GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Akuzat për bllokimin e llogarive bankare, FSHF: ‘Panorama Sport’ mashtron për interesat e pronarëve

13:50 - 24/11/21
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Vendimet e Komisionit të Disiplinës, e pësojnë ekipet “big”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar ndaj lajmit të ‘Panorama Sport’ që pretendon se institucionit më të lart të këtij sporti në vendin tonë i janë bllokuar të gjitha llogaritë, pasi sipas kësaj mediaje ka kryer transferta bankare në drejtim të klubit të Tiranës në llogari private dhe në shkelje me vendimin e  Zyrës Përmbarimore.

Në njoftimin e FSHF-së për mediat bëhet me dije se ‘Panorama Sport’ është duke trilluar dhe sipas këtij institucioni qëllimi i vetëm i kësaj mediaje është prishja e imazhit të Federatës dhe shton që prej muajsh ka bërë presione të vazhdueshme.

“Shprehim keqardhjen më të thellë për degjenerimin e kësaj media që po përdoret nga botuesi si mashë për të goditur dhe përbaltur institucionin e futbollit shqiptar. Prej muajsh kemi refuzuar t’i përgjigjemi fletërrufeve që vinin nga kjo media, sepse fokusi jonë e energjitë tona janë të orientuara te puna dhe jo përgjigja ndaj presioneve apo tentativave për gjobëvënie.”-thuhet në këtë reagim.

Njoftimi i Federatës Shqiptare të Futbollit:

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të sqarojë opinionin publik dhe mediat në lidhje me një trillim të fabrikuar ditën e sotme në gazetën “Panorama Sport”. Në këtë artikull, ku predominon shantazhi dhe që përbaltja shitet si profesionalizëm, thuhet se FSHF-ja gjendet në kolaps financiar, me rrogat që kalojnë me vështirësi prej muajsh, se llogaritë bankare të institucionit të futbollit në Shqipëri janë të bllokuara apo paratë që vijnë nga UEFA për klubet kalojnë në llogari të dyshimta. Shprehim keqardhjen më të thellë për degjenerimin e kësaj media që po përdoret nga botuesi si mashë për të goditur dhe përbaltur institucionin e futbollit shqiptar. Prej muajsh kemi refuzuar t’i përgjigjemi fletërrufeve që vinin nga kjo media, sepse fokusi jonë e energjitë tona janë të orientuara te puna dhe jo përgjigja ndaj presioneve apo tentativave për gjobëvënie.

Federata Shqiptare e Futbollit informon se në artikullin e publikuar ditën e sotme nuk ka asnjë të vërtetë të vetme! Llogaritë e FSHF-së në bankat e nivelit të dytë në vend nuk janë të bllokuara dhe kjo mund të vërtetohet lehtësisht nga kushdo.

Në të njëjtën kohë dëshirojmë të saktësojmë se në marrëdhëniet e Federatës së Futbollit me anëtarët e saj, në asnjë rast të vetëm, nuk ka pasur transfertë bankare në llogari private apo të dyshimtë, siç pretendon kjo media. Çdo transfertë bankare është kryer në llogaritë zyrtare të klubeve. Institucioni i futbollit në vend është ndër të paktat institucione që të gjithë veprimtarinë financiare e kryen nëpërmjet sistemit bankar, duke qenë transparent dhe duke paguar çdo detyrim ndaj autoriteteve shtetërore. Federata nuk ka asnjë konflikt apo detyrim ndaj asnjë Zyre Përmbarimore në Republikën e Shqipërisë dhe aq më pak të ketë ndonjë kolaps financiar siç pretendohet në fletërrufenë e sotme.

Më e pakta që fletushka “Panorama Sport” do duhej të bënte, ishte të kontaktonte Departamentin e Marrëdhënieve me Publikun në FSHF për një reagim në lidhje me këto akuza të pretenduara. Në asnjë moment nuk ka mbërritur një kërkesë për informacion. Ky do duhej të ishte minimumi në respekt të gazetarisë.

Federata Shqiptare e Futbollit është e përkushtuar për të vijuar misionin e saj për përmirësimin dhe rritjen e mëtejshme të futbollit shqiptar, duke përmirësuar infrastrukturën, duke punuar për futbollin e fëmijëve dhe femrave, për rritjen e kapaciteteve njerëzore në tregun e futbollit. Ne nuk kemi kohë për të humbur me shpifje dhe tentativa gjobëvënëse nga individë apo media që kanë interesa okulte.

Federata Shqiptare e Futbollit është e detyruar t’u drejtohet organeve të drejtësisë për t’i dhënë fund këtyre praktikave përlbaltëse ku nuk mbahet përgjegjësi për dëmin që i shkaktohet institucionit dhe futbollit shqiptar./Gijotina.com

Etiketa: fshfsmashtrimpanorama sport

Lajme të lidhura

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
Para
Infektohen nxënësit, mbyllet klasa në Këlcyrë

Infektohen nxënësit, mbyllet klasa në Këlcyrë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

11:55 - 07/04/26

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka denoncuar se maxhoranca po tenton që ta kalojë me shpejtësi projektligjin për Portet, që...

Lexo më shumë
“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com