GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Shtëpia e Bardhë denoncon komentet e Putin: SHBA e angazhuar…

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Shtëpia e Bardhë denoncon komentet e Putin: SHBA e angazhuar…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtëpia e Bardhë denoncoi të premten komentet e Presidentit rus Vladimir Putin mbi përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, por tha se Shtetet e Bashkuara nuk ka bërë asnjë ndryshim që lidhet me kapacitetet bërthamore të vendit, si përgjigje ndaj kësaj retorike.

Komentet e Shtëpisë së Bardhë pasuan fjalimin e Presidentit rus Vladimir Putin në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut. Zoti Putin tha se teorikisht Rusia mund t’i përdorte armët bërthamore nëse do të ekzistonte një kërcënim ndaj integritetit territorial të saj. Por shtoi se vendi i tij nuk ndodhej përballë një nevoje të tillë.

“Armët bërthamore janë prodhuar për të garantuar sigurinë tonë dhe ekzistencën e shtetit rus, në kuptimin më të gjerë të fjalës, por ne nuk kemi një nevojë për t’i përdorur ato”, tha zoti Putin.

Si përgjigje ndaj pyetjeve te gazetareve në bordin e avionit presidencial ‘Air Force One’, zëvendës sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Olivia Dalton, ripohoi gjithashtu angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj parimit të NATO-s për mbrojtje kolektive.

Duke iu referuar komenteve të zotit Putin, Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha të premten se nuk ka sinjale se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore dhe se Shtetet e Bashkuara nuk shohin asnjë arsye për të bërë ndryshime në gatishmërinë bërthamore të vendit.

Putin: Ekonomia ruse është e fortë; Zelensky ‘turp për popullin hebre’

Të premten në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut, Presidenti Vladimir Putin foli me nota pozitive mbi të ardhmen e ekonomisë ruse, pavarësisht sanksioneve të rënda perëndimore, të vendosura për shkak të luftës në Ukrainë.

Zyrtarët dhe investitorët perëndimorë i qëndruan larg forumit të këtij viti, i cili prej dekadash është konsideruar si organizimi kryesor i Rusisë për tërheqjen e kapitalit të huaj dhe ndonjëherë krahasohet me Forumin Ekonomik Botëror të Davosit.

Më herët Kremlini u ndaloi gazetarëve nga vende që Rusia i konsideron si “jomiqësore”, që të mbulojnë punimet e forumit, i cili nisi të mërkurën dhe vazhdojnë deri të shtunën. Moska ka vendosur një përcaktim të tillë për shumë vende, mes tyre Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, anëtarët e Bashkimit Evropian dhe Australinë, si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve perëndimore të lidhura me Ukrainën.

Megjithatë gjatë seancës plenare të forumit, zoti Putin tha se: “Ne nuk jemi kthyer në rrugën e vetëizolimit. Por krejt e kundërta ka ndodhur. Ne kemi zgjeruar kontaktet me partnerë të besueshëm dhe të përgjegjshëm, në vendet dhe rajonet që shërbejnë si motor e nxitës të ekonomisë botërore sot. Do të doja ta ritheksoja: këto janë tregjet e së ardhmes dhe të gjithë e kuptojnë këtë qartë”, tha ai.

Zyrtarët nuk publikuan ndonjë listë të bizneseve të huaja që marrin pjesë në forum, por në programin e tij që parashikonte më shumë se 100 diskutime, shfaqeshin një shumicë e theksuar folësish me origjinë nga Rusia.

Ndërsa në një nga seancat e forumit Rusia u shpall si një “qendër globale teknologjike”, në të tjera u pranua në heshtje, izolimi ekonomik në rritje i Moskës, që kur trupat e saj u futën në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar.

Presidenti Putin mbrojti gjithashtu me forcë dërgimin e trupave ruse në Ukrainë dhe përsëriti pretendimet e tij se Kievi drejtohet nga një regjim neo-nazist, pavarësisht nga rrënjët hebraike të Presidentit Volodymyr Zelenskyy.

“Miqtë e mi hebrenj thonë se Zelenskyy nuk është hebre, por një turp për popullin hebre”, tha zoti Putin.

Ndërkohë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, u dëgjuan të premten sirenat që paralajmëronin për sulme të mundshme ajrore ndërsa një delegacion udhëheqësish nga shtete afrikane po takoheshin me përfaqësues të qeverisë ukrainase, me shpresën për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Kievit dhe Moskës.

Në një postim në rrjetet sociale Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko njoftoi për një shpërthim në një nga lagjet e qytetit, në ‘Podil’.

Gjenerali amerikan Mark Milley, Shefi i Shefave të Shtabit të Bashkuar u tha gazetarëve në Bruksel se Ukraina “po bën përparim ndërsa pranoi se po zhvillohet një luftë shumë e vështirë dhe shumë e përgjakshme”. Ai shtoi tha se morali i trupave ruse nuk është i lartë dhe atyre po u mungon roli udhëheqës.

Të enjten Sekretari i Përgjithshëm i aleancës Stoltenberg tha se Kievi ka shënuar përparim “për shkak të trimërisë dhe aftësive të ushtarëve ukrainas. Por ai theksoi se përparimi ishte gjithashtu tregues i mbështetjes që aleatët e NATO-s i kanë dhënë Ukrainës, çka po sjell sipas tij ndryshim në fushën e betejës”. /Voa/

Etiketa: Putin

Lajme të lidhura

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje
Botë

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

15:28 - 02/06/26
Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë
Botë

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

15:06 - 02/06/26
Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit
Botë

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

14:46 - 02/06/26
Para
Bellingham, një tjetër “English” që do luajë për Realin, ja historia e ishullorëve te mbretërorët

Bellingham, një tjetër “English” që do luajë për Realin, ja historia e ishullorëve te mbretërorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK tërhiqet nga Zvërneci, lirohen llogaritë bankare të investitorëve nga Katari
Aktualitet

SPAK tërhiqet nga Zvërneci, lirohen llogaritë bankare të investitorëve nga Katari

10:48 - 03/06/26

Pas tre ditëve bllokim me kërkesë të SPAK, 195 milionë dollarë të destinuara për resortin në Zvërnec janë zhbllokuar. SPAK...

Lexo më shumë
Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian

10:37 - 03/06/26
Ish-ministrja socialiste kritikon Ramën: Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore

Ish-ministrja socialiste kritikon Ramën: Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore

10:23 - 03/06/26
Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë

Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë

09:49 - 03/06/26
Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes

Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes

09:23 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetkare girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş