GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Goxhaj: Dako, ndër njerëzit më të korruptuar në historinë e Shqipërisë

18:00 - 11/06/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Goxhaj: Rama është fshehur në folenë e qyqes Soros në Paris
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Jam në vendin e krimit”, ka thënë nga bregdeti i Durrësit avokati Altin Goxhaj në FaxNews. Në pamjen pas tij, duken godinat e ndërtuara, për të cilat thotë se janë në kundërshtim me ligjin për sa kohë janë ndërtuar aq pranë bregut të detit.

Me gjithë bujën që bëri, arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit, për Goxhajn është vetëm një shfaqje teatrale, një ndërrim turni duke përmendur këtu daljen nga qelia të ish-ministrit  Samiri Tahiri, ku shton këtu pretendimin që ish-kryebashkiaku ka punuar për të mbledhur vota për Partinë Socialiste gjatë zgjedhjeve të 14 Majit.

Goxhaj: Jam në vendin e krimit. Duken dhe godinat sa afër janë me bregun e detit. Drejtësia është thjesht një teatër i madh. Trupa më e suksesshme teatrale momentale. Është thjesht një shfaqje, Dako punoi 24 orë në ditë për mbledhjen e votave të PS-së që të vazhdonte kontrollin e bashkisë. Doli Saimir Tahiri pastaj u fut Dako, është një ndërrim turni me këto fasadat e tyre.

Avokati Altin Goxhaj, e ka cilësuar më parë Dakon si njeriun kryesor që menaxhonte trafikun e drogës, duke koordinuar bandat, në pikën kryesore të Mesdheut për trafikun e kokainës, që avokati thotë se është Porti i Durrësit.

Ditën që ka dhënë dorëheqjen, kam dhënë një intervistë e cila u mbyllë nga fondacioni Soros, atë ditë prezantova faktin që Dako është si ‘xhuxhi’ te “Game of Throne” i cili bënte të gjitha intrigat dhe ishte njeriu kryesor që menaxhonte gjithë trafikun e drogës, duke kontrolluar të gjitha bandat në qendrën më kryesore që ka Mesdheu për trafikun e Kokainës, që është Porti i Durrësit.

Goxhaj është shprehur që edhe nëse ISIS-i do të kishte shkuar në Durrës, nuk do të kishte shkatërruar aq shumë objekte arkeologjike sa ka bërë ish-kryebashkiaku. Më tej, avokati e cilëson Dakon, si një nga njerëzit më të korruptuar të historisë së Shqipërisë, duke thënë këtu që edhe ky nuk është një arrestim, por një shfaqje për të justifikuar Reformën në Drejtësi.

Ne jemi përballë një vendi të madh krimi, ku mund të kapësh dy elementë, këto godina që janë ndërtuar buzë detit dhe nga ana tjetër ai bulevardi i cili është rikonstruktuar 4 herë nga Dako brenda 3 mandateve. Dako është një nga njerëzit më të korruptuar të historisë së Shqipërisë.

Edhe ISIS-i të kishte ardhur këtu nuk mund të shkatërronte kaq shumë arkeologji sa Dako. Duhet të ishte arrestuar shumë kohë më parë, por nuk ka kush ta arrestojë, ky nuk është një arrestim. Kjo është një shfaqje teatrale për të justifikuar reformën Soros.

Në qelitë e burgut ke plot fukarenj. Ne jemi në një tragjedi-komedi, tragjedia për popullin dhe komedia për elitat. Shqipëria nuk është demokraci, është diktaturë për sa kohë e ruan show-n.

Etiketa: DakoGoxhaj

Lajme të lidhura

Ambasada amerikane njofton qytetarët shqiptarë: Nëse arrestoheni në SHBA, ju hiqet viza
Aktualitet

Ambasada amerikane njofton qytetarët shqiptarë: Nëse arrestoheni në SHBA, ju hiqet viza

14:20 - 10/02/26
Blushi: Vdekje a liri, kjo është e vetmja rrugë për shpëtimin e Shqipërisë
Aktualitet

Protesta e opozitës, Meta thirrje qytetarëve: Tregojani vendin Ramës dhe organizatës së tij kriminale

14:13 - 10/02/26
“Ramës i nxorën kartonin e zi në Bruksel”, Berisha thirrje për pjesëmarrje masive në protestë: Do jetë uragani i shpresës
Aktualitet

“Ramës i nxorën kartonin e zi në Bruksel”, Berisha thirrje për pjesëmarrje masive në protestë: Do jetë uragani i shpresës

13:46 - 10/02/26
Para
“Qiranë ja paguaj unë, bredh me …”, emigranti shqiptar kap të fejuarën me një tjetër

“Qiranë ja paguaj unë, bredh me …”, emigranti shqiptar kap të fejuarën me një tjetër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjykata Speciale e Hagës liron Haxhi Shalën, një nga ish-drejtuesit e UÇK
Kosovë & Rajon

Gjykata Speciale e Hagës liron Haxhi Shalën, një nga ish-drejtuesit e UÇK

15:11 - 10/02/26

Njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, Haxhi Shala, është liruar nga Gjykata Speciale ku po mbahej në paraburgim. Haxhi Shala u...

Lexo më shumë
Pësoi arrest kardiak në timon, kush është polici që humbi jetën në autostradën Tiranë–Durrës

Pësoi arrest kardiak në timon, kush është polici që humbi jetën në autostradën Tiranë–Durrës

14:41 - 10/02/26
Ambasada amerikane njofton qytetarët shqiptarë: Nëse arrestoheni në SHBA, ju hiqet viza

Ambasada amerikane njofton qytetarët shqiptarë: Nëse arrestoheni në SHBA, ju hiqet viza

14:20 - 10/02/26
Blushi: Vdekje a liri, kjo është e vetmja rrugë për shpëtimin e Shqipërisë

Protesta e opozitës, Meta thirrje qytetarëve: Tregojani vendin Ramës dhe organizatës së tij kriminale

14:13 - 10/02/26
“Ramës i nxorën kartonin e zi në Bruksel”, Berisha thirrje për pjesëmarrje masive në protestë: Do jetë uragani i shpresës

“Ramës i nxorën kartonin e zi në Bruksel”, Berisha thirrje për pjesëmarrje masive në protestë: Do jetë uragani i shpresës

13:46 - 10/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com