GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Garancia për Edi Ramën, Vuçiçin dhe Sorosin është Trepça e Kosovës!

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Marrëveshja e Ohrit, Bytyçi: Ja pse është në favor të Serbisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Enver Bytyçi

Kryeministri Edi Rama anuloi dje mbledhjen e përbashkët të dy qeverive asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës. Nuk u anulua një takim midis të dy kryeministrave, por një veprimtari e përbashkët e dy qeverive. Ishte punuar gjatë për ta përgatitur këtë mbledhje. Ishte dekoruar dhe salla e mbledhjes me logon “Të përbashkuar”! E tash?! A mund të thuhet se Kosova dhe Shqipëria janë të përbashkuar?

Po të pyesësh Baton Haxhiun, Berat Buzhalën dhe buzhalat e tjerë që i ka për zemër Blendi Fevziu, fajtor për këtë situatë është Albin Kurti. Madje, nëse i referohemi Batonit, Rama po bën “më të mirën për Kosovën”! Po cila është e vërteta?

  1. Vendimi u mor disa orë para nisjes së mbledhjes së përbashkët. Kjo i rrëzon të gjitha arsyet që paraqiti kryeministri i Shqipërisë për anulimin e mbledhjes. Albini kishte raporte të njëjta me ndërkombëtarët që prej 26 majit. Mbledhja u anulua vetëm pasi kryeministri i Kosovës refuzoi dhe “përqeshi” propozimin e Ramës për draft – statutin e Asosacionit serb në Kosovë. Kjo do të thotë se anulimi i kësaj mbledhjeje është produkt i egos së Edi Ramës dhe refuzimit të tij për çka deklaroi kryeministri Kurti. Ishte si të thuash vendosje sanksionesh nga qeveria shqiptare, pse Kurti është kundër ideve fashiste të tjetërsimit të territoreve, të kryeministrit shqiptar.
  2. Mbledhja u anulua menjëherë pasi u arrestua kreu i bandave serbe në veri të Kosovës. Nëse Vuçiç do të kishte një takim me Kurtin, edhe ai do ta anulonte atë takim në rastin e arrestimit të një kapobande në veri të Kosovës, thjesht se kapobanda i përket nacionalitetit serb. Kjo do të thotë se zoti Rama është konsultuar dhe anulimin e mbledhjes e ka bërë si shenjë respekti dhe besnikërie ndaj vijës politike të presidentit të Serbisë ndaj Kosovës.
  3. Zoti Rama thotë se “Në mes Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar, unë zgjedh bashkësinë ndërkombëtare”! Enver Hoxha e ka thënë publikisht se midis Kosovës dhe Jugosllavisë së Titos, zgjidhte Jugosllavinë bashkë me Marshall Titon. Pastaj ai thoshte se midis Kosovës dhe Internacionales Komuniste dhe shtetit Bolshevik Stalinist, zgjidhte këtë të fundit. Dhe në fund Hoxha thoshte se midis Kosovës dhe Kinës, zgjidhte miqësinë me kinezët! Kur më në fund u prish me kinezët përfundoi “te dashuria për Kosovën”! Ose u mbështet te nacionalizmi folklorik. Gjithçka për pushtet!

Zoti Rama do të bëjë të njëjtën gjë, nëse ndërkombëtarët do ta lëshojnë. Dhe ai e di se tashmë është i lëshuar. Po bën provën gjenerale, duke shitur Kosovën te Serbia e të Soros, me qëllim që t’i shpëtojë dosjes McGonigal dhe skandaleve të tjera. Po ashtu Vuçiç! Të dy janë në të njëjtën paketë. Të dy po shkojnë drejt greminës. Të dy në momentin e keq do t’i drejtohen nacionalizmit si varkë shpëtimi.

Mbi gjithçka tjetër për këta është pushteti dhe pasuria! Të tjerat shumëzohen me zero! Trepça u jep atyre garanci!

Etiketa: Enver BytyciOpinion

Lajme të lidhura

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën
OP-ED

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën

09:57 - 29/09/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë

07:48 - 18/09/26
“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?
Breaking Views

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?

22:09 - 05/09/26
Para
Kurti flet për situatën në Kosovë: Veriu ka nevojë për zgjedhje të lira

Rrëmbimi i 3 policëve në Veri, reagon Albin Kurti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gazment Bardhi pas shkarkimit të Veliajt: Sot ra simboli i korrupsionit, nesër vjen radha e të tjerëve
Aktualitet

‘Trimërohet’ Veliaj nga burgu, kundër Ramës për hartën e re territoriale: Pezulloni ndarjen e bashkive (Letra)

11:25 - 01/10/26

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sfiduar Edi Ramën nga burgu, duke i dalë kundër për hartën e re territoriale. Veliaj kërkon...

Lexo më shumë
“Të falënderoj për kontributin dhe të kërkoj falje”, presidenti Duka uron Ismajlin për ditëlindjen

“Të falënderoj për kontributin dhe të kërkoj falje”, presidenti Duka uron Ismajlin për ditëlindjen

11:14 - 01/10/26
Falsifikuan mbi 1 mijë hektarë, në pranga dy ish-drejtorë të Kadastrës Fier dhe një biznesmen (Emrat)

Tjetërsimi i pronave/ Fundoset biznesmeni Kastriot Hasko, i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”

10:58 - 01/10/26
Berisha në Strasburg: Ndëshkimi i narkoshtetit në Shqipëri si dhe i atyre që e ndërtuan, janë kushte për lirinë e mediave

Berisha në Strasburg: Ndëshkimi i narkoshtetit në Shqipëri si dhe i atyre që e ndërtuan, janë kushte për lirinë e mediave

10:52 - 01/10/26
Rama të japë llogari! PD kërkon mocion me debat mbi skandalin e SHISH-it, PS kundër: Çështja t’i lihet SPAK-ut

Rama të japë llogari! PD kërkon mocion me debat mbi skandalin e SHISH-it, PS kundër: Çështja t’i lihet SPAK-ut

10:38 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com