbajtje”.

Gjithashtu, Dako dhe ish-zyrtarët e tjerë të arrestuar me të, po hetohen se në vitin 2014, Bashkia Durrës ka kryer një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”.

Në funksion të kësaj, Kryetari i Bashkisë Durrës Vangjush Dako ka ngritur një grup pune i përbërë nga shtetasit A.Q., A.T. D.D. dhe B.S. anëtarët e të cilit kanë patur si detyrë, përcaktimin e termave të referencës dhe fondin limit, bazuar në V.K.M. Nr.444 datë 05 Shtator 1994. Në fakt, për shkak të disa gabimeve në llogaritje tarifa e studimit dhe vlera e fondit limit, është llogaritur dhjetë herë më e lartë se sa duhet të ishte, sipas kritereve të Vendimit të Këshillit të Ministrave.

Avokati i Vangjush Dakos në reagimet mediatike e ka cilësuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” si një vendim të marrë nën presion, ndërkohë që shtoi se një prej akuzave është në limitet e parashkrimit.

Nuk dihet nëse GJKKO në seancën e së enjtes do të vlerësojë si të ligjshëm arrestimin apo do të vendosë një tjetër masë sigurie.

Etiketa: arrestimeDakoGJKKO

Lajme të lidhura

Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme
Aktualitet

Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme

11:02 - 06/10/26
Ishte shtruar në spital, e moshuara hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën
Aktualitet

Ishte shtruar në spital, e moshuara hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën

10:42 - 06/10/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Aktualitet

Tabaku: Rama po shkatërron historinë e qytetit, po i merr Tiranës një nga mushkëritë e fundit

10:17 - 06/10/26
Para
Lukaku nuk kthehet në Londër, të dy klubet bisedojnë për të shkëmbyer dy titullarët

Lukaku nuk kthehet në Londër, të dy klubet bisedojnë për të shkëmbyer dy titullarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme
Aktualitet

Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme

11:02 - 06/10/26

Një zjarr ka përfshirë gjatë orëve të vona të natës disa mjete të rënda të një operatori privat, i cili...

Lexo më shumë
Ishte shtruar në spital, e moshuara hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën

Ishte shtruar në spital, e moshuara hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën

10:42 - 06/10/26
Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia

Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia

10:30 - 06/10/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

Tabaku: Rama po shkatërron historinë e qytetit, po i merr Tiranës një nga mushkëritë e fundit

10:17 - 06/10/26
Aksident në Fier! Kamionçina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e ndriçimit, rasti i dytë në pak ditë

Aksident në Fier! Kamionçina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e ndriçimit, rasti i dytë në pak ditë

10:12 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com