Husem Auar është bërë tashmë futbollisti më i ri i skuadrës së Romës.
Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi i kryeqytetit italian ku ka konfirmuar prezantimin e algjerianit 24-vjeçar, i cili ka firmosur një kontratë deri në vitin 2028.
Mourinho e kërkonte prej kohësh mesfushorin, i cili i dha fund këtë sezon aventurës së tij me Lionin në Francë.
Për të kanë qenë të interesuara shumë klube më parë, por duket se këtë vit ishte Roma ajo që e bindi Auarin të shkojë në Itali.
Discussion about this post