GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama e konfirmon: Anulohet mbledhja e përbashkët me Qeverinë Kurti. Kosova rrezikon sanksionet

19:50 - 13/06/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama e konfirmon: Anulohet mbledhja e përbashkët me Qeverinë Kurti. Kosova rrezikon sanksionet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama njoftoi anulimin e mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, ndërsa akuzoi homologun Albin Kurti se nuk ka pranuar ndryshimin e formatit të mbledhjes.

Rama tha se i ka propozuar Kurtit që mos kishte një mbledhje Qeverie në formatin e zakonshëm, por një takim në Gjakovë, me pjesëmarrjen e disa prej ministrave më kyç të dy qeverive.
“Ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar dhe pasi kam folur pasdite me shefin e diplomacisë evropiane Borrell, i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në Gjakovë në një format më të ngushtë për të diskutuar për këtë situatë, e cila po e çan në mënyrë dramatike Kosovën me bashkinë euroatlantike, në një pikë të paimagjinueshme ku kjo e fundit ka vënë gishtin në butonin që do të vërë në lëvizjen planin e sanksioneve.

Për fat të keq, më duhet të them se nuk kemi pasur dakordësi me Kurtin për një ndryshim të formatit. Ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe pastaj veç të diskutojmë dhe për këtë, por kjo nuk ëshët e mundur sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës.

Të mund të takohemi për të ballafaqur opinionet në kushtet kur e përsëris, jemi në prag të vënies në lëvizje të planit të masave shtrënguese ndaj një shteti që është krijuar nga ata të cilët qartësisht janë në kushtet e sosjes së durimit.

Kam bërë një përpjekje për t’ju kërkuar dhe pak kohë, e kam marrë edhe pak kohë, por nëse nuk e shfrytëzojmë këtë kohë për një sens të përbashkët mes të gjithëve, kam shumë frikë se plani që është një plan realisht shumë i rëndë për Kosovën, do të vihet në lëvizje”, tha Rama.

I pyetur sepse Qeveria shqiptare nuk pranon zhvillimin e mbledhjes së përbashkët, kur nga Qeveria e Kosovës, është thënë se nuk ka asnjë problem, Rama tha se Shqipëria nuk është ufo që operon e vetme, por është pjesë e familjes euro-atlantike.

“Ne kemi marrëdhënieve vëllazërore me Kosovën, por i përkasim bashkësisë euro-atlantike. Ky është një moment mjaft i rëndë për Kosovën, e cila po kërcënohet nga një arsye e mos arsyes dhe nga një mënyrë e gabuar strategjike”, tha Rama.

Kryeministri Rama tha se Kosova po hyn në një kurs përplasjeje dramatike me përfaqësinë euro-atlantike.

Etiketa: KosovaKryesore1KurtiqeveriaRama

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Aksident i rëndë, 15 të vdekur

Aksident i rëndë, 15 të vdekur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com