GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Pas “pushtimit” të Europës, Haaland ndërmerr një mision më të komplikuar

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas “pushtimit” të Europës, Haaland ndërmerr një mision më të komplikuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland, iu bashkua grumbullimit të skuadrës norvegjeze të martën për ndeshjet kundër Skocisë, këtë të shtunë, 17 qershor dhe Qipros, të martën, 20 qershor, për kualifikuese e “Euro 2024”.

Kjo, pasi mori pjesë të hënën në festimet e ekipit të tij për fitoren të shtunës së kaluar në finalen e Champions League kundër Interit (1-0). Ylli norvegjez, i cili kishte leje për t’u bashkuar me kombëtaren më vonë se shokët e tij, u ul të martën pasdite në aeroportin e Oslos, me një avion privat, me të dashurën dhe miqtë e tij.

Norvegjia, e cila bën pjesë në të njëjtin grup me Spanjën, do të përballet këtë të shtunë kundër  Skocisë dhe të martën kundër Qipros, të dyja në shtëpi, dy angazhime të rëndësishme për t’u ngjitur në renditjen e grupit A, ku është e treta me një pikë të vetme në dy ndeshje, pas Spanjës (3) dhe Skocisë (6).

Haaland, i cili mungoi në humbjen kundër Spanjës dhe barazimin në Gjeorgji për shkak të dëmtimit, duket thelbësore për shpresat e Norvegjisë, por trajneri Ståle Solbakken e kupton se ylli i Cityt ka munguar për dy ditë duke festuar me shokët e tij.

“Është e rëndësishme që ai të pushojë dhe të asimilojë euforinë, që ka bërë diçka të mirë me shokët e tij për dhjetë ose njëmbëdhjetë muaj. Duhet të relaksohet për 48 orë ose çfarëdo tjetër,”- tha trajneri norvegjez në një konferencë për shtyp të martën, duke aluduar për udhëtimin e sulmuesit me pjesën tjetër të ekipit të tij për të festuar në Ibiza (Spanjë).

Solbakken ishte dashamirës me Haaland dhe pranoi se ai nuk do t’i mbajë atij një fjalim “si Al Pacino” në ‘Any Given Sunday’ për ta motivuar atë për të shtunën, por se bëhet fjalë për “mendje të shëndoshë”.

“Pushim, gjumë dhe stërvitje taktike. Më duhet ta respektoj se ndoshta duhet t’i japim një kthesë të ndryshme, duke parë se çfarë ka kaluar,”- tha ai për Haaland, duke mos patur dyshime për sulmuesin e tij yll: “Jam i sigurt se ai do të jetë gati.”

Etiketa: haalandManchester CityNorvegjia

Lajme të lidhura

Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët
Sport

Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

18:16 - 01/08/26
Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën
Sport

Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën

16:26 - 01/08/26
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta
Sport

Infantino tërhiqet pas revoltës në futbollin botëror, FIFA anulon planin për investimet private

08:34 - 01/08/26
Para
Vasili: Pas ajrit, edhe uji është në gjendje të rëndë në Tiranë

Rama njofton anulimin e mbledhjes së qeverive, Vasili: Edi Vuçiç e di Kosovën...

Discussion about this post

TË FUNDIT

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira
Aktualitet

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26

Një i ri me aftësi të kufizuara preku me fjalimin e tij nga sheshi i protestës kombëtare në ditën e...

Lexo më shumë
Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

20:24 - 01/08/26
“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

20:16 - 01/08/26
Aktivisti Arben Kola: Do e hedhim Ramën jo vetëm nga karrigia, por do e shpallim edhe ‘non grata’ për tradhti

Aktivisti Arben Kola: Do e hedhim Ramën jo vetëm nga karrigia, por do e shpallim edhe ‘non grata’ për tradhti

19:55 - 01/08/26
Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”

Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”

19:40 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com