GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Bajrami: Do të jap maksimumin për Kombëtaren, ëndrra ime mbetet…

13:46 - 09/06/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Bajrami: Do të jap maksimumin për Kombëtaren, ëndrra ime mbetet…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja shqiptare po bëhet gati për dy sfidat e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’, ndaj Moldavisë që do të zhvillohet më 17 qershor në shtëpinë e kuqezinjve, ‘Air Albania’ dhe më pas ndaj Ishujve Faroe më 20 qershor në transfertë.

Në prag të sfidës së parë ndaj Moldavisë, futbollisti i Kombëtares, Adrian Bajrami doli këtë të premte në një konferencë për media, ku foli për rikthimin në Kombëtare e për të kaluar më pas te konkurrenca në repartin e mbrojtjes.

I riu vlerësoi kundërshtarët e radhës në kualifikueset e “EURO 2024”, duke theksuar se nuk ka kundërshtarë të lehtë. Gjithashtu Bajrami komentoi edhe raportin me trajnerin Silvinjo dhe për të ardhmen e tij te Benfika.

Rikthimi dhe konkurrenca Jam shumë i lumtur të jem pjesë e Kombëtares përsëri. Është e vërtetë që kam pasur një dëmtim shumë të rëndë. Jam rikuperuar shumë mirë, jam 100 për qind, jam gati. Sa i takon konkurrencës me Gjimshitin dhe Ismajlin, është pjesë e futbollit. Jam shumë mirë dhe jam i angazhuar të bëj maksimumin për të luajtur.

Ftesa dhe raporti me Silvinjon Tani kemi një trajner të ri. Kam biseduar për shumë kohë me Silvinjon, ai erdhi në Portugali të më takonte kur isha i dëmtuar. Kemi pasur një bisedë shumë të mirë. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e kombëtares.

Formacioni A do jem titullar apo jo mbetet për t’u parë, është zgjedhje e trajnerit. Unë do jap maksimumin në çdo stërvitje. Do japim maksimumin si kombëtare, të gjithë. Duhet të kemi besim, sidomos për faktin që luajmë në shtëpi, dhe të bëjmë maksimumin.

Kombinimet e trajnerit në stërvitje Ndihemi shumë mirë. Besoj se trajneri i ka idetë e qarta, gjithmonë në stërvitje na shpjegon se çfarë kërkon prej nesh. Ne gjithmonë i bëjmë në stërvitje dhe mundohemi të bëjmë më të mirën.

Biseda me Silvinjon Ai më tha të mos mërzitem shumë kur isha i dëmtuar. Unë si lojtar i ri, u mërzita, pasi ishte një dëmtim shumë i rëndë. Më tha të mos mërzitem, që më ka në planet e tij, më sheh si të ardhmen. Më dha besim.

Moldavia e Ishujt Faroe të lehta në letër Për mendimin tim nuk ka skuadra të lehta, të gjitha ndeshjet janë të vështira. Ne duhet të japim maksimumin dhe duhet të jemi 100 për qind të fokusuar për atë që do të ndodhë në fushë.

E ardhmja  Kam edhe dy vite kontratë te Benfika. Ëndrra ime është të jem pjesë e ekipit të parë të Benfikës. Gjithsesi nuk i duhet futbollit kurrë. Jam në Kombëtare për momentin, pas Kombëtares do të shikojmë si do të jetë e ardhmja.

Etiketa: bajramikombetare

Lajme të lidhura

101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!
Sport

101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!

19:03 - 31/01/26
Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi
Sport

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

18:41 - 31/01/26
Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë ndaj dhe kam lindur për të luftuar
Sport

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë ndaj dhe kam lindur për të luftuar

16:50 - 31/01/26
Para
Vdekja e foshnjës brenda në makinë, babai nën hetim për vrasje nga pakujdesia

Vdekja e foshnjës brenda në makinë, babai nën hetim për vrasje nga pakujdesia

Discussion about this post

TË FUNDIT

101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!
Sport

101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!

19:03 - 31/01/26

Partizani dhe Elbasani kanë ndarë pikët pas një dueli me drithërima deri në sekondat e tij, ku ndodhi pothuajse gjithçka,...

Lexo më shumë
Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

18:41 - 31/01/26
Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26
‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26
Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

17:48 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com