GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Denoncimi/ E përjashtoi Blendi Gonxhja nga tenderi 332 MLN lekë, revoltohet vëllai i Damian Gjiknurit

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncimi/ E përjashtoi Blendi Gonxhja nga tenderi 332 MLN lekë, revoltohet vëllai i Damian Gjiknurit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Firma “Kretax” me dokumente është në pronësi të  Lejdi Koçi  dhe Enor Nakuçi, por pas tyre qëndron Panajot Gjiknuri, vëllai i sekretarit të PS-së, Damian Gjiknuri. Por kohët e fundit, ky operator është shmangur nga llokmat e tenderëve. Për të përfituar sa më shumë nga fondet e prokuruara, kompania e Gjiknurit ka filluar të denoncojë më radhë drejtorët e institucioneve të ndryshme.

Këtë herë ai ka bërë një ankesë për DPSHTRR-në e drejtuar nga Blendi Gonxhe për tenderin me objekt “Sistemi CRM në WEB për DPSHTRR dhe integrimi me shërbimet si dhe Sistem radhe për Drejtoritë Rajonale”, për të cilin janë planifikuar të shpenzohen jo pak, por 332 milionë lekë.

 

Siç duket nga ky objekt, Gonxhja do të bëjë disa ndërhyrje në faqen online të DPSHTRR, ku qytetarët duhet të vendosin radhë për kolaudim online si dhe shërbimet e tjera që do t’i marrin online. Pavarësisht se këto sisteme tërësisht online janë në funksion, Gonxhja do të hedhë 332 milionë lekë. Fond i madh, që nuk argumentohet se si është përllogaritur.

Shpenzimi i milionave për të integruar sistemin online të faqes është hapi i parë drejtë abuzimit, por veprimet e tjera të Gonxhes tregojnë që kemi të bëjmë me një aferë korruptive.

Sipas denoncuesit, Gonxhja ka bërë disa ndryshime në kritere ku tregon se kërkon të favorizojë një operator. Për shembull, tek pasurimi i bilanceve vjetore të financave, fillimisht Gonxhja ka kërkuar bilancet për vitet 2020, 2021 dhe 2022. Më pas e ka ndryshuar në bilancet për vitet 2019, 2020 dhe 2021.

Kompania e Gjiknurit,  pretendon se Gonxhja ka hequr kërkesën për vitin 2022 për të favorizuar ndonjë firmë që nuk ka bërë pasqyrimin e bilancit, edhe pse vërtetim për këtë pikë mund të sigurohej nga të gjitha kompanitë që në fund të marsit. Sigurisht, përveç atyre që kanë refuzuar të bëjnë pasqyrimin e bilancit vjetor.

Gjithashtu ankimuesi kundërshton edhe pikën ku kërkohet “Vërtetim për shlyerjen e taksave vendore të parashikuara nga Pushteti Vendor për vitin 2022”. Sipas tij të gjithë kompanitë kanë pasur afatin që të marrin vërtetimin për taksat deri në vitin 2023, por sërish  Gonxhja e ka lënë për vitin 2022 për të favorizuar një operator ekonomik.

Këto pika tregojnë se si abuzojnë institucionet me interpretimin e kritereve të tenderët, për të lënë hapësira për korrupsion. Denoncimi i “Kreatx” e vë në “pozitë të vështirë” kryetarin e KPP, Jonaid Myzyri, që duhet të zgjedhë mes Gonxhes dhe Gjiknurit!

Lexo edhe: Tenderi 400 MLN lekë i Bilalit dhe Karçanajt denoncohet nga firma e Gjiknurit, e fitoi kompania e Beqajt

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: ankeseDenoncimGjiknuriGonxhekreatx

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
Çfarë pritet? Muxhahedinët kundërshtojnë: Do e çojmë këtë çështje në gjyq

Çfarë pritet? Muxhahedinët kundërshtojnë: Do e çojmë këtë çështje në gjyq

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat kundër Ramës/ Tre veliera me aktivistë nisen nga Italia drejt Shqipërisë në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”
Aktualitet

Protestat kundër Ramës/ Tre veliera me aktivistë nisen nga Italia drejt Shqipërisë në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”

11:55 - 21/08/26

Tre varka me vela janë nisur mbrëmjen e djeshme nga Brindisi drejt Shqipërisë, në kuadër të një nisme solidariteti me...

Lexo më shumë
‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet

‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet

11:37 - 21/08/26
Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës

Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës

11:24 - 21/08/26
Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

11:09 - 21/08/26
Theu xhamat e autobusit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e autobusit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

10:55 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com