GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“U bë e famshme duke kërkuar burrë”, reagon motra e Antonelës, i del në mbrojtje

20:49 - 24/11/21
në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
“U bë e famshme duke kërkuar burrë”, reagon motra e Antonelës, i del në mbrojtje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hyrja e një prej ish-konkurrenteve të “Për’puthen 2”, Antonela Berisha në “Big Brother VIP”, është komentuar shumë jo vetëm nga publiku por edhe nga vetë banorët e shtëpisë.

Gjatë një diskutimi mes banorëve, ata janë shprehur se Antonela nuk ka bërë ndonjë gjë për të qenë e famshme.

Sot, motra e saj, e cila i menaxhon dhe Instagramin e Antonelës, reagoi përmes një shkrimi rreth situatës, e cila ka hapur debat në rrjet.

“Mendoj që çështja e meritokracisë, se sa e meriton dikush të jetë në një program televiziv së pari është një çështje që nuk na përket neve si publik por ideatorëve të formatit dhe personave puna e të cilëve është të përzgjedhin konkurentët, duke qenë personat që njohin më mirë mekanizmat e brendshme dhe çka funksionon apo nuk funksionon për programin në fjalë. Gjithsesi unë mendoj që në vitin 2021 kur rrjetet sociale janë platforma që i kanë dhënë shansin njerëzve të ndërtojnë karriera të tëra, ku ata vetë-promovohen dhe ku promovojnë aftësitë/telentet e tyre, të ngrihet pikëpyetja “ a meritojnë të quhen VIP” është qesharake.

E njëjta gjë vlen dhe për Reality Show-et, të cilat në shumicën e rasteve shërbejnë si gjetës të personazheve të pëlqyeshëm nga publiku dhe si trampolina për karrierat e tyre në televizion. Në formate si “Përputhen” konkurojnë shumë njerëz, por vetëm pak arrijnë të mbijetojnë në ekranet e televizionit, dhe kjo pikërisht sepse, publiku i do” – shkruhet në profilin e Antonelës në Instagram.

Ndër të tjera, përmend një prej femrave më me ndikim në botë, Kim Kardashian dhe pyetjes që iu bë në lidhje me famën para disa vitesh.

Sipas motrës së ish konkurrentes të Për’puthen, thotë se publiku e ndjek Antonelën për karizmin, simpatinë, historinë e jetës dhe inteligjencën.

“Kur në 2016 Kim Kardashian u pyet në mënyrë direkte “Cili është talenti jot?” ajo u përgjigj “Duhet të përfshijë ndonjë lloj talenti të kesh shumë njerëz që të ndjekin dhe të pëlqejnë për atë që ti je”, dhe Kim Kardashian është sot një nga gratë multimilionere self-made, e cila e filloi karrierën pikërisht nga Reality-Shoë familjar Keeping Up ëith the Kardashians.

Gjithsesi, për t rikthyer tek rasti i Antonelës dhe për të gjithë njerëzit e tjerë që kanë filluar karrierat nga rrjetet sociale apo Reality Shoë-et, unë mendoj që njerëzit janë inteligjentë mjaftueshëm për të mos ndjekur dikë vetëm nga paraqitja/lifestyle-i e elementë të tjerë sipërfaqësore, sepse koha ka treguar që personazhe të tillë nuk i mbijetojnë gjatë vëmendjes së publikut.

Publiku ndjek persona që janë interesante mjaftueshëm për t’u ndjekur e në rastin e Antonelës mendoj që publiku gjen te ajo një njeri karizmatik, simpatik, një vajzë me një background e një histori jete, një vajzë inteligjente dhe të fortë por në të njëjtën kohë një vajzë me këmbë në tokë, e besoj që kjo kohë e shpenzuar në Big Brother do shërbejë që njerëzit të njohin më shumë prej saj, sepse me të vërtetë ka shumë më shumë për të njohur”- shkruan motra e Antonelës.

Rikujtojmë se Ardit Çuni komentoi hyrjen e Antonela Berishës. Ai tha se ndërkohë që shtëpia është e mbushur me artistë, Antonela është bërë e famshme sepse ka kërkuar burrë në ekran.

Etiketa: AntonelaBig Brother VipPerputhenShowbiz

Lajme të lidhura

Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën
Aktualitet

Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën

17:59 - 03/12/25
BBVK/ Benita kritika ndaj Bias: Flet gjuhë të huaj, duhet të largohet nga këtu
Aktualitet

BBVK/ Benita kritika ndaj Bias: Flet gjuhë të huaj, duhet të largohet nga këtu

17:50 - 03/12/25
Arbana Osmani prezanton projektin e saj të ri, ja ku do ta shohim moderatoren
Aktualitet

Arbana Osmani prezanton projektin e saj të ri, ja ku do ta shohim moderatoren

18:40 - 01/12/25
Para
Ramës nuk i del inati me Lelin, i merr Muzeun e Vlorës

Ramës nuk i del inati me Lelin, i merr Muzeun e Vlorës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

Policia e Durrësit ka arrestuar një 76-vjeçar pas një akti të dhunës së rëndë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com