GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Balliu thirrje SPAK: Mos u merrni me shoferat, hetoni Ardi Veliun

15:49 - 15/06/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: 200 fëmijë shqiptarë janë zhdukur në Britani, Rama hesht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu në një deklaratë për mediat ka reaguar për urdhër arrestet e SPAK, mes të cilave ishte edhe ish-shoferi i Ardi Veliut.

“Këto nuk janë rastësi të habitshme që i ndodhin Ardi Veliut, por janë rrjeti i plotë i inkriminimit dhe antiligjit që ai ka ngritur me lejen të posacme policore, duke shfrytëzaura detyrat e larta në policinë e shtetit. Më shumë se kaq trafiku, antiligji, korruptimi është një filozofi e plotë e qeverisë së Rilindjes që fillon nga kryeministri dhe përfundon te shoferi i zyrtarit më të vogël të shtetit”, thotë Balliu.

Balliu i bëri thirrje SPAK të mos merret me shoferët, por të hetojë edhe ‘shefat e mëdhenj’.

“Shoferi i Ardi Veliut kur ky ishte drejtor i Përgjithshëm i Policisë, është arrestuar bashkë me të shoqen, si pjesë ë një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e sendeve me vlerë nga Franca në vlera që sipas përllogaritjeve kapin miliona euro.

Si në shumë raste të tjera nuk kanë qenë organet shqiptare të ligjit, por policia franceze që bllokoi në aeroportin e Parisit sende me vlerë dhe kjo shërbeu si indicie dhe shtysë për hetimin në Tiranë. Pas katër viteve aktivitet është bërë arrestimi i një grupi të gjerë ku përfshihen përvec bashkëpunëtorëve të Veliut edhe policë, doganierë, tregtarë etj.

Aktiviteti ka nisur që në vitin 2019 në kohën e pandemisë dhe për vite të tëra ka kaluar i pa shqetësuar për shkak të përfshirjes në trafik të policëve e doganiereve, dhe të lidhjeve të Sokol Idrizajt me “shefin e madh”, Ardi Veliun.

Nëse arrestimi i bashkëpunëtorit të ngushtë Sokol Idrizaj e inkriminon direkt Ardi Veliun, edhe për faktin se ky nuk është rasti i parë kur një njeri i afërt me kryepolicin rilindas kapet në veprimtari antiligjore”, tha Balliu.

Sipas tij, nuk ka kaluar shumë kohë nga arrestimi në Itali për trafik droge i djalit të xhaxhait të Veliut bashkë me të shoqen, të cilët u kapën me 26 kg kokainë.

Partia Demokratike shpreh alarmin për inkriminim qelizor të strukturave shtetërore dhe i bën thirrje SPAK të hetojë, jo vetëm trafikantët, jo vetem kur ata bien në rrjetën e policisë së vendeve të BE-së, por krerët, “shefat e mëdhenj” që u japin licensë për të vepruar të patrazuar për vite me radhë.

Etiketa: Ardi VeliuBalliuhetimeSpak

Lajme të lidhura

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun
Aktualitet

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)
Aktualitet

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

10:26 - 14/03/26
Para
“Prekje të papërshtatshme”/ Senatorja hedh akuza të rënda: Jam ngacmuar seksualisht në parlament

“Prekje të papërshtatshme”/ Senatorja hedh akuza të rënda: Jam ngacmuar seksualisht në parlament

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa ndodhet në Elbasan për një vizitë me rastin e Ditës së Verës, u...

Lexo më shumë
Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

10:26 - 14/03/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center

10:06 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com