GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Meta mesazh të rinjve kosovarë: Çlirohuni prej plogështisë për të ndalur shpopullimin

16:57 - 24/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta mesazh të rinjve kosovarë: Çlirohuni prej plogështisë për të ndalur shpopullimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Republikës, Ilir Meta iu ka dërguar një mesazh të rinjve shqiptarë në të gjithë rajonin nga Kosova ku ndodhej në Universitetin AAB. Meta tha se ata duhet të çlirohen prej plogështisë dekurajuese dhe kërkimit të një ardhmërie që i largon nga trojet e tyre për të ndalur shpopullimin e heshtur!

“Kosova, gjaku ynë që nuk falet kurrë. Në vigjilje të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Flamurit Kombëtar të Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, pata kënaqësinë e madhe të ndaja sot nga Prishtina mesazhin tim me studentët e Kolegjit AAB dhe nëpërmjet tyre me të gjithë të rejat e të rinjtë shqiptarë kudo në rajon, që të çlirohen prej plogështisë dekurajuese dhe kërkimit të një ardhmërie që i largon nga trojet e tyre: Për të ndalur shpopullimin e heshtur” – shkruan Meta.

Kreu i Shtetit thekson se shqiptarët nuk mund të pranojnë duarlidhur fatin, që pabesisht duan të na imponojnë të tjerët, gjasme në mënyrë paqësore.

“Në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo në trojet e tyre në rajon, shqiptarët nuk duhet të rrëmbehen prej folklorizmave dhe emocioneve të çastit, por më kryesorja nuk mund të pranojnë duarlidhur fatin, që pabesisht duan të na imponojnë të tjerët, gjasme në mënyrë paqësore” – shkruan Meta.

Ai më tej thotë se vështirësitë dhe kushtet e ndërlikuara nuk duhet të pengojnë, por përkundrazi të frymëzojnë përmbushjen e aspiratave politike, shoqërore, ekonomike dhe kulturore të popullit shqiptar

“Vështirësitë dhe kushtet e ndërlikuara nuk duhet të pengojnë, por përkundrazi të frymëzojnë përmbushjen e aspiratave politike, shoqërore, ekonomike dhe kulturore të popullit shqiptar dhe mbarë kombit tonë, për të ndalur sa më parë plagën e madhe të shpopullimit” – përfundon Meta.

Etiketa: Ilir MetakosovareMesazhplogeshtiashpopullimite rinjte

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Para
Qeveria e re gjermane mbështetet integrimin e Shqipërisë në BE, qëndrimi për dialogun Kosovë-Serbi

Qeveria e re gjermane mbështetet integrimin e Shqipërisë në BE, qëndrimi për dialogun Kosovë-Serbi

Discussion about this post

TË FUNDIT

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut...

Lexo më shumë
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26
Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com