GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Në mes të asgjësë”, ja çfarë e pret Kombëtaren në Faroe

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Në mes të asgjësë”, ja çfarë e pret Kombëtaren në Faroe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja e Shqipërisë ka mbërritur pasditen e së dielës në Torshavn të Ishujve Faroe, pas një udhëtimi të gjatë dhe të veçantë. Nga ora 09:30 skuadra u nis drejt Oslos, pasi jo të gjithë avionët ulen në kryeqendrën e krahinës autonome daneze të Ishujve Faroe.

Specialistët e udhëtimeve tregojnë se në ato ishuj aq të vegjël, është e pamundur të ulen të gjithë avionët dhe për këtë arsye janë vetëm linjat vendase, të cilat kanë avionë me një pajisje të veçantë që mund të bëjnë ulje në pista aq të vogla dhe me erëra të forta. Ishujt ndodhen në një distancë thuajse të barabartë mes Islandës (430 km) dhe Norvegjisë (580 km) në mes të oqeanit.

Për këtë arsye, nga Oslo kuqezinjtë u nisën rreth orët e pasdites, për të mbërritur atje pas dy orësh fluturim. Torshavni, sipas vendasve ka një popullsi rreth 45.000 deri në 50.000 banorë. Një popullsi në një vend të çuditshëm dhe të izoluar, ku vendasit deklarojnë se i vetmi aktivitet i tyre është peshkimi, por edhe delet, pasi si me të qeshur ata tregojnë: “Kemi më shumë dele se njerëz, rreth 90.000…”

Skuadra ka qëndruar pushim të hënën paradite, thuajse e izoluar në hotel, pasi edhe vendet janë të kufizuara, atje ku i ka pritur një klimë disi ndryshe, me temperatura më të ulëta dhe mjegull. Për të zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore mbrëmjen e djeshme, duke qenë se gjithçka ishte përgatitur në grumbullimin 14-ditor në Tiranë.

Stadiumi i vetëm i vendit, ku do të zhvillohet ndeshja, është rreth 6000 vendesh dhe mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 me orën tonë lokale, do të zhvillohet ndeshja e 3-të kualifikuese e kuqezinjve. Të shtunën e shkuar Ishujt Faroe u mundën 0-3 nga Republika Çeke dhe konsiderohen si skuadra më e dobët e grupit.

Shqipëria do të përpiqet të plotësojë objektivin momental, atë të marrjes së 3 pikëve, ashtu si ndaj Moldavisë, duke i lënë radhën më pas ndeshjeve të muajit tetor, që janë më të fortat e grupit, me Republikën Çeke dhe Poloninë në kryeqytet. Këto ndeshje do të vendosin shumë për qëllimin tonë, që është kualifikimi për në Europianin ‘Gjermani 2024’./VOX

Etiketa: Ishujt Faroe

Lajme të lidhura

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit
Sport

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

15:01 - 01/10/26
Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë
Sport

Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë

14:21 - 01/10/26
UEFA zgjedh irlandezin Rob Hennessy për të gjykuar Finlandë-Shqipëri
Sport

UEFA zgjedh irlandezin Rob Hennessy për të gjykuar Finlandë-Shqipëri

13:08 - 01/10/26
Para
Aksident në Fier, dy makina  përplasen kokë më kokë

Makinat përplasen 'kokë më kokë' në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari
Aktualitet

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

15:39 - 01/10/26

Një 23-vjecar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet të një poste,...

Lexo më shumë
Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

15:20 - 01/10/26
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

15:01 - 01/10/26
Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

14:48 - 01/10/26
Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë

Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë

14:21 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com