GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tirana ka dalë në pension, mediat serbe jehonë deklaratave të Ramës kundër Kurtit

23:06 - 13/06/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Tirana ka dalë në pension, mediat serbe jehonë deklaratave të Ramës kundër Kurtit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat anulimin e mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Rama tha se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk kishte pranuar ndryshimin e formatit të mbledhjes, ndërsa artikuloi akuza në drejtim të tij, lidhur me përplasjen që kishte shkaktuar me aleatët euro-atlantik për shkak të menaxhimit të situatës në Veri.

Deklarata e Ramës ka pasur jehonë në mediat serbe ku në një artikull thuhet se “Tirana ka dalë në pension”, referuar anulimit të mbledhjes së dy qeverive.

Shkrimi i Alo.rs:

Është anuluar mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së institucioneve të përkohshme të Prishtinës, e cila është dashur të mbahej nesër në Gjakovë.

Sipas tij, kabineti i kryeministrit shqiptar Edi Rama njoftoi se ai do të mbajë një konferencë për media në orën 19:30, por nuk dihet nëse ka lidhje me atë vendim. Rama ka thënë së fundi se ka shkruar një draft të planit për formimin e Unionit të Komunave Serbe në veri të Kosovës dhe Metohisë dhe se atë draft ia ka përcjellë presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz, si dhe Presidentit të Këshillit Charles Michel dhe “palës amerikane”.

Kurti tha sot se para përfaqësuesve ndërkombëtarë ka dorëzuar propozimin e tij prej pesë pikash për zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës dhe Metohisë, ndër të cilat është shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të krahinës. Kurti tha gjithashtu se Rama në vend që të paraqesë propozim për draft-statutin e Bashkimit të Komunave Serbe (ZSO), duhet të dalë me një propozim për pakicën shqiptare në Serbi.

Tensionet në veriun e Kosovës nisën më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq të vendosen në objektet komunale, me rezistencën e banorëve lokalë. Në tri këto komuna, vetëqeverisja lokale që funksionon sipas sistemit të Kosovës, është e vendosur në të njëjtat objekte ku punojnë edhe autoritetet paralele serbe. Vetëm në Mitrovicën e Veriut, komuna e Kosovës është e ndarë fizikisht nga ajo serbe dhe atje nuk kishte protesta. Protestat u përshkallëzuan në dhunë më 29 maj, kur grupe qytetarësh serbë u përleshën me ushtarë të KFOR-it në Zveçan. Dhjetëra të plagosur u raportuan në të dyja anët.

Popullata serbe në veri i bojkotoi zgjedhjet e prillit, nga të cilat dolën kryetarët shqiptarë. Përfaqësuesit politikë serbë e justifikuan bojkotimin me, mospërmbushjen e kërkesës së tyre për më shumë autonomi.

Kosova dhe Serbia fajësojnë njëra-tjetrën për përshkallëzimin e situatës, komuniteti ndërkombëtar kërkon nga Kosova të organizojë zgjedhje të reja lokale, t’i tërheqë kryetarët shqiptarë dhe policinë nga veriu, si dhe të kthehet në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë duke dorëzuar një draft-statut për Asosacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Por ky veprim e Ramës nuk është pritur mirë as nga Kosova dhe as nga Serbia, të cilët i kanë kërkuar Ramës që të mos ndërhyjë në çështjen e Asocacionit.

Etiketa: Kryesore1Media serbeRamaVucic

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren
Aktualitet

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26
Para
Perez i gatshëm që të bëjë ofertën e çmendur për Mbappe

Perez i gatshëm që të bëjë ofertën e çmendur për Mbappe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com