GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kadilli: Rikthimi i Bashës në krye të PD thjesht në interes të karrierës së tij

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kuvendi Kombëtar i PD, Kadilli: Njerëzit nuk janë për Berishën, por janë të pakënaqur nga…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fatbardh Kadilli në një intervistë të dhënë për “Tirana Live”, ka komentuar situatën e fundit të ndodhur në Partinë Demokratike.

Kadilli kandidoi përballë Bashës në zgjedhjet e brendshme në PD të mbajtura në verën e 2021-it, ku gjithashtu pjesë e garës ishin edhe Agron Shehaj dhe Edith Harxhi.

Ndërkohë sot pas dy vitesh përplasjesh brenda PD-së, Basha duket se po tenton të marrë drejtimin e asaj që njihet si PD zyrtare ose e vulës, veprim ky që sipas Kadillit, po e bën në interes të karrierës së tij dhe nuk do të sjellë asnjë ndryshim sa i përket ringritjes së PD-së.

Ai gjithashtu ka komentuar deklaratën e Bashës se ai nuk është larguar kurrë nga PD, ku thekson se kjo është e vërteta pasi ai thjesht ka deklaruar një hap pas dhe jo largim.

Sipas Kadillit, asnjë nga ato që ishin në PD gjatë kësaj kohe nuk kanë bërë asgjë dhe ky është një vetë denoncim i vetë atyre që më shumë prefereohen burokratët politike që interesohen për karrierën e tyre.

“Vërtet nuk është larguar dhe largimin e ka deklaruar se është një hap pas. Po thotë një të vërtetë në lidhje me atë. Basha ka ndjekur dhe do të ndjekë agjenden e tij, por dhe pjesa tjetër e PD-së që e kishin skenën bosh, nuk prodhuan politikë, nuk avancuan në ringritjen e partisë, nuk bënë asgjë dhe ky është një vetë denoncim i Bashës dhe i Berishës, që për të prodhuar figura.

Zhvillimet e fundit shikoj si zhvillim të karrierës, nuk është problem bërja e zgjedhjeve, ka shumë nevojë që PD-ja zyrtare të reflektojë për rezultatin e zgjedhjeve, pse iku pjesa e rithemelimit, përse këto njerëz sidomos protagonistët e ngjarjes së 2 ditëve më parë ishin të duartrokitur në dhjetor dhe ishin në këtë parti, çfarë duan të arrijnë. Kur dikush nuk shpreh asgjë politike por vetëm ngroh karrigen nuk kanë asnjë dobi publike për popullin”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka theksuar se në asnjë grupim politik tashmë nuk po e dëgjon në artikulimin e tyre qytetarët që duhet të jenë dhe në fokus. Sipas Kadillit është për të ardhur keq që PD nuk po reflekton mbi realitetin e vet.

“Kemi një vit e gjysmë që po analizojmë se çfarë ndodh me PD ajo që po ndodh është se kanë hequr dorë me vullnet nga reflektimi dhe janë shkëputur nga qytetarët por vetem xhirojnë mbi dy rrota janë parti që me 8 janar u përplasën por për çfarë, se për interes publik nuk po artikulojnë asgjë.

Kjo forcë ka refuzuar që të reflektojë realitetin e vet që më 2013, një parti që refuzon të lexojnë mesazhin e popullit mbetet i refuzuar, pasi nuk e kuptojnë se kanë humbur kontaktin me qytetarët me ndërkombëtarët.

Kjo parti ka nevojë për një projekt politik, dhe që e lidh më shumë me qytetarët. Dëgjoj artikulime nga kolegët se vota e lirë e nxjerr PD nga gjendja nuk ka një gjë të tillë”, ka thënë Kadilli.

Etiketa: BASHAKadilliPD

Lajme të lidhura

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës
Aktualitet

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës

15:22 - 13/05/26
A keni planifikuar ku t’i kaloni pushimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës
Aktualitet

A keni planifikuar ku t’i kaloni pushimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës

14:32 - 13/05/26
Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik
Aktualitet

Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik

14:06 - 13/05/26
Para
Hoti kritikon Kurtin: S’po punohet, tri vite qeverisje pa investime

Hoti kritikon Kurtin: S’po punohet, tri vite qeverisje pa investime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës
Breaking Views

Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës

16:29 - 13/05/26

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të martë vendimin e ri për çmimet tavan të karburanteve në vend. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë
Kriza e karburanteve, IEA: Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord

Kriza e karburanteve, IEA: Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord

15:32 - 13/05/26
Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës

15:22 - 13/05/26
Neuer sulmon Bayern: Po e rishikoj të ardhmen time këtu

Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin

15:11 - 13/05/26
Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë

14:45 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com