GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çuçi: Policia nuk ka prekur me dorë asnjë anëtar të MEK, reagimi ndaj Policisë i papranueshëm

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë pritet? Muxhahedinët kundërshtojnë: Do e çojmë këtë çështje në gjyq
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, e ka cilësuar si të papranueshme, mënyrën se si reaguan pjesëtarët e MEK ndaj policisë.

Çuçi tha se Shqipëria i ka ofruar strehim dhe mbrojtje dhe bazuar në marrëveshjen ata kanë ardhur në Shqipëri për qëllime humanitare.

Në një konferencë për mediat, Çuçi tha se Policia e Shtetit, zbatoi një vendim të GJKKO, pas kërkesës së SPAK, i cili po heton në disa çështje veprimtaritë e anëtarëve të organizatës së MEK.

“Asnjë prej anëtarëve të MEK nuk mund të kundërshtojë vendimet e Gjykatës, të cilat janë për tu zbatuar”, tha Çuçi.

Ministri i Brendshëm u shpreh se janë sekuestruar pajisje brenda kampit, duke theksuar se çdo pretendim se operacioni ka lidhje me ndërhyrje nga shtete të tjera, nuk qëndron, janë keqdashëse, pasi në rastin konkret është zbatuar një vendim gjykate.

“Shqipëria u ka ofruar gjithçka për qëllim humanitar, ju kemi ofruar ndihmë, siguri, madje edhe mbrojtje ndaj të gjitha kërcënimeve edhe nga shërbimet sekrete të Iranit dhe besoj se ata për më shumë se 3000 ditë kanë jetuar në siguri të plotë dhe është e paimagjinueshme dhuna ndaj policisë së shtetit, është shkelje ligjore për këdo që jeton në Shqipëri, por edhe thyerje të kodit të mikpritjes.

Në marrëveshje është e qartë që iu ndalohet aktiviteti politik, apo protestave. Aktiviteti i tyre politik ka tërhequr vëmendjen e SPAK, që ka filluar më shumë se një çështje penale dhe siç duhet të veprojë çdo institucion në Shqipëri, SPAK kur ka pasur arsye dhe dyshime të arsyeshme dhe indicieve të fora, i është drejtuar gjykatës për të bërë kontroll brenda kampit, dhe sekuestrime të pajisjeve që kanë lidhje me çështjen që ka filluar SPAK dhe Gjykata ka marrë një vendim”, tha Çuçi.

“Anëtarët e MEK janë në Shqipëri dhe reagimet e tyre ndaj Policisë janë të papranueshme. Ata duhet të zbatojnë dhe respektojnë ligjet e shtetit shqiptar”, tha Çuçi, duke shtuar se “madje nga Ministria e Brendshme është caktuar një person si pikë kontakti për ti ndihmuar në çdo problem që mund të kenë në raport me autoritetet shqiptare”.

“Mënyra se si ata reaguan, është një thyerje e drejtpërdrejtë e marrëveshjes që Qeveria ka bërë me MEK”, tha Çuçi.

Sipas tij, personi që ka vdekur në kamp, nuk e humbi jetën nga veprimet e policisë, por ne po presim konkluzionet e autopsisë.

“Nuk është prekur asnjë anëtar me dorë nga forcat e policisë”, tha Çuçi. Në deklaratën e tij, ministri i Brendshëm aludoi se vdekja ishte natyrore, duke e lidhur me moshën e viktimës.

Etiketa: Çuçikampi mekperplasjaPolicia

Lajme të lidhura

Protesta e radhës kundër qeverisë në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen sërish sot te Kryeministria për largimin e Edi Ramës
Aktualitet

Protesta e radhës kundër qeverisë në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen sërish sot te Kryeministria për largimin e Edi Ramës

17:46 - 25/07/26
Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa
Aktualitet

Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa

17:25 - 25/07/26
Arrestohet i dyshuari për vrasjen makabre të gazetarit, fshihej në një ndërtesë të braktisur
Aktualitet

Arrestohet i dyshuari për vrasjen makabre të gazetarit, fshihej në një ndërtesë të braktisur

17:18 - 25/07/26
Para
Gerrard rrëfen motivet reale se pse refuzoi ofertën e klubit arab

Gerrard rrëfen motivet reale se pse refuzoi ofertën e klubit arab

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta e radhës kundër qeverisë në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen sërish sot te Kryeministria për largimin e Edi Ramës
Aktualitet

Protesta e radhës kundër qeverisë në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen sërish sot te Kryeministria për largimin e Edi Ramës

17:46 - 25/07/26

Qytetarët kundër qeverisë do të rikthehen edhe sot pasdite në shesh, në vijim të protestave të përditshme që kanë hyrë...

Lexo më shumë
Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa

Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa

17:25 - 25/07/26
Arrestohet i dyshuari për vrasjen makabre të gazetarit, fshihej në një ndërtesë të braktisur

Arrestohet i dyshuari për vrasjen makabre të gazetarit, fshihej në një ndërtesë të braktisur

17:18 - 25/07/26
Messi këshillon Lamine Yamal: E ardhmja e futbollit i përket brezit tuaj

Messi këshillon Lamine Yamal: E ardhmja e futbollit i përket brezit tuaj

16:42 - 25/07/26
Po trafikonte kokainë me vlerë 4 milionë euro, arrestohet shqiptari në Itali

Po trafikonte kokainë me vlerë 4 milionë euro, arrestohet shqiptari në Itali

16:24 - 25/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com