Deputetët demokratë Saimir Korreshi dhe Belind Këlliçi debatuan në emisionin ‘Çim Peka Live” lidhur me situatën që po kalon Partia Demokratike. Korreshi, një prej deputetëve që ka qëndruar në atë që njihet si PD zyrtare apo ajo e vulës, pak ditë më parë u shantazhua nga një grup mbështetësish që janë identifikuar si mbështetës të linjë së Lulzim Bashës. Referuar kësaj ngjarjeje, Korreshi tha se në një kohë që flitet për dekomunistizim, PD po sillet si PPSH.
Ndërkohë Belind Këlliçi, i angazhuar me Rithemelimin, tha se ai e kishte pësuar më parë këtë situatë, kur jo vetëm u përjashtua, por i vodhën edhe zyrën që kishte në PD si kryetar i FRPD.
Debatet
Korreshi: “Nuk paska gjë më të keqe, na thoshte gjyshi, po nuk paska gjë më të keqe kur të persekutuarit, kthehen në persekutorë. Dhe kjo është më e dhimbshme. Kur flet për dekomunistizim dhe vepron si Partia e Punës! Ke qenë tërë jetën në tryesni se mungon fjala e lirë dhe pengohet mendimi ndryshe… Këto janë problematika shumë të mëdha që ndodhin. Ëëë… phhh…Nuk e di, jam ndier shumë keq, jo vetëm unë, por gjithë familjarët për gjithë çfarë ndodhi atje, sepse thonë “për çfarë e paskeni bërë tërë këtë punë deri tani?!”
Por, nga ajo situatë, Belind Këlliçi nuk dukej fare i habitur, pasi ai tregoi se e kishte pësuar ca më keq nga Basha që në fillimet e përçarjes, sesa ajo që kishte pësuar tani vonë Korreshi.
Belind Këlliçi: O Saimir, a mund të të bëj vetëm një pyetje dhe më thuaj nëse e kam gabim?! Të ka përjashtuar njeri ty nga procesi? Siç ke kërkuar ti proces gjithëpërfshirës, ti bie dakord që edhe unë kam qenë gjithmonë dakord për këtë qasje, që të kemi një proces të përbashkët.
U krijua artificë e tillë që në një farë mënyre Basha i detyroi, i polarizoi situatat, e karikoi një pjesë të të tijëve që nuk iu duan pala tjetër, ndërkohë që ti sa herë jemi ulur bashkë dhe më tjerë kemi thënë “ore, duhet të jemi të gjithë bashkë, hajde jemi këtu”…
Saimir Korreshi: Po, absolutisht!
Belind Këlliçi: Askush nuk i ka penguar dhe realisht nuk është se të ka penguar njeri Saimir, por ka qenë situata artificiale e tillë për të krijuar një grup mbështetësish që e nxorën kokën sot. Ju keni vuajtur vetë sot në kurriz atë që vuajtën ne pak më përpara.
Mos harro vetëm një gjë Saimir, se nuk më del inati për një gjë të vetme, nga të gjitha gjërat që kanë ndodhur: unë kam qenë kryetar i Forumit, deputet e më kanë vjedhur zyrën brenda në PD, Saimir dhe më kërkonin llogari!!! O Saimir, është e paimagjinueshme ajo që më kanë bërë mua dhe më kërkonin llogari!!!
Saimir Korreshi: Belind, unë të dija që ti ishe komunist, nuk kisha ardhur në Tiranë, me thënë të drejtën! Kjo ishte për batutë, megjithatë mënyra se si u bë procesi në bazë nuk më pëlqeu dhe nuk isha dakord, që të jem i sinqertë….
Belind Këlliçi: Të drejtë ke, po sepse……
Discussion about this post