GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Salianji-Ramës: Shqipëria duhet të mbështesë Kosovën, ke aleancë me Vuçiç

20:49 - 13/06/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Salianji-Ramës: Shqipëria duhet të mbështesë Kosovën, ke aleancë me Vuçiç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Ervin Salianji, uke reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, tha se ai bëri përgjegjës Kryeministrin Albin Kurti dhe shkarazi përmendi Aleksandar Vuçiç.

Në studion e News24, Salianji tha se kemi dy kryeministra shqiptarë që nuk merren vesh, duke shtuar se duhet të jemi një zë i fuqishëm që mbështet Kosovën.

Salianji i cilësoi deklaratat e Edi Ramës për situatën në Veri të Kosovës si një përpjekje mjerane për vëmendje, goditje ndaj interesave të Shqipërisë dhe Kosovës më shumë.

Ai foli për një aleancë mes Ramës dhe Vuçiçit dhe kujton se kur Presidenti serb ishte para presioneve për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, kryeministri shqiptar nuk mbajti asnjë konferencë.

“Kjo është një ngjarje e rëndë. Është një lëvizje e rëndë në drejtimin e marrëdhënieve të dy vendeve. Dy kryeministra shqiptarë që nuk merren vesh me njeri-tjetrin. Në kushtet kur priten që Shqipëria të jetë pjesë e rëndësishme e ndihmës ndaj Kosovës, e vendos në pozitë më të vështirë Kosovën.

Nëse kjo është një ngjarje me pasoja të rënda për Kosovën, Shqipëria duhet t’i jetë afër dhe Shqipëria duhet të jetë një zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës dhe kur bën gabime, jo kur ka kërkesa të drejta.

Flasim për një situatë kur në Kosovë po hyjnë disa kryebashkiakë me legjitimitet të ngujuar, në Shqipëri në 2019 hynë kryebashkiakë me legjitimitet të ngujuar me polici.

Goditjet që i jep Kosovës nuk ka rëndësi marrëdhëniet personale, bashkërendimi i institucioneve të Kosovës me faktorin ndërkombëtar duhet të jetë i domosdoshëm, por kjo nuk duhet të bëjë që kryeministri i Shqipërisë të flasë gjatë gjithë kohës për gabimet e kurthit dhe ta përmendë shkarazi Vuçiçin kur sot u arrestua një kriminel serb që godiste ushtarët e KFOR-it. Janë banda të organizuara nga shteti serb.

Nëse ka ngjarje të tilla, përplasje egosh personale, apo përpjekjesh për të marrë vëmendjen, apo t’i japim një dorë mikut Aleksandar, mbledhjet nuk kanë asnjë lidhje. Nuk zhvillohen mbledhjet për këtë çështje, as për Asociacionin, zhvillohen mes dy qeverive për të krijuar të gjitha facilitetet për një komb, për të kaluar drejt unifikimit”, tha Salianji.

Lidhur me paralajmërimin e Ramës se Kosova mund të përballej me sanskione, Salianji tha se jemi në një situatë ku në çdo rast, nëse të gjitha vendet e tjera do të dilnin me reagime të forta kundër Kosovës, Shqipëria do duhet të ishte zëri kryesor në mbrojtje të saj. Nuk mund të jetë lehtësuese e Serbisë.

“Kryeministri i Shqipërisë mban qëndrime në favor të Serbisë, reagim të ashpër, të fortë, dëmton dhe në arenën ndërkombëtare Shqipërinë, e bën qesharake vendimmarrjen e tij në raport me gjithë situatën. Ka një binom në këtë rajon dhe një aleancë të fshehtë ose publike mes Aleksandrit të Serbisë dhe Ramës së Shqipërisë.

Nëse ka të bëjë me faktorin ndërkombëtar, dje lexova Escobar që thoshte se Kurti është partneri ynë.

Kur Vuçiç ka pasur presion për të vendosur sanksione ndaj Rusisë nga faktori ndërkombëtar, Rama nuk ka dalë në ndonjë konferencë të jashtëzakonshme. Është përpjekje mjerane për vëmendje, goditje ndaj interesave të Shqipërisë dhe Kosovës më shumë. Imagjino se çfarë entuziazmi ka Aleksandri i Serbisë. Së pari, konsultohet me Albin Kurtin për draftin”, tha Salianji.

Etiketa: Kryesore1RamaSalianjiVucic

Lajme të lidhura

ANSA: 52 udhëheqës të botës të ftuar në Bordin e Paqes, vetëm 7 prej tyre kanë pranuar ftesën
Breaking Views

ANSA: 52 udhëheqës të botës të ftuar në Bordin e Paqes, vetëm 7 prej tyre kanë pranuar ftesën

22:48 - 20/01/26
E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës
Aktualitet

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

21:50 - 20/01/26
Ish-oficeri i policisë vrau dy vetë më 1997, pas 29 vjetëve dënohet me 23 vjet burg
Aktualitet

Ish-oficeri i policisë vrau dy vetë më 1997, pas 29 vjetëve dënohet me 23 vjet burg

20:50 - 20/01/26
Para
Edhe këshilltari personal i Donald J. Trump, i akuzuar

Edhe këshilltari personal i Donald J. Trump, i akuzuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Interi tre humbje radhazi, Arsenali fiton 1-3 në ‘San Siro’, dështojnë PSG dhe Napoli
Breaking Views

Champions League/ Interi tre humbje radhazi, Arsenali fiton 1-3 në ‘San Siro’, dështojnë PSG dhe Napoli

23:19 - 20/01/26

Këtë të martë u zhvilluan nëntë ndeshjet e para të vlefshme për raundin e shtatë në fazën e ligës së...

Lexo më shumë
Vinicius shkëlqen në ndeshjen me 7 gola, Reali u kthehet fitoreve në Champions

Vinicius shkëlqen në ndeshjen me 7 gola, Reali u kthehet fitoreve në Champions

23:03 - 20/01/26
ANSA: 52 udhëheqës të botës të ftuar në Bordin e Paqes, vetëm 7 prej tyre kanë pranuar ftesën

ANSA: 52 udhëheqës të botës të ftuar në Bordin e Paqes, vetëm 7 prej tyre kanë pranuar ftesën

22:48 - 20/01/26
Bodo/Glimt befason Manchester City-n e Pep Guardiolës, Rodri turpërohet me karton të kuq

Bodo/Glimt befason Manchester City-n e Pep Guardiolës, Rodri turpërohet me karton të kuq

22:01 - 20/01/26
E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

21:50 - 20/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com