GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha publikon grafikun: Euro nuk u zhvlerësua nga turizmi, por nga tonelatatat e drogës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha publikon grafikun: Euro nuk u zhvlerësua nga turizmi, por nga tonelatatat e drogës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar kursin e këmbimit të euros me lekun, duke kundërshtuar argumentin se zhvlerësimi i monedhës europiane në Shqipëri vjen si pasojë e rritjes së numrit të turistëve.

Berisha pretendon se rënia e euros lidhet me hyrjen e parave nga aktivitetet kriminale, veçanërisht trafiku i drogës, duke akuzuar qeverinë për fshehjen e këtij fenomeni pas shifrave të turizmit.

Lideri i opozitës e krahasoi të dhënat e viteve 2007 dhe 2022. Sipas shifrave që ai paraqiti, në vitin 2007 Shqipëria kishte rreth 1.8 milionë turistë, ndërsa euro këmbehej me rreth 120 lekë.

“Në vitin 2005 Shqipëria ka pasur 300 mijë turistë në vit. Në vitin 2007 Shqipëria ka pasur rreth 1 milion e 800 mijë turistë në vit. Raporti euro me lekë ka qenë 1 euro 120 lekë, kur Shqipëria kishte pra 1.8 milion turistë. Shkojmë në vitin 2022. Për mashtruesit publikë që u thonë shqiptarëve se euro po bie nga fluksi i turistëve. Në vitin 2022, kur sipas statistikave të narkoqeverisë turistët arritën në 9 milion turistë nga 1.8 milion që ishin, euro konvertohej, jo më me 120, konvertohej me 127 lekë.

Dhe t’i bëjmë një pyetje zotit Guvernator dhe bordit të Bankës: Do mund t’u thoni prapë shqiptarëve se të maskoni narko-euron me turizmin? Urdhëroni zotërinj. Në vitin 2022, euro konvertohej me 127 lekë, pavarësisht nga fluksi i turizmit prej 9 milionë. Që, sipas statistikave zyrtare, se absolutisht nuk e besoj se këta fusin në turistë të gjithë pasagjerët e linjave të lira, të aeroportit të Rinasit. Por po e marr atë shifër. Me gjithë 9 milionë turistë në Shqipëri, euro konvertohej me 127 lekë, pra ishte më e fuqishme sesa në vitin 2007 kur ajo konvertohej me 120 lekë.

Kështu që fluksi, domethënë, zhvlerësimi i euros dhe veçanërisht shiko çfarë rënie, thyerje qafe, nga viti 2022 e këtej, ku bosët e drogës, kartelet e drogës të Shqipërisë kanë pushtuar tregun e kokainës dhe janë transportuesit më kryesorë të saj në Europë, janë kontrolluesit dhe aksionerë kryesorë, ka rënë, këtu thotë 99 se është viti 2024, por sot është tek 91 lekë, 92 lekë”, tha Berisha.

Berisha deklaroi se Banka e Shqipërisë, me të drejtë detyrohet për të mbrojtur euron e Bashkimit Europian në Shqipëri. Sipas tij, jane qytetaret qe i paguajne kete pasoja me rritje te cmimeve.

“Tonelatat që vijnë me kontejner, me kamionë, me avionë, me mënyra të ndryshme, ato e zhdukin lekun nga tregu sepse konvertohen në treg të zi.  Banka, për të shpëtuar euron nga një katastrofë edhe më e madhe, nxjerr në treg sasi kolosale leku.

Këtë e paguajnë xhepat e shqiptarëve. Ndaj dhe në Shqipëri, çmimet po të lexoni, janë rritur këto vite më shumë se në asnjë vend tjetër. Ndaj në Shqipëri çmimet e ushqimeve janë rritur gjashtë herë më shumë se në Bashkimin Europian. Ndaj në Shqipëri pabarazia midis çmimeve dhe rrogave thellohet çdo ditë e më shumë.”, tha kreu i PD.

 

Etiketa: drogaeuroturizmi

Lajme të lidhura

“Do na fshijë historia”/ Spiropali shpërthen ndaj Ramës: Shkopinj gome ndaj 17-vjeçarëve në shesh
Breaking Views

“Do na fshijë historia”/ Spiropali shpërthen ndaj Ramës: Shkopinj gome ndaj 17-vjeçarëve në shesh

22:57 - 26/11/26
Ngjarja në IEVP Burrel/ Drejtoria e Burgjeve jep detaje: I dënuari sulmoi në befasi inspektorin
Aktualitet

Ngjarja në IEVP Burrel/ Drejtoria e Burgjeve jep detaje: I dënuari sulmoi në befasi inspektorin

22:13 - 26/11/26
Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”
Breaking Views

Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”

21:31 - 26/11/26
Para
Dhuna në protesta dhe intimidimet, reagon PDE: Shqipëria po largohet nga rruga e integrimit në BE

Dhuna në protesta dhe intimidimet, reagon PDE: Shqipëria po largohet nga rruga e integrimit në BE

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventusi dhe Milani bëjnë ligjin, Rennes dhe Sparta pësojnë surpriza
Sport

Juventusi dhe Milani bëjnë ligjin, Rennes dhe Sparta pësojnë surpriza

23:29 - 26/11/26

Një mbrëmje me shumë gola dhe rezultate interesante në Europa League. Juventusi dhe Milani shënojnë nga katër gola, Leverkusen fiton...

Lexo më shumë
“Do na fshijë historia”/ Spiropali shpërthen ndaj Ramës: Shkopinj gome ndaj 17-vjeçarëve në shesh

“Do na fshijë historia”/ Spiropali shpërthen ndaj Ramës: Shkopinj gome ndaj 17-vjeçarëve në shesh

22:57 - 26/11/26
Ngjarja në IEVP Burrel/ Drejtoria e Burgjeve jep detaje: I dënuari sulmoi në befasi inspektorin

Ngjarja në IEVP Burrel/ Drejtoria e Burgjeve jep detaje: I dënuari sulmoi në befasi inspektorin

22:13 - 26/11/26
Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”

Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”

21:31 - 26/11/26
Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë

Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë

21:07 - 26/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com