GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbledhja e Këshillit Kombëtar, ironia e Gjekmarkajt: Rama po dridhet si qafir, vrima e miut…

16:26 - 20/06/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti/ Gjekmarkaj: Alibeajn nuk e drejton Ramën, opozita mori vendimin e duhur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike së vulës ka zhvilluar mbledhjen për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor që do të çojë demokratët drejt zgjedhjeve të reja për kryetar.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i cili shprehet se u përjashtuan nga Këshilli Kombëtar i PD-së mbi 170 persona.

Përmes një postimi në rrjete sociale, teksa e ka kometuar mbledhjen me nota satire dhe ironie, Gjekmarkaj shkruan ndër të tjera “Edi Rama po dridhet si qafir se i erdhi sosja. Po u bënë edhe pesë a gjashtë mbledhje si kjo, tre fjalime të Sufes, Tupit, Dupit dhe Zupit  vrima e miut do i duket hotel me pesë yje. Ditë të zeza e presin”.

Postimi i plotë:

Sufja, Udri dhe Zupi me një klik perjashtun 170 e kusur veta nga keshilli kombetar, i PD zyrtare i debuan nga hija e vules si lakmitaret nga bahçja. Hajde qerratenj hajde. Nuk kishim dyshim per aftesitë.

U hakerryen, u perbetuan që o e qesim në selamet opozitarizmen o ska!

Tani u thone njerzve hajt sikter ikni njehere meditoni, piquni, ngrihuni në lartesinë e Vules dhe pastaj shomë e bejmë edhe bashkohemi. Tani per tani mendimi ndryshe nuk na duhet. Atë e dime ne.

Te uruarit po u japim një mundesi demokratve  vikasin ! Partia e re me Liderin e ri historik në krye me kolonelet e saj Sufja, Zupi, Zuthi, Dupi, Tupi, Dokupi, Enkupi , Jakupi , Potuku, Kallupi  do jete edhe oksidentale edhe demokratike , edhe erdoganiste e fondamentaliste , edhe pro amerikane, edhe vehabiste edhe laike, intelektuale e elitare po e po! Ja mberrime edhe kesaj dite ku lavdia dhe shpresa vershojnë si uji i Lanes oborreve të opozites. Edi Rama po dridhet si qafir se i erdhi sosja. Po u bënë edhe pese a gjashte mbledhje si kjo, tre fjalime te Sufes, Tupit, Dupit dhe Zupit  vrima e miut do i duket hotel me pese yje. Ditë të zeza e presin. Ketu nuk kemi parasysh as kendimin e hymnit e as një  nga fjalet e zjarrta ku thuhet qe beteja sapo u bitis. Serioziteti dhe  ndershmeria, interesi publik dhe ai opozitar, dija   e mira , e dashura dhe e bukura sot triumfuan mbi delenxhillekun, dordomuzllekun, batakçillekun padijellekun perçarjen dhe kapjen. Aferim more te uruar aferim, banaliteti dhe poshtersia ju kalon anash pa ju lagur gjekundi. Sot mund të mburreni i bashkuat demokratet.

Etiketa: GjekmarkajKeshilli KombetarKryesore1PD

Lajme të lidhura

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”
Aktualitet

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Para
Kurti: Ambasadori Jetish Jashari ka vizituar policët, ata janë rrëmbyer duke…

Kurti: Ambasadori Jetish Jashari ka vizituar policët, ata janë rrëmbyer duke...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi ekonominë, biznesin, inovacionin dhe teknologjinë (ICEBIT 2025), të zhvilluar...

Lexo më shumë
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com