GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Shkencëtarët krijojnë embrione njerëzore sintetike duke përdorur qeliza burimore

në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkencëtarët krijojnë embrione njerëzore sintetike duke përdorur qeliza burimore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shkencëtarët kanë krijuar embrione njerëzore sintetike duke përdorur qeliza staminale, një arritje revolucionare që “anashkalon nevojën për vezë apo spermë”, shkruan gazeta Guardian .

Shkencëtarët pohojnë se këto embrione model, të cilat ngjajnë me ato në fazat e hershme të zhvillimit njerëzor, mund të japin informacion vendimtar për efektet e çrregullimeve gjenetike  dhe shkaqet biologjike të abortit të përsëritur.

Megjithatë, kjo është një arritje shkencore që ngre çështje serioze etike dhe ligjore, pasi subjektet e rritura në laboratorë nuk rregullohen nga legjislacioni aktual në Mbretërinë e Bashkuar dhe as legjislacionin e shumicës së vendeve të botës, siç shpjegon gazeta britanike.

Embrionet sintetike nuk kanë një zemër  ose ndonjë formë të hershme të trurit, por përfshijnë qeliza që në një fazë të mëvonshme zakonisht do të formonin placentën dhe vetë embrionin.

Prof Magdalena Żernicka-Goetz, e Universitetit të Kembrixhit dhe Institutit të Teknologjisë në Kaliforni, e përshkroi punën në një fjalim plenar të mërkurën në takimin vjetor të Shoqatës Ndërkombëtare për Kërkimin e Qelizave Staminale në Boston.

“Ne mund të krijojmë modele të ngjashme me embrionet njerëzore duke riprogramuar qelizat burimore [embrionale]”, tha ajo në takim.

Nuk ka perspektivë afatshkurtër që embrionet sintetike të përdoren klinikisht. Do të ishte e paligjshme implantimi i tyre në barkun e një paciente dhe nuk është ende e qartë nëse këto struktura kanë potencialin për të vazhduar maturimin përtej fazave më të hershme të zhvillimit.

Motivimi për punën është që shkencëtarët të kuptojnë periudhën e zhvillimit të “kutisë së zezë” që quhet kështu sepse shkencëtarët lejohen të kultivojnë embrion në laborator vetëm deri në një kufi ligjor prej 14 ditësh, studimi i zhvillimit mund të vazhdojë vetëm në një fazë shumë më të vonë, përmes ultratingujve dhe dhurimeve të embrioneve për shkencën./Syri

Etiketa: embrioneqeliza

Lajme të lidhura

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve
Aktualitet

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve

14:47 - 24/08/26
Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët
Aktualitet

Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët

15:35 - 23/05/26
Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Para
Ushqimet më të mira për të mbajtur në kontroll diabetin

Ushqimet më të mira për të mbajtur në kontroll diabetin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, PDK nuk heq dorë nga bojkoti
Breaking Views

Nis seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, PDK nuk heq dorë nga bojkoti

10:51 - 13/09/26

Ka nisur vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të vazhdojë procesi për zgjedhjen e nënkryetarëve të...

Lexo më shumë
Gjendet i djegur mjeti i autorëve, që bënë shosh me plumba makinën e familjes në Urakë të Matit

Gjendet i djegur mjeti i autorëve, që bënë shosh me plumba makinën e familjes në Urakë të Matit

10:27 - 13/09/26
Reshjet e shiut në Elbasan, banesa e bodrume nën ujë, dëme te makinat e parkuara

Reshjet e shiut në Elbasan, banesa e bodrume nën ujë, dëme te makinat e parkuara

10:10 - 13/09/26
Dy të plagosur në  rrugën Kuçovë-Berat, transportohen në spital

Dy të plagosur në rrugën Kuçovë-Berat, transportohen në spital

10:00 - 13/09/26
“Kriza” e shpikur e Ramës me gjyqtarët: Marrin më shumë se sa në Greqi…

“Kriza” e shpikur e Ramës me gjyqtarët: Marrin më shumë se sa në Greqi…

09:35 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com