GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera TEKNOLOGJI

Tesla po përgatitet të hyjë në tregun indian?

15:55 - 09/06/23
në TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A
Tesla po përgatitet të hyjë në tregun indian?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi Tesla ndërpreu papritur negociatat me qeverinë indiane vitin e kaluar, raporti i fundit nga Financial Express erdhi si befasi. Në vitin 2021, Tesla po përgatitej për të filluar shitjen e veturave të saj në Indi, ajo mori homologimin për shtatë modele, me disa vetura të cilat u panë duke u testuar në rrugët indiane.

Megjithatë, në vitin 2022, Tesla braktisi planet e saj, ndaloi së kërkuari për shoëroom-e dhe shpërbëu ekipin e saj lokal. Dukej sikur kompania vendosi të mos përfshihej fare në tregun e Indisë, pasi kërkesa e saj për të ulur tarifën e importit për veturat e saj nga 100 për qind në 40 për qind u refuzua me vendosmëri nga zyrtarët indianë.

Qeveria indiane dëshiron që Tesla të ngrejë fillimisht një fabrikë prodhimi në vend, me zinxhirë furnizimi lokal, dhe vetëm atëherë të fillojë të shesë automjetet e saj. Tesla padyshim donte të fillonte shitjen e veturave të saj menjëherë në këtë vend që të priste që fabrika të përfundonte, raporton Arena EV.

Negociatat u ndërprenë dhe secila palë shkoi në shtëpi e zhgënjyer, por duket se kjo ishte vetëm një taktikë e ashpër negocimi nga Tesla. Pas vizitave të fundit në Indi nga ekipi i Tesla-s, qeveria lokale i ka bërë një ofertë kompanisë dhe kjo ofertë është pranuar në parim, sipas raportit të Financial Express.

Problemi këtu qëndron tek kërkesa e Indisë për një zinxhir furnizimi vendor i cili – kur bëhet fjalë për komponentët e veturave elektrike – nuk ekziston, të paktën jo në shkallen e kërkuar nga Tesla. Me kusht që Tesla të fillojë montimin e veturave të saj në Indi, të gjithë komponentët do të përjashtohen nga detyrimi i importit, për kohëzgjatjen e kërkuar nga kompania për të krijuar lidhje të reja të zinxhirit të furnizimit.

Në atë kohë, furnizuesit kinezë të Tesla-s do të lejoheshin të krijonin sipërmarrje të përbashkëta me kompanitë indiane, dhe si rezultat, të sillnin prodhimin e të gjithë komponentëve në Indi. Këtu po flasim kryesisht për bateritë. Kjo lëvizje padyshim favorizon bizneset indiane dhe hap dritaren që Tesla të krijojë një bazë prodhuese lokale.

Etiketa: tesla

Lajme të lidhura

Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes
Aktualitet

Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes

18:30 - 03/12/25
Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje
Aktualitet

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje

18:15 - 03/12/25
Raporti i OKB-së: IA po rrit hendekun midis vendeve
Aktualitet

Raporti i OKB-së: IA po rrit hendekun midis vendeve

17:10 - 02/12/25
Para
Draft statusi i Asociacionit, BE e gatshme të diskutojë me ekspertë

Draft statusi i Asociacionit, BE e gatshme të diskutojë me ekspertë

Discussion about this post

TË FUNDIT

EMRAT/ Dokumente të falsifikuara në zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria çon në gjyq 3 të pandehurit (SKEMA)
Aktualitet

I dënuar në Francë për trafik droge, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të shqiptarit (Emri)

10:37 - 08/12/25

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Elton Arkaxhiut, i dënuar në Francë për trafik të lëndëve narkotike....

Lexo më shumë
Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit

Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital (Emri)

10:12 - 08/12/25
“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

09:48 - 08/12/25
Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë

Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë

09:16 - 08/12/25
Skandal në Maternitetin e Lushjes, muret dhe tavanet i mbulon myku dhe lagështia

Skandal në Maternitetin e Lushjes, muret dhe tavanet i mbulon myku dhe lagështia

09:06 - 08/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com