Një vajzë e mitur 6-vjeçare mësohet se ka rënë nga kati i dytë i banesës së saj në Bathore, në Kamëz.
Policia bën me dije se vogëlushja është dëmtuar dhe se po merr mjekim në spital.
“Më datë 09.06.2023, në lagjen nr. 6 në Bathore, është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës një e mitur 6-vjeçare.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Discussion about this post