GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

‘Dole si karavidhe!’, Ylli Rakipi nxehet keq me Bejkon: Po mbron një bandë, i vutë flakën PD-së

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Dole si karavidhe!’, Ylli Rakipi nxehet keq me Bejkon: Po mbron një bandë, i vutë flakën PD-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në emisionin “Të Paekspozuarit” ka patur një debat të ashpër mes Ylli Rakipit dhe Roland Bejkos, lidhur me përpjekjet e Lulzim Bashës për t’u rikthyer në krye të PD-së, duke mbajtur zgjedhjet në 29 korrik.

Debati:

Roland Bejko: Misioni juaj është ta banalizoni.

Ylli Rakipi: Po pse e kemi ne këtë mision?

Roland Bejko: Interesat tuaja, puna juaj.

Ylli Rakipi: Kemi ne interesa me Sali Berishën?

Roland Bejko: Mendoj se po.

Ylli Rakipi: Sali Berisha i pari dhe ju të fundit, i vutë flakën kësaj partie.

Roland Bejko: Ne jemi kontributorë, 32 vite nuk jemi bërë pis.

Ylli Rakipi: Dhe pas 30 vjetësh të gënjeu Sali Berisha? Dhe ti më vjen këtu dhe më thua pas 30 vjetësh se të paska gënjyer Saliu. Ore 30 vjet ti ishe me Sali Berishën.

Roland Bejko: E do si parti, apo si personale? Po e do si personale ti i ke botuar shkrimet e mia te Albania, te Rilindja, te Panorama.

Ylli Rakipi: Jo nuk e kam personale. Ti ke marrë përsipër të manipulosh një situatë për të vrarë përfundimisht një parti politike. Saliu ka zgjatur i pari koburen, ti je i fundit për të vrarë Partinë Demokratike. Jo ti personalisht. Ti mbron një bandë që e ka sjellë Saliu edhe atë, Lul Bashën.

Roland Bejko: E ke gabim.

Ylli Rakipi: Po e kam gabim dhe ti ke të drejtë. Dhe kam interesa unë. Për kë kam interesa?

Roland Bejko: Saliu na gjeti që në dhjetor ’90 në parti, sa për dijeni.

Ylli Rakipi: Nuk po të akuzon njeri ty. Ne po themi se ke marrë përsipër…

Roland Bejko: Ai është gjallë aty nga pompimet që i keni bërë ju, duke i kthyer studiot në foltore.

Ylli Rakipi: Ne? Ne s’kemi lënë gjë pa i thënë Sali Berishës këtu, që të ka marrë koka erë.

Roland Bejko: Po kur humbi zgjedhjet.

Ylli Rakipi: Po pse çfarë t’i thosha, ta sulmoja dhe ta vrisja si puna jote që të mos merrte vota Saliu, se ti merrje këtë (i bie bërrylit). Të mos merrte Saliu dhe t’i merrte 100 për qind votat Edi Rama? 500 mijë shqiptarë bashkë me Ilir Metën.

Roland Bejko: Jo mo jo se morëm votat që i dhamë ne, që s’i vumë ne kandidatë.

Ylli Rakipi: Po në Tiranë, sa është përqindja jote më Këlliçin, meqë të mori në rrethe? Ti s’ke këshill kombëtar ndaj zihesh me Gaz Bardhin. Nuk ke çfarë të mbledhësh.

Roland Bejko: Po s’ke, Gaz Bardhi të japë dorëheqjen.

Ylli Rakipi: Dhe e di pse e zgjedh Lul Bashën në datën 29? Që të mos ketë njeri në Tiranë fare dhe të mblidheni ju 30 vetë dhe të zgjidhni Lul Bashën.

Roland Bejko: Do të votojmë me parimin një anëtar, një votë.

Ylli Rakipi: Një anëtar një votë, si te Pallati i Kongreseve? Nuk mund të më gënjesh këtu mua.

Roland Bejko: Unë mund të mendoj gabim, por nuk gënjej.

Ylli Rakipi: Mendimin tënd e kam parë. Ti vajte dhe dole në Tiranë dhe dalja jote në Tiranë është si karavidhe. Ore, çfarë more ti në Tiranë, se po na çmend?

Etiketa: Rakipisherr

Lajme të lidhura

Harta e re/ Cërriku nis firmosjen e peticionit: Bashkia të mbetet më vete
Breaking Views

Harta e re/ Cërriku nis firmosjen e peticionit: Bashkia të mbetet më vete

11:05 - 11/08/26
“Hartat janë më pak të gatshme për kompromis”, Rama replikon me Vuçiçin për Ibrin
Breaking Views

“Hartat janë më pak të gatshme për kompromis”, Rama replikon me Vuçiçin për Ibrin

09:07 - 11/08/26
Banorët e Cërrikut firmosin peticionin: Nuk pranojmë bashkimin me Elbasanin dhe Belshin!
Aktualitet

Banorët e Cërrikut firmosin peticionin: Nuk pranojmë bashkimin me Elbasanin dhe Belshin!

22:32 - 10/08/26
Para
Nations League/ Joselu i jep kualifikimin Spanjës përballë Italisë

Nations League/ Joselu i jep kualifikimin Spanjës përballë Italisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sarandë, autobusi përplas 65-vjeçarin, transportohet me helikopter drejt Tiranës
Aktualitet

Sarandë, autobusi përplas 65-vjeçarin, transportohet me helikopter drejt Tiranës

13:13 - 11/08/26

Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin nacional Delvinë-Sarandë, pranë kthesës për në fshatin Bajkaj. Sipas të dhënave paraprake,...

Lexo më shumë
Ç’po ndodh? Në mes të zjarreve, jep dorëheqjen drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara: E pashë të arsyeshme…

Ç’po ndodh? Në mes të zjarreve, jep dorëheqjen drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara: E pashë të arsyeshme…

13:00 - 11/08/26
“Po përpiqesha ta fikja zjarrin”, Prokuroria liron të moshuarin nga Kruja, Policia nuk kishte prova

“Po përpiqesha ta fikja zjarrin”, Prokuroria liron të moshuarin nga Kruja, Policia nuk kishte prova

12:50 - 11/08/26
Ndarja nga jeta e futbollistit 15-vjeçar, reagon Duka: Luftoi me kurajo

Ndarja nga jeta e futbollistit 15-vjeçar, reagon Duka: Luftoi me kurajo

12:37 - 11/08/26
Hyn në fuqi ligji i ri për Policinë e Shtetit: Ndryshimet, nga sistemi i gradave dhe emërimet tek rikthimi i Postës së Policisë

Hyn në fuqi ligji i ri për Policinë e Shtetit: Ndryshimet, nga sistemi i gradave dhe emërimet tek rikthimi i Postës së Policisë

12:26 - 11/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com