GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Lëngjet natyrale që ndihmojnë në ngadalësim të plakjes

20:46 - 08/06/23
në Kuriozitete
Kohë leximi: 3 min
A A
Lëngjet natyrale që ndihmojnë në ngadalësim të plakjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lëngjet mund të jenë një mënyrë e shijshme dhe freskuese për të marrë disa lëndë ushqyese që i nevojiten trupit tuaj, të cilat mund të mos i merrni çdo ditë përmes ushqimit.

Dhe jo vetëm që kanë një shije të mrekullueshme, por është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për t’i marrë këto lëndë ushqyese edhe gjatë ditëve të ngarkuara.

Në fakt ekzistojnë disa lloje lëngjesh që mund të ndihmojnë në ngadalësimin e procesit të plakjes.

Kur flasim për këtë, duhet të theksojnë se këto lëngje duhet të jenë 100% natyrale dhe të mos përmbajnë sheqer ose konservues të shtuar.

E theksojmë këtë, sepse pijet e ëmbla me sheqer, si ato pije të blera në dyqane që nuk janë të freskëta, shpesh lidhen me një rrezik më të madh të obezitetit, sëmundjeve të zemrës, diabeti i tipit 2, sëmundjeve të mëlçisë dhe të veshkave.

Në këtë artikull AgroËeb.org iu njeh me një listë të llojeve që kanë antioksidantë, vitamina dhe minerale specifike për të ruajtur gjallërinë tuaj rinore.

Lëngu i shegës

Shegët janë të mbushura me antioksidantë, si polifenolet, që mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit, luftimin e kancerit dhe uljen e niveleve të larta të presionit të gjakut.

Përveç këtyre përfitimeve, shega është e njohur gjithashtu se ka një efekt unik në ripërtëritjen e qelizave të trupit tuaj.

Lëngu i karrotës

Karotat përmbajnë shumë antioksidantë që mund të përmirësojnë shëndetin tuaj me kalimin e moshës.

Ato janë të pasura me luteinë, e cila ndihmon në përmirësimin e shëndetit të syve dhe trurit.

Ky produkt është gjithashtu i pasur me një antioksidant tjetër të quajtur beta karoten, i cili është një antioksidant që trupi juaj mund ta përdorë për ta kthyer në vitaminë A.

Por, përfitimet e mundshme shëndetësore të beta karotenit nuk ndalen me kaq, pasi një studim të cilit AgroËeb.org iu referua, zbuloi se mund të ketë aftësinë të ndihmojë edhe në uljen e rrezikut të kancerit të prostatës tek meshkujt e rinj.

Lëngu i panxharit

Kjo është një pije e fuqishme që ndihmon në ngadalësimin e procesit të plakjes.

Një studim të cilit AgroËeb.org iu referua, zbuloi se ata që pinin lëng panxhari kishin nivele më të theksuara të një lloji specifik bakteri që ndihmon shëndetin vaskular.

Përqendrimi i lartë i nitrateve që gjenden në panxhar, janë të dobishme në mbajtjen e enëve të gjakut të shëndetshme, ndërkohë që përmirësojnë funksionet e trurit, edhe me kalimin e moshës. Këto efekte vlejnë si për panxharin e gatuar, ashtu edhe për lëngun e panxharit të papërpunuar.  Megjithatë, studimet tregojnë se lëngu i panxharit u zbulua se kishte një ndikim më të madh.

Lëngu i qitros

Likopeni, i cili gjendet tek qitro por gjithashtu edhe tek domatet dhe shalqiri, dihet se ka vlera të shumta shëndetësore, e madje se mund të përmirësojë edhe pamjen e lëkurës tuaj.

Disa studime kanë treguar se likopeni ka efekte “përtëritës” në lëkurë, ai mund të ulë kolesterolin e keq dhe të rrisë nivelet e kolesterolit të mirë, dy faktorë të rëndësishëm në mbështetjen e shëndetit të zemrës.

Lëngu i barit të grurit

Bari i grurit përmban vitaminë C, vitaminë E dhe flavonoide, substanca natyrale që mund të ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të ndryshme.

Bari i grurit është gjithashtu jashtëzakonisht i lartë në klorofil, përbërësi që i jep bimëve ngjyrën jeshile.

Është zbuluar se klorofili ka veti antioksiduese, si dhe ka aftësi të mbrojë trupin tuaj nga efektet anësore negative të kimioterapisë.

Kjo është për shkak të aftësisë së tij për të reduktuar substancat që mund të shkaktojnë kancer. /AgroWeb.org

Etiketa: lengjet

Lajme të lidhura

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Shkeljet e ligjit nga Vangjush Dako janë të dukshme edhe nga satelitët në hapësirë

Detajet, Vangjush Dako është në të njëjtin burg me Lefter Kokën dhe...

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26

Një çift bashkëshortësh, të cilët administrojnë një qendër trajnimi për qen, janë shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, për...

Lexo më shumë
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com