GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Nis “count-down” i kampionatit europian 2024

20:37 - 14/06/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Nis “count-down” i kampionatit europian 2024
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas një viti do të luhet topi i parë i kampionatit europian të futbollit, që rikthehet pas më shumë se 3 dekadash në Gjermani. Vendi teuton do të presë turneun nga 14 qershori deri më 14 korrik 2024, në 10 qytete, pa kërkuar as ndërtimin e stadiumeve të rinj, duke parë që stadiumet e Botërorit 2006, janë në kushte fantastike.

“Jam i lumtur që jemi të gjithë këtu, për të filluar me entuziazëm, me besimin se gjithçka po shkon mirë dhe se do të arrijmë edhe rezultate të mira”,- tha kancelari Olaf Scholz.

Kancelari gjerman, duke mbajtur lart një fanellë të zbukuruar me sloganin “një lojë në shtëpi për Evropën”, shoqërohej nga ministrja e Brendshme, Nancy Feiser, presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Bernd Neuendorf dhe drejtori i turneut, Philipp Lahm, ndër të tjera në kopshtin e kancelarisë dhe me trofe para tyre.

Gjermania ka një mori stadiumesh, që organizojnë rregullisht ngjarje ndërkombëtare, nga “Allianz Arena” e Bayern Munich deri te “Signal Iduna Park” i Borussia Dortmund, dy prej të cilave do të riemërohen për turneun.

“Allianz Arena”, e cila gjatë turneut do të quhet “Munich Football Arena”, do të presë ndeshje për të dytin Euro radhazi, pasi ishte i vetmi stadium gjerman gjatë “Euro 2020” të zgjeruar në vitin 2021 për shkak të pandemisë. Këlni, Shtutgarti, Frankfurti, Dyseldorfi, Hamburgu, Gelsenkirchen, Leipzig dhe Berlini do të jenë gjithashtu nikoqir i ndeshjeve vitin e ardhshëm.

🏟️😍

🪽 Fly though the venues for #EURO2024 🇩🇪 pic.twitter.com/cS1rvzbAFe

— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 14, 2023

“Ky do të jetë një kampionat evropian shumë i veçantë, sepse ne mund të zhvillojmë struktura që janë tashmë atje,”- tha Scholz. “Kjo është diçka e veçantë, fakti që nuk duhet të ndërtosh gjithçka. Stadiumet janë aty, transporti publik mund të përballojë shifrat e mëdha,”- shtoi ai.

Presidenti i DFB-së pa edhe përfitime të mëdha potenciale për klubet amatore: “Është e rëndësishme për futbollin në Gjermani në tërësi. Ne priremi të fokusohemi shpesh te futbolli profesionist, por ky turne duhet të jetë i gjerë dhe specifik për 25.000 klubet që kemi në Gjermani. Ky entuziazëm duhet të transmetohet te amatorët”,- tha Neuendorf.

Ky do të jetë turneu i parë i madh i futbollit në vend që nga Kupa e Botës 2006, e cila ndezi një valë emocionesh në të gjithë vendin. Më shumë se një milion njerëz u gjendën në zonat e tifozëve në të gjithë vendin për të parë ndeshjet.

Gjermania Perëndimore priti Kampionatin Evropian në vitin 1988. Finalja e turneut është planifikuar për më 14 korrik në stadiumin Olimpik të Berlinit.

Etiketa: Euro 2024

Lajme të lidhura

Champions League/ Interi tre humbje radhazi, Arsenali fiton 1-3 në ‘San Siro’, dështojnë PSG dhe Napoli
Breaking Views

Champions League/ Interi tre humbje radhazi, Arsenali fiton 1-3 në ‘San Siro’, dështojnë PSG dhe Napoli

23:19 - 20/01/26
Vinicius shkëlqen në ndeshjen me 7 gola, Reali u kthehet fitoreve në Champions
Breaking Views

Vinicius shkëlqen në ndeshjen me 7 gola, Reali u kthehet fitoreve në Champions

23:03 - 20/01/26
Bodo/Glimt befason Manchester City-n e Pep Guardiolës, Rodri turpërohet me karton të kuq
Breaking Views

Bodo/Glimt befason Manchester City-n e Pep Guardiolës, Rodri turpërohet me karton të kuq

22:01 - 20/01/26
Para
“Lufta ka lënë një gjurmë gjaku në gjithë Ukrainën”, Borrell: Jemi të shqetësuar për…

Tensionet në Veriun e Kosovës, kërkohet dorëheqja e Borrell: Stop forcimit të autokratëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qarkullonte i armatosur në automjet, arrestohet 39-vjeçari në Kavajë
Aktualitet

Qarkullonte i armatosur në automjet, arrestohet 39-vjeçari në Kavajë

09:01 - 21/01/26

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kavajës, pasi akuzohet se qarkullonte i armatosur në makinë. Sipas policisë...

Lexo më shumë
Rikthehen reshjet e borës në qarkun e Dibrës, vështirësohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

Rikthehen reshjet e borës në qarkun e Dibrës, vështirësohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

08:48 - 21/01/26
Kurti uron Ditën e Flamurit: Sytë i kemi nga “Nëntori i Tretë”, amaneti i atdhetarëve do të përmbushet

Albin Kurti në Davos: Kosova dhe Shqipëria vërtetë janë dy shtete, por mbeten një komb!

08:38 - 21/01/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 21 Janar, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:08 - 21/01/26
“Zbardhet” Kukësi, qyteti përfshihet nga reshje të dendura të dëborës

“Zbardhet” Kukësi, qyteti përfshihet nga reshje të dendura të dëborës

07:59 - 21/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com