GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Shqipëria lehtëson procedurat e lejeqëndrimit në Shqipëri për kosovarët

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria lehtëson procedurat e lejeqëndrimit në Shqipëri për kosovarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qytetarët e Kosovës do të munden lehtësisht të pajisen me leje qëndrimi dhe leje punë në Shqipëri, me një afat deri në 5 vite.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Blendi Çuçi, i cili zbuloi se kjo marrëveshje do të nënshkruhet mes dy qeverive në mbledhjen e tyre të ardhshme.

“Sot, miratuam një nga marrëveshjet që do të nënshkruajmë të premten mes Shqipërisë dhe Kosovës që ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve respektivë. Është lajm i mirë për shtetasit e Kosovës që do të marrin thjesht me një aplikim lejen e qëndrimit për 5 vite në Shqipëri dhe brenda saj edhe leja e punës. Është lajm i mirë edhe për shqiptarët që jetojnë në Kosovë që do të marrin leje qëndrimi me procedura të thjeshtuara. Është në vazhdën e disa marrëveshjeve që do të nënshkruajmë brenda sektorëve që përfshin Ministria e Brendshme”, ka shtuar ai.

Ministri i Brendshëm nuk iu ka shpëtuar as pyetjeve lidhur me shqetësimin e shqiptarëve për krijimin e një kampi refugjatësh në Shqipëri, si pasojë e një marrëveshjeje të fshehtë mes qeverisë shqiptare dhe asaj britanike.

Çuçi mohoi një gjë të tillë, duke thënë se një sqarim lidhur me këtë çështje ka ardhur dhe nga qeveritarët e tjerë.

“Nuk do të ketë kampe refugjatësh për interesa të vendeve të tjera në Shqipëri është thënë qartë nga kryeministri Edi Rama, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ministri i Drejtësisë, si dhe është thënë qartë edhe nga ministri i Brendshëm. Ai është një përcaktim që edhe kur kalojnë tranzit nuk do të qëndrojnë në Shqipëri, por janë të detyruar vendet e origjinës të përgjigjen për ata emigrantë dhe azilkërkues. Është e kundërta e asaj që thuhet në media”, ka përfunduar Çuçi.

Ndërkohë mbledhja e shtatë mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë do të mbahet dy ditë para festës së Pavarësisë së Shqipërisë, në Elbasan.

Etiketa: Kosoveleje punelejeqendrimShqiperi

Lajme të lidhura

Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat!
Kosovë & Rajon

Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat!

08:35 - 26/10/26
Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd
Breaking Views

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Para
‘25 prilli’, nga Rama tek drejtues portalesh, lista e dëshmitarëve që do thirren në Komisionin Hetimor

‘25 prilli', nga Rama tek drejtues portalesh, lista e dëshmitarëve që do thirren në Komisionin Hetimor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme
Aktualitet

Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

11:37 - 26/10/26

Gjykata Penale ka vendosur lirimin e tre protestuesve të ndaluar gjatë protestave studentore, të cilat vijojnë prej dy javësh në...

Lexo më shumë
Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

11:28 - 26/10/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

11:27 - 26/10/26
Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:04 - 26/10/26
Kushtetuesja rrëzon SPAK-un ndaj Berishës: Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe të pandehurit e tjerë, shkak bojkoti i avokatëve

10:50 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com