GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VIDEO/ Rama nuk i ndahet Hipotekës: Deputetëve iu del shpirti nga ankesat që marrin…

19:38 - 12/06/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
VIDEO/ Rama nuk i ndahet Hipotekës: Deputetëve iu del shpirti nga ankesat që marrin…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Ne kemi nevojë për një fillim të ri, për një projekt të ri, që të shkojmë përtej Partisë Socialiste, e cila do të jetë qendra e gravitetit, por jo territori ekskluziv. Ne duhet të bashkojmë jo vetëm anëtarët e simpatizantët, por edhe qytetarët që duan të ecin përpara, pa i parë nga ngjyra”, tha Edi Rama, kryeministër dhe kryetar i PS-së, në 32 vjetorin e themelimit të kësaj partie.

Rama foli për një komunitet të ri politik, për një komunitet që shikon problemet reale të gjithkujt, duke kërkuar nga kryebashkiakët e PS-së që të vendosin një mënyrë të re komunikimi me qytetarët që kanë nevojë të dëgjohen.

Kryeministri tha se duhet ti jepet fund metodave të vjetra ku në pushtet penetrojnë individët me dorën e gjatë.

“Ajo shumicë që kapërceu 60 % në Kamëz, Shkodër apo Tropojë, është në kërkim të diçkaje, është në nevojë të diçkaje. Ata e kërkojnë prej nesh, por mos mendoni se do të presin gjatë, mund ti humbasë durimi në pritje”, tha Rama.

Ai u shpreh se mandate i 14 majit do të përfundojë me dhënien e titujve të pronësisë për tokën, do iu japim çertifikatat e pronësisë atyre fermerëve dhe blegtorëve që punojnë në tokat e tyre. “Sa çertifikata kemi dhënë që kur ka dalë ligji? Me gishtat e dorës. S’mund të jenë shqiptarët të kënaqur me ne, kur deputetëve iu del shpirti nga ankesat që marrin për Hipotekat”, tha Rama.

Sipas tij, shqiptarët s’kanë si të jenë të kënaqur me ne, sepse ata po presin zgjidhje, dhe ne duhet ti japim zgjidhje sa më parë.

“Dua të përgëzoj krybashkiakët tanë! Dua tu them se më shumë se merita e tyre rezultati i bujshëm i 14 majit është manifestimi i një pritshmëri të madh njerëzish për një ndryshim të mëtejshëm. Duhet të ndihemi njerëzit më të nderuar dhe privilegjuar që këtë pritshmëri qytetarët e Shqipërisë e lidhin me ne, si e vetmja forcë që përmbush pritshmërinë tyre. shumë largqoftë të mos gënjehemi me madhështinë e hartës politike duke kujtuar se ata që na votuan janë të kënaqur me ne. Jemi përditë në syrin e ciklonit përballë sfidave për të fituar e probleme për të zgjidhur.

Pa e futur thellë gozhdë në kokë sot që na e kanë dhënë tërë këtë besim të vërtetën se shqiptarët nuk kanë sesi të jenë të kënaqur me ne, ne s’do u shpëtojmë shuplakës së tyre nesër kur të na kërkojnë që të na votojnë përsëri. Duhet të projektojeni me të ardhmen duke e nisur reflektimin dhe punë nga vetja siç kemi bërë pas çdo zgjedhje, kur të tjerët kanë humbur dhe kanë bërtitur fitore. Sot ne kemi nevojë për një fillim të ri, për një projekt të ri politik dhe organizativ. Na duhet të shkojmë përtej PS-së ku të krijojmë një hapësirë të re politike dhe sociale. Duhet të hapim rrugë të reja për të bashkua në një komunitet të ri politik anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët e interesuar të ecim para. Prioriteti i prioritetit të qeverisjes vendore do të jetë njerzillëku. Qytetarët janë në pritje të diçkaje, të cilën fati dhe nderi ynë e kërkon prej nesh”, tha Rama.

Etiketa: 32 vjetKryesore1PSRama

Lajme të lidhura

Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares
Aktualitet

Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares

19:09 - 19/02/26
Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera
Aktualitet

Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera

18:32 - 19/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Para
Vdekja e 33-vjeçares, Polonia do specifikojë hapat për abortin

Vdekja e 33-vjeçares, Polonia do specifikojë hapat për abortin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26

Sot në orën 18:45 u luajtën katër ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, dhe rezultatet surprizuese...

Lexo më shumë
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com