GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Ligësia në emrin e Bashës ka fund qiellin

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Amerika e Yuri Kim është një Amerikë e keqpërdorur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ndriçim Kulla

Cili jeni ju zoti Basha? Ngjan si titulli i një filmi i një kohe të vjetër, por që për fat të keq ka ndodhur dje dhe në mes të Tiranës. Si në kohë të errëta, të zymta demokracie, qengji i butë i frymës se tolerancës dhe një politike te re moderniste, që për një dekadë të tërë kërkoi të promovonte një imazh krejt të ndryshëm nga partia e mëparshme e zotit Berisha, më në fund e çori maskën. Marifetet e vulës dhe rrëmbimi i saj me ndihmën e drejtësisë së zotit Rama, për një vit të tërë ai i drejtoi në fshehtësi, jashtë skenës, me duart e Alibejve të puthura nga pushteti. Ata e ndërtuan me pabesi, si skuthë të vegjël të manipuluar nga regjimi i Ramës, pikërisht për të dëmtuar sa me shumë demokratët në zgjedhjet e majit, kalin e trojës së një partie të reduktuar në asht, por që i vjedh partisë së vërtetë se PD së Berishës mundësinë per te pasur numërues, komisioneve dhe logon e saj simbolike.

Kujtuam se ligësia kishte një fund me këtë veprim, por ligësia në emrin e Bashës ka fund qiellin. Si i urdhëruar nga një ëndërr e keqe, por qesharake a nga një zekth përvëlues i ortakërisë me pushtetin, që e kishte ujitur nëndheshëm për vite me radhë, ai shfaqet befas si i mbirë nga hiçi dhe boshllëku në një miting me të rinjtë dhe pionierët e grumbulluar nga regjimi grotesk dhe qesharak. Pëshpërit paturpësinë e radhës për t’u ngritur në revolta, duke harruar se kurrë, për asnjë zgjedhje të humbur prej tij, nuk pati guxuar të bëjë, qëndresë apo denoncim, le pastaj të ngrihet në revolta. Epo lajthitje thamë, e personit te tij arrogant me simptoma autike, i fryrë dhe bosh, jashtë realitetit politik, por edhe qesharakësi e eprorit dhe urdhëruesit të tij, zotit Rama.

Por produktin më të fëlliqur të këtij pseudo politikani sharlatan të trazicionit e bëjnë deklaratat e tij të çartura, që dhunën e orkestruar qartësisht nga ai dhe grupi i tij kundra kolegëve, që llahtarisej t’i mendonte si rival, e që komandohen nga dhoma e butonave të kryeministrit, e quan një debat konstruktiv.

Pritshmëritë e dyshimta – thoshte Shekspiri, të lëndojnë ose të turpërojnë.

Nuk e di, nëse vërtet janë lënduar ose turpëruar deputetët përreth tij, që mbrëmë i fyeu dhe i përdhunoi me marionetat e tij të dhunës, të cilët vazhdojnë të vërtiten rreth “statukuos” edhe ashtu, edhe kështu, pa një mendim politik .

Por për një gjë jam i bindur, se edhe ata përtej pushtetit, që e futën Lulzim Bashën në brazdën e tyre për t’u shërbyer, dyshoj se mbrëmë kanë ndier bezdi të neveritshme për të.

Etiketa: BASHAligesi

Lajme të lidhura

Nga buron suksesi i zotit Dionis Teqja tek gjyqtari Flamur
Breaking Views

Nga buron suksesi i zotit Dionis Teqja tek gjyqtari Flamur

22:08 - 06/05/26
Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it!
OP-ED

Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it!

09:34 - 28/04/26
Pse “gjygjet politike” duhet të jenë me kamera
OP-ED

Pse “gjygjet politike” duhet të jenë me kamera

14:30 - 27/04/26
Para
‘Kemi dhënë shpirtin’, Xhensila dhe Majk po vijnë me një surprizë

'Kemi dhënë shpirtin', Xhensila dhe Majk po vijnë me një surprizë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Ja rrugët që do të bllokohen në disa qytete të vendit
Uncategorized

Turi Çiklistik 2026, ja akset rrugore që do të bllokohen në Tiranë për 5 ditë

13:25 - 15/05/26

Disa akse rrugore në Tiranë do të bllokohen përkohësisht nga data 18 deri në 22 maj 2026, për shkak të...

Lexo më shumë
‘Tërmet’ te Milani/ Cardinale përgatit revolucionin, drejt largimit edhe Igli Tare

‘Tërmet’ te Milani/ Cardinale përgatit revolucionin, drejt largimit edhe Igli Tare

13:14 - 15/05/26
Berisha: Investigimi i ekspertit nxori bllof Ramën! “Diella” është vetëm një avatar bosh

Berisha: Investigimi i ekspertit nxori bllof Ramën! “Diella” është vetëm një avatar bosh

12:47 - 15/05/26
Vizita e Marta Kos në Kosovë, Kurti mesazh Ramës dhe Vuçiç: Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE

Vizita e Marta Kos në Kosovë, Kurti mesazh Ramës dhe Vuçiç: Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE

12:29 - 15/05/26
Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola

Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola

12:20 - 15/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com